Publikuar me datën: Sun, Dec 19th, 2010

LIGJI PER REGJISTRIM DHE DILEMAT !!!

Janë këto pjesë nga ligji per Regjistrim të popullsisë në RM. që do të realizohet ne prill të vitit 2011.Ligji ne lexim të parë është pak kofuz,i pakuptueshëm,pasi kemi të bejmë edhe me do ,,Nene,, të cilat nuk saktësojnë përfundimisht kuptimin definitiv dhe lene shprazetire per veprim ndryshe ne teren apo per interpretim sipas nevojes apo rastit.Disa nga mosmarveshjet qe janë permendur ne opinione lidhur me kete ligj,gjate aprovimit të ligjit ne parlament dhe ne prononcimet e disa subjekteve politike shqiptare,veçanerisht ato opozitare ne nje menyre justifikohet per shkak te ketij vakumi ne ligj,por kuptimin me i plotë te ligjit mund ta pervetesojme ne menyre te drejte atëhere kur behet nje lloj bashkepunimi me ligjet tjera egzistuese ne RM.!Veçanerisht ligji mbi dokumentet personale,ligji mbi dokumentet per udhetim dhe ligjet mbi dokumentet tjera identifikimi.

Paqartesi ka reth regjistrimit te personave qe jetone dhe punojne ne vendet e jashtme ( qe nuk jane prezent ne RM. 12.muajt e fundit),por ketu zgjedhja duhet te kerkohet ne angazhimin e anetareve te afert te familjes, te cilet dote mund te regjistrojne ata qe ne momentin e regjistrimit nuk do te jene prezent ne vendlindje duke u angazhuar qe ti kene disa nga dokumentet e duhra e qe i kerkon ligji per regjistrim ,ashtu siç eshtç theksuar me lart.

Angazhimi i regjistruesve ,te cilet do ti reken punes se tyre me seriozitet, ne menyre profesionale,dhe duke pase parasysh rendesine e ketij projekti aq voluminoz ,ndjenjen kombetare ta kene si udheheqes kryesore per realizimin e regjistrimit te popullsise,ne pike te pare asaj shqiptare.Organet tjera ,vecanerisht ata qe do te kene kontakt me direkt me ata qe regjistrohen eshte tejet e rendesishme.Ketu duhet te permenden instruktoret regjional,instruktoret shteteror, anetaret e komisioneve komunale per regjistrim,pastaj strukturat tjera partiake apo grupet tjera te interesit, partite politike, organizatat joqeveritare,kryetaret e komunave,administrata komunale,zyrat e vendit, anetaret e keshillave komunale,deputetet,bashkesite lokale,keshillat e xhamive dhe cdo individ qe mund se paku te jape nje ndihme per regjistrimin e tere popullates shqiptare do te jete vendimtare se a do te kete nje regjistrim te suksesshem apo jo.

Perndryshe ligji mbi Regjistrimin e popullsise 2011, gati se nuk dallohet nga ligji paraprak i regjistrimit te fundit 2001/2002 ,bile ne disa segmente te tij eshte edhe me i mire se ai.

Kryesorja ne kete pune tone te madhe kombetare do te jete angazhimi sa me masovik i popullit tone qe te kryejme nje veper madhore dhe kombetare , e jo te dalim para botes me repriza te bezdisme se do te regjistrohemi apo nuk do te regjistrohemi.

Ne te vertete per bojkot nuk eshte asnjehere vone,por paraprakisht duhet te jemi te pregatitur maksimalisht per realizimin sa me permbajtesor te numerimit te popullsise me theks te vecante asaj shqiptare.

Me poshte jane paraqitur pjese nga Ligji per regjistrim ,te cilat jane pikat kyce te cilave duhet kushtuar rendesi te vecante ,dhe te cilat kerkojne parapregatitje te pergjithshme te tere struktures qe do te jete direkt e involvuar ne marjen e te dhenave dhe te tjereve qe do te mund ne menzra te ndryshme te japin kontrributin e tyre.

Ne regjistrimin e populates do te jene te perfshire

Individet te cilet kane vend te jeteses ne R.M. ,pa mare parasysh se ne momentin e regjistrimit jane ne vendin e jeteses apo ne ndonje vend tjeter ne R.M.
· Individet te cilet kane leje per qendrim te perhershem apo te perkohshem ne RM,me perjashtim te individeve (te huajt me status te pranuar te ikurve,te cilet ne kohen e regjistrimit do te gjenden ne RM,te huajt me status te pranuar si azilante dhe te huajt te cilet kane kerkuar tu pranohet statusi I azilantit e qe ne kohen e regjistrimit to te gjenden ne RM)
· Individet te cilet kane vend jetese ne RM,kurse ne kohen e Regjistrimit,por jo me gjate se 12.muaj para regjistrimit ,gjenden ne pune ne vend te huaj,si dhe anetaret e familje se tyre te ngushte.

** Kjo nuk duhet te na habise,pasi personat qe jetojne jasht vendit apo punojne perkohesisht ne vende te ndryshme te botes ,do te jene te obliguar vetem qe te kene ndonje dokument ne banesen e tyre ne ashtu sic eshte parapare me Ligjin per regjistrim,dhe regjistrimin e tyre mund ta kryeje nje pjesetar i familjes.Ketu duhet vetem angazhimi se pari familijar,dhe informimi ne kohe per menzren e regjistrimit te ketyre personave dhe dokumentet qe jane te nevojshme qe te kryhet regjistrimi.Jam i mendimit se kete pune do ta kryejme me sukses dhe nuk do te kete probleme me regjistrimin e kesaj kategorie personash.E njejta na ndodhi edhe ne regjistrimin e fundit kur te gjithe ata qe nuk ishin prezent ne RM. U regjistruan, ne menyren e lartepermendur e qe kishte dhe ka baze ligjoreIndivdet te cilet kane vend jetese ne RM,por qe ne kohen e regjistrimit jane te punesuar ne perfaqesite diplomatiko-konzulare te RM, ne vendet e jashtme,perfaqesues ushtarak te ushtrise se Maqedonise ne vendet e jashtme,perfaqesuesit e odes ekonomike ne vendet e huaja, dhe qytetaret e RM. Te cilet jane te angazhuar ne baze te bashkepunimit ndrekombetar ,shteteror,teknik ose bashkepunim tjeter ,shkollim , si dhe anetaret e amviserive te cilet me individet e permendur perkohesisht qendrojne ne vendet e jasht RM.**
· Individet te cilet kane vend te jeteses ne RM, te cilet nuk I posedojne dokumentet sipas nenit 42. pika 1.dhe 2, nga ligji per regjistrim kurse I posedojne dokumentet nga I njejti nen (42) pika 1 dhe 3. (NENI 42. PIKA 1.- ,, regjistruesi,per shkak te vertetimit te saktesise se te dhenave duhet te kerkoje nga individet te perfshire me Regjistrim ,kurse individi qe regjistrohet ti prezentoje dokumentet me rendin si vijon:
a)leternjohtim,
b)pasaporte,
c)certificate datelindjeje.
NENI 42. PIKA 2.-,, Individet te cilet kane leje per qendrim te perhershem apo te perkohshem ne RM,me perjashtim te individeve (te huajt me status te pranuar te te ikurve,te cilet ne kohen e regjistrimit do te gjenden ne RM,te huajt me status te pranuar si azilante dhe te huajt te cilet kane kerkuar tu pranohet statusi I azilantit e qe ne kohen e regjistrimit to te gjenden ne RM…leje qendrimi te perkohshem ose te perhershem ne baze te Ligjit per te huajt,vendim per pranim te statusit I ikur ose leternjohtim me afat te vlefshem,vertetim se personi ka aplikuar kerkese per pranim te statusit azilant,,,
NENI 42… P Individet te cilet kane vend te jeteses ne RM, te cilet nuk I posedojne dokumentet sipas nenit 42. pika 1.dhe 2, nga ligji per regjistrim kurse I posedojne dokumentet nga I njejti nen (42) pika 1 dhe 3 ,PIKA 3. .. dokumentet e duhura jane, certifikata e lindjes dhe se paku nje document nga keto qe vijojne: libreza shendetesore, kontrata e punes, kartoni per paraqitje ne Agjencionin per punesim, cek I penzionit,libreze e nxenesit,vertetim per pranim te ndihmes sociale,document valid per posedim te prones,shtepi,banese etj.

Pervec ketyre individeve me regjistrim do te jene te perfshire edhe:
1. te huajt me status te pranuar te ikurve,te cilet ne kohen e regjistrimit do te gjenden ne RM.
2.te huajt me te drejte te pranuar te azilit,
3.te huajt me kerkese per pranim te drejtes e azilit,
4.persona tjere te cilet ne kohen e regjistrimit do te gjenden ne RM.,kurse nuk I posedojne dokumentet nga neni 42.
Ne Regjistrim nuk do te perfshihen:
1.personeli diplomatic I perfaqesive diplomatiko-konzulare dhe anetaret e familjeve te tyre,
2.personeli I huaj ushtarak dhe anetaret e familjeve te tyre, si dhe anetaret e dhe perfaqesuesit e organizatave nderkombetare dhe bashkesive qe ne momentin e regjistrimit jane present ne RM.
3.shtetasit e huaj te cilet ne kohen e regjistrimit gjenden ne RM. Per shkak te udhetimit zyrtar,vizite private,sherim,ekskurzion,udhetime turistike dhe udhetime te njejta.

**Ne kete kategori te personave popullata zne ka individe qe kane nga dy shtetesi,por ajo nuk eshte pengese per regjistrim,pasi nje nder dokumentet valide per regjistrim eshte edhe pasaporta,certifikata e lindjes etj**

Per personat qe do te regjistrohen do te shenohen te dhenat si vijon—

*Te dhenat per identifikim te personit:
*emri,mbiemri dhe emir njerit nga prinderit.
*Gjinia,datelindja dhe numri ame.i qytetarit,
*Adresa ne te cilen personi jeton ne kohen e Regjistrimit
*Vendi official I jeteses,
*Vendi I jeteses nje vit deri pese vjet para Regjistrimit.
Pervec ketyre te dhenave do te kerkohen edhe te dhena per prezencen-mosprezencen e personave qe regjistrohen, shtetesia, te dhena gjeografike (vendi,komuna dhe shteti I lindjes), vendi I jeteses se nenes, te dhena per martese,karakteristika etnike(perkatesia nacionale,gjuha e nenes,perkatesia fetare.)karakteristika arsimore ( lloji I arsimit te kryer, vendi I kryerjes se arsimimit, a din personi te shkruaje dhe te lexoje, a njeh punen me kompjuter),karakteristika ekonomike ( punesimi, puna jasht orarit te punes, dhe personat e papunesuar,shkaku I papunesise), mjetet per jetese ( burimet e mjeteve per jetese,)
,,Si popullsi e pergjithshme ne RM.,, konsiderohet popullsia e regjistruar ne baze te nenit 6. pikat 1,2 ,3,4, dhe 5 nga ky ligj ,,si dhe personat nga neni 6. pikat 6-a.6-b,6-c nga ky ligj te cilen o posedojne dokumentat nga neni 42 te ketij ligji.Gjithashtu popullsi e pergjithshme do te konsiderohen apo do te te jene edhe ata persona qe nuk kane dokumentatnga neni 42. te ligjit per regjistrim.
. Regjistrimi ne RM.do te realizohet prej 01.prill – 15. prill 2011. vit.
‘’ Vendi I jeteses’’ eshte vend gjeografik ,ku personi qe regjistrohet jeton , ky mund te jete I njejte apo ndryshe nga vendi ku personi faktikisht gjendet ne kohen e Regjistrimit, ose ajo mund te jete vendi official I jeteses.Perndryshe vendi I jetesese konsiderohet vendi ku personi kalon pjesem ne te madhe te pushimit te tij ditor, gjegjesisht pushimin e nates.
‘’Vendi official I jeteses ne RM ‘’ eshte vendi ne te cilin personi jeton ne pajtueshmeri me ligjet e RM..
Per kerkesa organizative te Regjistrimit , do te egzistojne 44. regjione regjistruese dhe seli te tyre , sipas kriteriumeve vijuese.Në pregatitjen ,organizimin dhe zbatimin e Regjistrimit dhe post hulumtimin e Regjistrimit ne kualitetin dhe kuantitetin e te dhenave te Regjistrimit do te marin pjese:
*Komisioni shteteror per Regjistrim,
*Keshilli per statistike I RM.,
*Komisionet per regjionet regjistruese,
*Instruktoret shteteror,
*Instruktoret regjional,
*Regjistruesit regjional ,dhe
*Pjesetare te tjere ne pajtueshmeri me dispozitat e ligjit per Rrgjistrim.

Ne pregatitjen dhe realizimin e Regjistrimit marin pjese edhe persona tjere per kryerje te puneve administrativo-teknike ,dhe pune te tjera, nga te cilet ne menyre te pershtatshme dhe te drejte do te jene te pjesemares pjesetaret e bashkesive te cilat nuk jane shumice ne RM. , duke I kushtuar rendesi profesionalitetit dhe kompetences .
Perdorimi I gjuheve ne Regjistrim do te jete si vijon:
Regjistrimi realizohet ne gjuhen zyrtare maqedone dhe alfabetin cirilik.Ne raste ku regjistrimi realizohet ne gjuhe zyrtare qe e flasin me pake 20% te qytetareve te RM. , dokumenti per regjistrim do te plotesohet ne ate gjuhe dhe alphabet dhe gjithashtu ne gjuhen maqedonase dhe alfabetin e saj.
Ne rastet tjera kur Regjistrimi do te realizohet ne gjuhe zyrtare qe e flasin se paku 20% te qytetareve te pjeses se vetadministrimit local ku kryhet regjistrimi (turqisht,gj.vllehe,gj.rome, gj.serbe dhe gj.boshnjake) te dhenat do te meren ne baze te deklarimit te personit qe regjistrohet dhe ne gj.maqedonase dhe alfabetin cirilik.
Regjistruesi eshte I obliguar qe ti informoje personat te cilet regjistrohen se kane te drejte te zgjedhjes se lire te regjistrimit ne:gjuhe zyrtare maqedonase dhe alfabetin e saj ose ne gjuhe tjeter zyrtare dhe alfabetin e saj qe e flasin se paku 20% nga qytetaret ne RM. Dhe ne gjuhe zyrtare maqedonase dhe alfabetin e saj dhe ne gjuhen dhe alfabetin e gjuhes qe gjithashtu eshte zyrtare ,kurse e flasin se paku 20% nga qytetaret ne RM. Qe gjithashttu eshte zyrtare,kurse e flasin 20%. Te qytetareve te veteqeverisjes locale ku kryhet Regjistrimi.
Dokumentet e regjistrimit do te shtypen ne gjuhen zyrtare maqedonase dhe alfabetin e saj,ne gjuhen dhe alfabetin qe e flasin se paku 20%.nga qytetaret e RM. Dhe ne gjuhen maqedonase dhe alfabetin e saj ,si dhe ne gjuhen dhe alfabetin qe e flasin se paku 20% nga qytetaret te vetadministrimit local ku regjistrimi realizohet edhe ne gjuhen dhe alfabetin e gjuhes maqedonase dhe alfabetit te saj.

Per anetaret qe ne moment nuk jane ne vendin ku kryhet regjistrimi ,te dhenat I jep anetari madhor I familjes, kurse per femijet deri 15.vjet ,njeri nga prinderit ne baze te dokumentave per ta.
Ne raste kur regjistruesit ne kohen e Regjistrimit nuk e takojne ne banese personin qe duhet te regjistrohet,kurse nuk ka menyre tjeter te parapare me ligj ,do te lajmerojne ne menyre te shkruar se personi I tille eshte I obliguar qe deri ne 15.prill 2011. te paraqitet tek instruktori regjional per ti paraqitur te dhenat ne lidhje me Regjistrimin.
Nese kjo nuk eshte e realizueshme per shkaqe te ndryshme ,atehere instruktori shteteror ne bashkepunim me komisionin per regjionin regjistrues eshte I obliguar te dergoje regjistrues qe te regjistrojne personat deri 20.prill.2011.
Rezultatet per popullsine e pergjithshme ne RM . Enti shteteror I statistikes I shpall rezultatet e para pas 60. diteve pas mbarimit te regjistrimit .
Rezultatet definitive nga Regjistrimi ,enti shteteror per statistike I shpall pas mbarimit definitive te azhurimit te te dhenave ,me se voni deri ne qershor 2012.vit.
Ne rastet personi fizik do te refuzoje te jape te dhena qe kerkohen nga ai per Regjistrim ose nese jep te dhena te rejshme ( neni 40 pika 2.). , do te pamundesoje kontrollimin e dokumentacionit ( neni 42, pika 2), ose pa arsye kundershton te mare pjese ne Regjistrim si regjistrues,instructor ose ne kryerjen e detyrave tjera ne lidhje me Regjistrimin ( neni 37.pika 2.) jane te parapara denime prej 500-1500. euro ne vlere te denarit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close