Publikuar me datën: Wed, Dec 8th, 2010

LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR NË GJERMANI(LSHAKSH)SHËNOI 100VJETORIN

LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR NË GJERMANI(LSHAKSH)SHËNOI 100VJETORIN

E LINDJES SË NËNË TEREZËS

Shkruan:Shaban CakolliShaban Cakolli

Mother TERESA - Gonxhe Bojaxhiu - August 27, 1910 - September 5, 1997Sot më 21nëntor në  Enepetal të Gjermanisë LSHAKSH  shënuan një manifestim kushtuar 100 vjetorit të lindjes së humanistes më të madhe shqiptare dhe botërore Nënë Tereza. Manifestimim u shënua në mënyrë dinjitoze. Salla e kulturës në Ennepetal gumëzhinte nga shumë të pranishëm, qytetarë gjerman,intelektual e veprimtarë shqiptarë nga diaspora shqiptare në Gjermani, Belgjikë, Holandë e gjetiu. Shkrimtarë, poet,piktorë, e këngëtarë, mësues të shkollave shqipe me mësim plotësues në Gjermani, si  Sejdi Gashi, Vitore Përgjokaj, Shqipe Berisha, Adem Shala, si dhe nxënës të shkollave shqipe, ia dhanë madhështinë këtij manifestimi. Referatin për Nënë Terezen e mbajti z. Hasan Qyqalla,më pas  punimet e tyre për  Nënë Terezën i lexuan poet nga LSHAKSH. Më pas  Shkodran Tolaj, Selvete Tërstena, Driton Gashi dheAgim Gashi i pushtuan zemrat e të pranishmëve me këngët e tyre të bukura dhe domethënëse. Madhështinë e këtij manifestimi e shtuan padyshim nxënës të shkollave shqipe me mësim plotësues nga Heidelbergu dhe  Esseni me prezantimet e tyre për krenarinë tonë kombëtare Nënë Tereza. Kjo na bënë të ndihemi krenarë nga se fëmijët tanë në mërgim përkushtimisht po i ruajnë vlerat tona kombëtare,dashurinë për atdheun, kulturën e traditën shqiptare. Në këtë manifestim ngjyrë  dhe estetikë i dhanë këtij shënimi pjesëmarrëja e dhjetë piktorëve tanë me punimet e tyre kryesisht për Nënë Terezën. Organizatorët kishin parapa që këto piktura të bukura të shpërblehen. Shpërblimi për vendin e parë në pikturë iu nda znj.Valdete Berisha, piktore dhe poete e shquar që vjen nga  Belgjika e cila për një javë do të mbajë hapur ekspozitën e saj në Heidelberg të Gjermanisë. Shpërblimi në vendin e dytë  për pikturë iu nda Asllan Dibranit, veprimtarë kombëtarë,aktivist i shquar i LSHAKSH dhe piktorë. Piktori Dan Gashi po ashtu mori shpërblimin e dytë në pikturë, i cili është  punëtor i pa epur i pikturës me  punime mjaft domethënëse. Dy piktorët tjerë Sokol Maloku dhe Augustin  Përgegaj  morën  shpërblimin e tretë në pikturë. Organizatorët po ashtu kishin parapa që për kontributin jo vetëm në letërsi, por edhe në fusha tjera të krijimtarive si dhe kontributin në rrafshin e veprimtarisë kombëtare  të ndajë mirënjohëje nga u ndanë dhjetëra mirnjohëje…

Shqiptarët patën fatin të jenë krenar,që nëna me famë botërore ishte shqiptare

Njëqind vjet më parë, me 26 Gusht 1910, lindi një grua… e vockël dhe e imët në trup, por e madhe në shpirt e në zemër që për shumë njerëz në botë njihet si shenjte.Nga të gjithë njihej me emrin nënë Tereza. E lindur në  trojet shqiptare dhe kaluar pjesën më të madhe të jetës në Indi, shumë shpejt Ajo do bëhej simbol i dashurisë për të varfrit,  të sëmurët dhe të vetmuarit.

Emri i saj i vërtet ishte Anjeza Bojaxhiu, që u kthye në Tereza kur ju votua Zotit në Loreto.Përkushtimi i saj në ndihmë të të vobektëve, u kthye në qëllim të jetës së saj kur, në trenin që e çonte për Darjeling, ju shfaq “thirrja e thirrjeve”: Zoti, pasi e kishte bërë të bëhej motër i kërkonte diçka më tepër, t’i përkushtohej komplet Atij, nëpërmjet varfërisë dhe shërbimit ndaj të varfërve.

Këtë muaj jo vetëm ne shqiptarët në trojet tona etnike shqiptare dhe diasporë, por e tërë bota kremton 100 vjetorin e Nënë Terezës, murgeshës shqiptare e cila u bë simbol universal i bamirësisë për të varfërit me aromë shenjtoreje. Mëngjesi i parë i këtij shënimi nisi me meshën e përshpirtshme në Kalkuta të Indisë. Nju Jorku do jetë qyteti më i zbukuruar me ngjyrat bardh e blu. Për të vazhduar me një sërë aktivitetesh në të gjithë botën, Nënë Tereza, u lind  më 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptarë. Që në moshën 12 vjeç kishte dëshirë të bëhej misionare “për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit”. Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave Nënë Tereza / Mother Teresatë Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës. Nëna e saj superiore në Dublin dhe Papa kishin më shumë besim tek ajo, ndaj në fillim të vitit 1948, ajo lejohet të largohet nga urdhëri dhe nga “Motra Agnes” bëhet atëhere “Nënë Tereza”, për nder të shenjtores franceze Sainte-Terese e Lisieux, vendoset në barakat e Kalkutës, në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë. Nga ajo kohë iu dedikua tërësisht të varfërve. Në vitin 1979, Çmimi Nobel i Paqes, shpërbleu punën e palodhshme të Nënë Terezës në favor të të varfërve dhe personave që ishin duke dhënë shpirt, duke i dhënë një autoritet botëror asaj që shumë prej adhuruesve e konsiderojnë si një shenjtore.”Shenjtore e të varfërve”, Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator 1997 në moshën 87 vjeç, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Në vitin 1997, pak para se të ndahej nga jeta, Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Ajo prehet në selinë e Urdhërit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta.

Gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta, u shpall “E Lumturuar” nga Papa Gjon Pali i II, një moment që i ka hapur rrugë shënjtërimit të saj. Te nderuar miq, te nderuar lexues, ishte kjo vetem nje informate per njoftim

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close