Publikuar me datën: Sun, Apr 25th, 2010

Lufta për antena

Prishtinë, 25 prill – Koha Ditore, në botimn e sotëm i bën një vështrim më të gjërë  aksionit për shkyçjen e antenave të operatorëve ilegalë të telefonisë serbe, dhe “kundërpërgjigjes” të serbëve, përkatësisht të  formacionit tëi organizuar serb, i njohur si “Mbrojtja civile”, që nxorri nga funksioni disa antena të dy operatorëve legalë kosovarë “Vala” dhe IPKO.
Autoritetet kosovare dhe strukturat paralele serbe në veri të vendit kanë nisur “luftën” për antenat.
Një ditë pasi Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) ka ndërmarrë aksionin për shkyçjen e antenave të operatorëve ilegalë të telefonisë serbe, një formacion i organizuar serb, i njohur si “Mbrojtja civile”, ka nxjerrë nga funksioni disa antena të dy operatorëve legalë kosovarë “Vala” dhe IPKO. Reaksioni serb ka nisur në orët e para të së shtunës, kur kanë hedhur në erë një antenë të operatorit legal IPKO, e vendosur në Rudar të Zveçanit. Më pastaj, edhe në Shtërpcë kanë nxjerrë nga funksioni antena të tjera të këtyre operatorëve, kurse në Zubin-Potok kanë këputur një fibër optik interneti.
Ngjarjet pjesërisht janë konfirmuar nga policia, por nuk janë konfirmuar informatat që kanë dhënë burimet e gazetës, të cilat kanë bërë përgjegjës pjesëtarët e “Mbrojtjes civile” për dëmtimin e infrastrukturës emetuese të valëve të operatorëve kosovarë.
“Një shpërthim ka ndodhur diku rreth orës 3:30 në Rudar të Komunës së Zveçanit, në të cilin është përdorur mjet eksploziv i llojit TNT. Çfarë lloj dëmesh kanë ndodhur nuk e dimë, sepse nuk kemi mundur t’i vlerësonim”, ka thënë Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës. “Nuk kemi persona të dyshimtë, por sigurisht që ky është një reagim ndaj aksioneve që ka ndërmarrë ART-ja gjatë ditës së djeshme për shkyçjen e operatorëve ilegalë në Kosovë”.
Të gjitha këto veprime kanë ndodhur pasi të premten ART-ja ka ndërmarrë aksionin e ndalimit të veprimtarisë ilegale të operatorëve të palicencuar dhe të paautorizuar, të cilët kanë të shtrirë rrjetin e tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës.(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Koha Ditore)

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close