Publikuar me datën: Thu, Mar 3rd, 2011

Lulëzim Basha përballë Edi Ramës për kryebashkiak të Tiranës

Tiranë, 3 mars – Lulëzim Basha pritet të jetë kandidat i PD-së për kryebashkiak të Tiranës në zgjedhjet lokale të 8 majit.
Vetëm dy muaj nga fushata për zgjedhjet lokale, dy forcat politike në Shqipëri ende nuk i kanë shpallur kandidatët që do të garojnë në këto zgjedhje, jo pak të rëndësishme duke iu referuar gjendjes politike në vend. Por në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë, kryeministri Sali Berisha duket se ka “zbuluar “ kandidatin. Duke folur për situatën e vështirë në të cilën duhet kaluar për të marrë një leje ndërtimi, kryeministri ka përmendur ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, si
kandidatin e së djathtës në zgjedhje.
“Krijimi i qendrës së vetme të licencave dhe të lejeve ka hapur një kapitull të ri shumë të rëndësishëm, për biznesin shqiptar dhe të huaj, një lehtësim madhor maksimal i burokracive. Imagjinoni ju në qoftë se afati kohor është shkurtuar mbi 5 deri në 6 herë pas krijimit të qendrës, afati kohor në Bashkinë e Tiranës për të marrë lejen e ndërtimit është i treti, më i gjatë në botë, sipas të dhënave të fundit ky afat ka 383 ditë. Sigurisht këto nuk i referohen vitit 2009, i referohen vitit 2008, por kryetari i Bashkisë që po ikën ka ndërtuar shtyllën më të lartë të korrupsionit në Evropës dhe më të lartat në botë… Fatmirësisht 8 maji po afrohet dhe zoti Basha a e more vesh që kanë vendosur çadrat para Kryeministrisë që ose të japësh dorëheqjen, ose do të flijohen? Më thanë që po bëhen gati 5 kandidatë , në 5 çadra. Kjo është puna e tyre, nuk kemi çfarë t’u bëjmë”, ka theksuar kryeministri Berisha.
Por cili do të jetë rivali i Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës? Nga selia rozë ajo çfarë mësohet nga burime pranë saj është se kryesocialisti Edi Rama mund të mos jetë këtë herë në garë për Bashkinë. Duke synuar postin e kryeministrit, Rama duket se në garë për Bashkinë do të vendosë një tjetër figurë të PS-së. Por deri në zyrtarizimin e emrave të kandidatëve realë të zgjedhjeve të 8 majit, një gjë dihet, se dy forcat politike si e majta ashtu dhe e djathta do të futen me kandidatë dhe strategji të menduar mirë, pasi i shohin këto zgjedhje jo thjesht si një fitore për Tiranën, por dhe si një test për elektoratin, pas ngjarjeve të fundit politike në vend.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close