Publikuar me datën: Wed, Jan 23rd, 2013

Lunacek: Veriu dhe Lugina të trajtohen njësoj

“Të drejtat që do të kenë serbët në veri, po ato të drejta do t\’i gëzojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës”, kështu ka deklaruar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek.

“Ky është edhe principi i Bashkimit Evropian. Në shumë vende të BE-së kemi minoritete, që kanë të drejta të barabarta në të gjithë familjen evropiane, kanë të drejta për përdorim të gjuhës dhe qasje në shërbime të ndryshme por edhe shumë të drejta të tjera. Këto të drejta i kanë minoritete në BE dhe të njëjtat duhet ti kenë pakicat qoftë në Kosovë, Serbi apo në cilindo vend të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Lunacek në një intervistë për Radio Dukagjinin.

Ajo ka potencuar se takimi i paralajmëruar mes presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe atij të Serbisë, Tomislav Nikoliq, është sinjal që Serbia po lëviz drejt njohjes së Kosovës.

“Presidentët e dy shteteve të pavarura do të takohen ndërmjet vete. Ky është një sinjal i mirë për Kosovën në prag të shënimit të pesë vjetorit të pavarësisë. Gjithë këtë ne duhet ta shohim se Serbia me Qeverinë aktuale është duke bërë hapa të ndryshëm që një ditë do të dërgojnë drejt njohjes së Kosovës, e di se kjo nuk do të ndodh nesër siç unë dhe shumë kosovar do të dëshironin” tha eurodeputetja austriake Ulrike Lunacek

Ajo ka potencuar se nuk pret nga Nikoliqi që të deklaroj se me shtrëngimin e duarve me Jahjagën, Serbia po e njeh Kosovën, porse sipas saj, në politikë, simbolet dhe imazhet janë shumë të rëndësishme dhe flasin çartë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close