Publikuar me datën: Fri, Mar 25th, 2011

Limaj: Thaçi vetë ka përpiluar lista deputetësh dhe ministrash

Prishtinë, 24 mars – Ish- ministri i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka hedhur akuza të rënda në adresë të EULEX-it shantazhues, sipas tij, dhe ka komentuar një sërë aktualitetesh që po rëndojnë politikën kosovare kohët e fundit.
Në Rubikon, përballë Adriatik Kelmendit, deputeti i PDK-së Limaj, i dyshimtë për dhënie urdhri për vrasje gjatë luftës në Kosovë nga EULEX-i, ka thënë se  hetimet dhe akuzat kundër tij vijnë pasi që nuk kishte pranuar të shantazhohej nga EULEX-i.
“Gjahu kundër meje është politik”, ka komentuar Limaj, duke shtuar se asnjëherë nuk ishte thirrur nga EULEX-i, as herën e parë, e as të dytën, për akuzat që i janë bërë për korrupsion, e tashti edhe për krime lufte.
Ai ka theksuar se këtë herë ishte paraqitur vetë në zyra të EULEX-it, ku kishte qëndruar 2 orë.
Limaj ndihet i ofenduar nga mënyra se si EULEX-i po sillet ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës dhe u ka bërë thirrje qeveritarëve të sillen si institucionalistë.
Sipas tij, drejtësia kosovare nuk di gjë, gjithçka është në dorën e EULEX-it, i cili është në bashkëpunim të plotë me Serbinë.
Limaj ka theksuar se nuk mund të besojë që Bajram Rexhepi dhe Hajredin Kuçi nuk dinin asgjë për operacionin e EULEX-it kundër tij dhe ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Për kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, njëherësh kryeministër, Limaj ka thënë se ai ka bërë vetë listën e deputetëve, listën e ministrave, se e kontrollon grupin parlamentar të PDK-së në Kuvend, ka bërë listën e zëvendësministrave dhe vetë ka vendos për të hyrë në koalicion me AKR-së, ngase, sipas tij, ai këtë të drejtë e ka marr nga kuvendi zgjedhor i partisë.
Limaj ka shtuar se do të kërkojnë përgjegjësi nga Thaçi nëse dështon në mandatin e tanishëm qeverisës.
“Në qoftë se dështon kryeministri, është përgjegjësi e tij dhe dihet çfarë është pastaj, përgjegjësisë para organeve të partisë,  pra duhet të lëshojë rrugë”, ka thënë Limaj.
Limaj ka komentuar edhe bisedimet Kosovë-Serbi, të cilat sipas tij nuk janë aspak teknike dhe vetëm në të mirë të anëtarësimit të Serbisë në BE.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close