Publikuar me datën: Thu, Sep 8th, 2016

Luftimi i krimit të organizuar kërkon aleanca të gjera

Prishtinë, 8 shtator – Zëvendësministri i MPB-së, z. Nehat Mustafa, po merr pjesë në Konferencën rajonale “Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” , të organizuar nga Qendra Marshall, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues, përveç nga Kosova, edhe Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Në këtë konferencë, e cila u hap nga ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, z.Donald Lu, dhe znj.Susanne Schutz – ambasadorja e Gjermanisë, po diskutohet për krimin e organizuar ndërkombëtar, përfshirë lidhjet e terrorizmit me tregtinë me drogë dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Gjatë punimeve të konferencës, zv/ministri Mustafa foli për përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar:

Policia dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës janë treguar shumë të vendosura në luftën kundër krimit të organizuar, ka thënë Mustafa. Tanimë Kosova është bërë storie e suksesit për luftën kundër radikalizmit, terrorizmit, tregtisë së narkotikëve dhe trafikimit me qenie njerëzore.

“Luftimi i krimit të organizuar ndërkombëtar kërkon bashkëpunim të të gjitha shteteve, prandaj Republika e Kosovës si gjithnjë inkurajon të gjitha vendet për një bashkëpunim profesional dhe të sinqertë, me theks të veçantë rritjen e bashkëpunimit të vendeve rajonale. Rrjeti ndërkombëtar i krimit të organizuar kërkon në të njëjtën kohë krijimin e një rrjeti tjetër që lufton rrjetin e krimit”, tha zv/ministri i Brendshëm i Kosovës, Nehat Mustafa.

Pjesë e delegacionit të Kosovës ishin edhe zyrtarë nga MPB dhe Policia e Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close