Publikuar me datën: Sun, Apr 17th, 2011

Limaj: EULEX-i nën hetime

Prishtinë, 17 prill  – Misioni më i madh evropian i vendosur në Kosovë, EULEX është duke u hetuar nga një institut i pavarur evropian. Këtë e ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj. Ai ka deklaruar se ky mision po hetohet lidhur me shkeljet që i ka bërë në lidhje me fletarrestimin e lëshuar për të.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.
Ai në një intervistë, dhënë Radios Evropa e Lirë ka thënë se përfaqësues të këtij instituti e kanë kërkuar mendimin e tij rreth sjelljes së EULEX-it ndaj tij.
“Mund të them se ka ardhur një institut evropian, ose një organizatë joqeveritare, institut i pavarur, i cili është duke bërë hulumtime, duke e hetuar EULEX-in dhe ka ardhur konkretisht me mua një kohë, për rreth 4-5 ditë. ata kanë kërkuar nga unë të shprehja mendimet e mia rreth tij, sepse ata janë duke e hetuar punën e EULEX-it se sigurisht edhe ata e kanë parë se unë jam simboli, që EULEX-i ka bërë shkelje eklatante në të dyja rastet” ka theksuar Limaj.
Ai ka shfaqur kureshtjen e tij se a ka ndonjë komision Bashkimi Evropian brendapërbrenda për të kontrolluar mënyrën dhe punën se si e përmbush mandatin EULEX-i.
“Ky institut nëpërmjet avokatëve të mi do ta ngre këtë çështje për ta parë se çfarë po ndodh”, ka shtuar Limaj.
Lidhur me pretendimet për korrupsionin dhe për krime lufte, Limaj thotë se është abuzuar dhe po vazhdon të abuzohet shumë me fjalën “askush mbi ligjin”.
Sipas tij, ka njerëz në EULEX “që janë me mentalitetin e UNMIK-ut, ku bëjnë pjesë si personel i tyre dhe vazhdojnë ta shohin Kosovën jo si shtet i pavarur, por si protektorat i UNMIK-ut.

“Kësaj fryme i ka ndihmuar edhe mënyra jonë e qeverisjes, ai mentaliteti ynë servil dhe, kam frikë se këtu po tentohet të mbytet çdo zë i pavarur, po tentohet të mbytet çdo iniciativë, që buron nga vendësit, që i shërben vendit. E kam thënë dhe tashmë përfundimisht jam i bindur se ky mentalitet i UNMIK-ut dhe protektoratit duhet të marrë fund në kosovë” është shprehur Limaj.
Sipas tij, ky mision po i ngulfat, po i shtyp iniciativat dhe këtë mentalitet të pavarur që po tentohet të ndërtohet në Kosovë.
Ish-ministri i Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, gjatë vitit 2010 është hetuar nga Policia e EULEX-it, si i dyshimtë për korrupsionin.

Pavarësisht hetimeve, deri tashti nuk ka pasur ndonjë deklarim publik të zyrtarëve të EULEX-it rreth ndonjë rezultati të këtyre hetimeve.
Hetuesit e EULEX-it nuk janë ndalur me kaq. Atë janë duke e hetuar Limajn me dyshimin për krime lufte, ku edhe i patën lëshuar një fletarrest, i cili nuk u ekzekutua për shkak të imunitetit të deputeti që ka Limaj.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close