Publikuar me datën: Wed, Jul 11th, 2012

Ligjvënësit u kërkojnë pesë shteteve të BE-së ta njohin Kosovën

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetari Albin Kurti, ka diskutuar për letrën që do t’u dërgohet komisioneve homologe të shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Kryetari i komisionit prezantoi para anëtarëve të tjerë draftin e letrës, nëpërmjet të cilës u bëhej thirrje komisioneve homologe të këtyre pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, që të anojnë kah njohja e pavarësisë së Kosovës dhe të ndikojnë te qeveritë e tyre që ta bëjnë këtë.

Letra bën një pasqyrim të realitetit në Kosovë dhe përmban argumente për njohjen e pavarësisë.

Pas disa plotësimeve nga ana e anëtarëve të komisionit, u dakordua që letra t’u dërgohet komisioneve homologe.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, në funksion të të cilës, instituti “Grupi për Studime Juridike dhe Politike”, i angazhuar nga komisioni, kishte përgatitur një raport vlerësues mbi përputhshmërinë ndërmjet akteve nënligjore dhe Ligjit për Shërbimin e Jashtëm. Raporti u prezantua nga përfaqësuesi i këtij instituti, Dren Doli, raporton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close