Publikuar me datën: Tue, Apr 27th, 2010

Luan Jaha përcjell jetën e emigrantit kosovar në “Mëngjesi tjetër”

Prishtinë, 27 prill – Regjisorja daneze, Brigitte Staermosen, ka vendosur që dramën për dashurinë, vetminë dhe besimin në të nesërmen të përthekuar në filmin e saj “The morning after” (“Mëngjesin tjetër”) ta përcjellë edhe me një rrëfim emigranti kosovar. Për të bërë një gjë të tillë, rolin ia ka besuar Luan Jahës. Ai është i vetmi aktor kosovar që i është bashkuar kastës së aktorëve që kanë luajtur në këtë film me skenar të Kim Fupz Aakeson. Xhirimet e “The morning after” tashmë kanë përfunduar. Një hotel në Kopenhagë është vendi ku jetësohet rrëfimi. Jaha ka pranuar që të shpalosë grimca nga përvoja e tij në jetësimin e rolit të një emigranti kosovar, i cili bashkë me bashkëshorten e tij (luajtur nga aktorja kroate, Steni Marinkoviq) përballen me telashet e jetës në një shtet të huaj.
“Të dy punojmë në hotel, unë në kuzhinë ndërsa gruaja ime si pastruese e rrobave. Një ditë në hotel vjen dhunuesi i gruas sime, për ç’gjë ajo nuk më tregon, por unë e kuptoj vetë. Aty unë shkoj të hakmerrem”, ka sqaruar në pika të shkurtra pjesën e tij të rolit.
Në përshkrimin e temës që i është bërë filmit “The Morning After” merr një kthesë dramatike kur një e shtënë dëgjohet në hotel, mbi të cilën shtrohet pyetja se kush qëlloi e kush vdiq; vihet në pah dëshpërimi për intimitetin e një stjuardese dhe një gruaje që humb burrin e saj.
Jahaj nuk pranon ta zbulojë tërë rrëfimin e filmit. Ndalet vetëm tek përvoja që e ka përcjellë në jetësimin e rolit të tij.
“Jam shumë i kënaqur me rolin dhe me realizimin e tij. Kam punuar me një kastë aktorësh shumë profesionistë dhe jam ndier shumë mirë gjatë xhirimeve”, ka thënë Jaha, duke shtuar se pret që punën e tij ta vlerësojnë të tjerët.
Shumica e xhirimeve për filmin janë kryer në Kroaci, përderisa si premierë “The morning after” pritet të shfaqet në vitin 2011. Filmi “The morning after” do të shfaqet edhe në festivalin “Danish Film Institute”. Ndërkaq, aktori Luan Jaha ka premtuar se filmin do ta sjellë të shfaqet edhe në Kosovë.
Përveç Jahës dhe Marinkoviq, në film luajnë edhe aktorët Mikael Birkkjær, David Dencik, Trine Dyrholm, Stine Stengade, Jens Jørn Spottag, Ariadna Gil, Magnus Krepper dhe Leon Lucev. Filmi është koproduksion i kompanive filmike nga Danimarka ‘Alphaville Productions Copenhagen’ dhe ‘Danish Film Institute’ dhe “Audio Visual Centre” të Kroacisë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close