Publikuar me datën: Wed, Feb 23rd, 2011

Limaj: Pacolli nuk e meritonte këtë post

Prishtinë, 23 shkurt – Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se zgjedhja e Behgjet Pacollit president i Kosovës, ka qenë zgjedhja “më e keqe e mundshme” dhe se do ta dëmtojë edhe më shumë imazhin e Kosovës. Partinë e Pacollit dhe koalicionin e krijuar rreth tij, Limaj e ka quajtur parti “gërvisht dhe fito”.
Në një intervistë për emisionin “Rubikon”, të KTV-së, nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, -ish-ministër i Transportit, pak çaste pas votimit të Pacollit për president të Kosovës, ka vlerësuar se ka qenë “gabim strategjik” i PDK-së, lënia e postit të presidentit AKR-së.
“Sonte ka qenë zgjedhja më e keqe e mundshme që ka ardhur për momentin. Ka mundur me pasë zgjedhje më të mirë se kjo”, ka deklaruar Limaj, duke komentuar zgjedhjen e Pacollit president të Kosovës. Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, në rundin e fundit të votimit për president ka marrë 62 vota për, katër kundër dhe një fletëvotim ka dalë i pavlefshëm. Njëra nga votat kundër Pacollit ka qenë ajo e Fatmir Limajt. Këtë e ka deklaruar ai menjëherë pas përfundimit të votimit për president dhe qeveri.
Limaj ka thënë se është i gëzuar për shkak se ka pasur deputetë brenda PDK-së që kanë votuar kundër Pacollit, fillimisht në rundin e parë të votimit 11 sosh, por ka thënë të mos e kuptojë që ata të kenë ndryshuar qëndrimin brenda një kohe aq të shkurtër, kur mbetën vetëm katër vota kundër.
“Nuk e di cila është arsyeja e ndryshimit të qëndrimit … nuk po e di pse, kështu që le të jetë në ndërgjegjen e tyre kush e ka bërë këtë ndryshim”, ka thënë ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që është edhe sekretar i përgjithshëm i PDK-së, menjëherë pas përfundimit të rundit të tretë të votimit nga ku edhe u mor vesh që Pacolli i kishte marrë votat e mjaftueshme për të fituar postin e presidentit, ka deklaruar që “pauza ishte e suksesshme”, duke nënkuptuar me këtë se ka pasur presion mbi deputetët që të ndryshojnë qëndrim dhe të votojnë pro Pacollit.
Në anën tjetër, Limaj, nuk ka dashur ta shohë këtë ndryshim qëndrimi për shkak të presionit që mund t’u jetë bërë deputetëve. Ai ka insistuar të mos ketë ndonjë koment lidhur me këtë.
Ndërkaq, nënkryetari i PDK-së, sërish e ka quajtur gabim të partisë së tij, koalicionin me AKR-në në kushtet aktuale.
Fillimisht, ai ka vlerësuar se Pacolli si president, në rrethanat aktuale nuk mund t’i ndihmojë Kosovës, madje sipas tij më shumë do ta dëmtojë sesa ta ndihmojë. “Momentalisht, zoti Pacolli, nuk mund t’i ndihmojë Kosovës. Më shumë e dëmton sesa e ndihmon. Tani me na dalë telashe tjera. Nevoja tjera. Shtypi ndërkombëtar. Të gjitha ato që po na ndodhin”, ka thënë Limaj. Sipas tij, tani ka qenë koha për përmirësimin e imazhit të Kosovës.
Pastaj, ish-ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacion, e ka përmendur “gabimin strategjik” të partisë së tij.
“AKR-ja është e përbërë nga grupe partish dhe në momentin që Pacolli shkon si president, aty mbetet një grup partish dhe nuk garanton askush se ata nesër nuk largohen nga koalicioni. Ju e dini se gati çdo muaj në Parlamentin e kaluar iu ka larguar nga një deputet”, ka rikujtuar Limaj.
Nënkryetari i PDK-së, që në prag të fushatës zgjedhore kishte pasur një “mosmarrëveshje” me nënkryetaren e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë të mos i ketë mbajtur inat Kusari-Lilës për deklaratat e saj se “nuk do të jetë në Qeveri me njerëz të korruptuar”, duke aluduar në ish-ministrin Limaj.
Kusari-Lila ka përfunduar në Qeverinë e Kosovës me dy poste: atë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Tregtisë dhe të Industrisë, kurse Limaj, ndonëse ka deklaruar ta ketë bërë vullnetarisht, ka përfunduar jashtë Ekzekutivit.
“Unë e them edhe sot se ajo dhe krejt AKR-ja është parti ‘gërvisht dhe fito’. Kurse zotit Pacollit i ka ardhur ‘vaj puna’”, ka thënë Limaj. “Çfarë ka bërë zoti Pacolli për Kosovën deri sot?”, ka pyetur Limaj.
Ai ka përsëritur deklaratën e tij se Kusari-Lila, nuk mund ta përcaktojë se kush nga PDK-ja mund të jetë në Qeveri dhe kush jo.
“Po të garantoj sonte se po të kisha ngulur këmbë, ajo nuk do të ishte ministre, por nuk funksionoj unë kështu”, ka theksuar ai.
Në anën tjetër, Limaj ka vlerësuar se koalicioni më i natyrshëm dhe më i mirë për vendin do të ishte një koalicion mes PDK-së dhe AAK-së, duke përfshirë edhe AKR-në.
“Përgjegjësinë kryesore për këtë e ka Partia Demokratike se Behgjet Pacolli nuk ish bërë president sonte. Më së pari zoti Thaçi”, ka thënë ai. Megjithatë Limaj i ka uruar sukses Thaçit në Qeverinë e re. “Dëshiroj që krejt ajo që kam thënë unë me qenë e gabuar dhe Qeverisë i uroj sukses”, ka thënë Limaj.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close