Publikuar me datën: Fri, Mar 4th, 2011

Lunaçek: Të ndryshojë ligji, pastaj zgjedhjet

Prishtinë, 4 mars – Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Ulrike Lunaçek, e cila ka monitoruar zgjedhjet në Kosovë dhe ka vërejtur shumë parregullsi gjatë këtij procesi, në një përgjigje përmes postës elektronike i ka thënë RTK-së se mbajtja e zgjedhjeve të reja pa ndryshim të Ligjit zgjedhor nuk do ta dërgonte Kosovën përpara.
“Do të ishte mirë që Parlamenti dhe Qeveria e re të inicionin sa më shpejt ndryshimin e Ligjit zgjedhor. Ka shumë rekomandime, siç janë: ndërrimi i sistemit me lista të hapura dhe krijimi i shumë zonave zgjedhore. Shprehia e mosndëshkimit të komisionerëve të cilët kishin bërë shkelje gjatë procesit zgjedhor, duhet të tejkalohet, ata duhet të vihen para organeve të drejtësisë”, ka thënë Lunaçek.
Ajo gjithashtu mbështet idenë e ndryshimit të nenit kushtetues për zgjedhje të presidentit, në mënyrë që në të ardhmen presidenti i vendit të zgjidhet nga populli.
Duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet Kosova, eurodeputetja Lunacek thotë se u mbetet qeverisë dhe parlamentit të ri të tregojnë gatishmëri për ta dërguar vendin përpara, duke qenë transparent.
“Fatkeqësisht, institucionet e reja të Kosovës nuk janë stabile aq sa duhet, duke marrë parasysh sfidat me të cilat Kosova përballet, siç janë: buxheti, ekonomia e dobët, inflacioni, energjia, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, mediat e lira, dialogu Kosovë-Serbi, dhe shumë çështje të tjera”, tha Lunaçek.
Një sfidë tjetër për Kosovën mbetet edhe zbatimi me sukses i ligjit për riatdhesim, që është një nga parakushtet për liberalizim të vizave. Eurodeputetja thotë se zbatimi në tërësi i këtij ligji do të bindte Komisionin Evropian t`i jepte dritë të gjelbër fillimit të dialogut për liberalizim të vizave.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close