Publikuar me datën: Thu, Apr 29th, 2010

Lidershipi shqiptar me hapa të shpejta drejt interesit personal

Lidershipi shqiptar me hapa të shpejta drejt interesit personal

 

 

 

Po shkojmë hap pas hapi dhe jeta po vjen dita ditës me turbulence, ndaj dhe ne i shpejtojmë hapat për të arritur deri te caku gjoja i suksesit të punëve që kanë ngecur me një vend dhe në një kohë të shurdhër dhe askush se di se ku do i del fundi këtij misteri të pamposhtur.Dhe vitet e tranzicionit ikin, ndërsa ne numërojmë në vend duke mos ditur se si të vijmë deri te frymëmarja e lehtë..Krejt domethënia e këtillë e radhës është mungesa e lidershipit shqiptar që kanë ngecur në një rrugë qore  dhe nuk kanë shpëtim për ata që dhanë verdiktin dhe gjakun.Secili komb ka karakteristikat e veta, e ne si komb jemi të pastër në shënjestrën e sinqeritetit mirëpo “zëdhënësit”  e popullit që janë në karrike sikur kanë ra në gjumin e natës dhe presin fushatën elektorale që  të ringjallen përsëri.Këto janë disa simbolika të  halleve dhe problemeve tona që përsiaten ndeshur mes etnitetit të kundërt, maqedonasve dhe ne shqiptarët.Nëse marrim rastin e Sopotit do të vërejmë inferioritetin e partisë shqiptare në pushtet, e cila në media pasqyron një ngjarje tejet optimiste dhe me delikatesë vrojton se së shpejti sopotasit do të lirohen sepse janë të pafajshëm.Ndërkaq Gjykata supreme nuk lëshon pe për arsye të tyre shoveniste dhe nacionaliste nga klani bollshevik i Gruevskit dhe kështu historia vazhdon me tatëpjetën e mëparshme, me batica, zbatica, me porosi drejt Europës së këta njerëz po vuajnë burgun për asnjë krim.Shpresa e vetme e tyre është greva e urisë, liria e shpirtit, fjala pa fjalë,zëri i ngujuar i tyre, meditimet e errëta dhe të papërfillura nga shteti i quajtur shteti i Ferrit të shqiptarëve.Pse ndodh kjo o vëllezër? Për të vetmin qëllim, sepse shqiptari kurre s’ka vrarë, kur s’ka rahtë, kur ska sha, ndërsa sllavi na ka bë si hijena dhe ne gjendemi në pakthim.Shpesh herë thiremi në atë se nëse zgjidhet problemi i emrit të shtetit do të jetojë në paqe dhe në lumturi dhe do shkojmë drejt Europës.Nëse mendojmë ashtu duhet të mendojmë dicka më tepër se ky problem.Ka më shumë detaje dhe fakte se shqiptarët vuajnë nga vet shqiptarët, nga elita e tyre, e privilegjuar në Qeveri dhe nuk sheh se gishti i Gruevskit u ka hy në syrin e tyre dhe I ka qëruar  e shurdhuar.Këta parlamentarë , qeveritarë, ministra, deputetë, populli, shqiptarët e dinë më mirë se kushdo këtë punë, por këtu jemi ulur në gjunj dhe drejtohemi tek perëndia që këta njerëz të nisin drejt rrugës e cila çon në zgjidhjen e problemit kyç pa një fund konkret.A thua të vdekurit ndjejnë mizorri për këtë që ndodhën këtu,a thua ata kanë pranverë atje dhe ne dimër këtu, apo anasjelltas dhe përgjegja do të ishtë duam një atdhe me merita të larta që i takon shqiptarit, dëshirojnë një tokë vend nga ajo që u takon, por  tash ka ardhur koha ku edhe mishin ta hanë nga sofra dhe të lanë vetëm kockat.Vreri është i madh, është rritur tej mase nga ana e Gruevskit, por edhe ky i fundit ka para vehtes figura shahu dhe i dërgon ne “MAT” për t’u hamendur ata dhe bashkë me të edhe populli.Të krijosh një politikë të shëndoshë duhet të kemi edhe tru të shëndoshë, por trurin e përdorin vetëm për një deklaratë të devotshme me përpikmëri për të thënë populli sa të aftë që janë politikanët tanë.Janë tejet të mirë, e pranojmë këtë, por të mirë për interesat e Gruevskit dhe të vehtes së tyre, dhe ky komb një ditë do të apstenojë duke i thirur vehtes ndal dhe ik nga ky vend i shëmtuar. Jo më kot Migjeni ka thënë “Qeshu rini. Qeshu. Bota është e jotja”.Dhe ne në bazë të kësaj teoreme pikante dëshmojmë qartë se në rrruzullin tokësor duhet të  dominon mosha e rinisë në politikë, arsim, ekonomi etj.Kaloi koha e dëmagogjive , e pallavrave , e gënjeshtrave, e intrigave por kjo përsëri është vënë në skenën teatrore të quajtur politikë e qelbur dhe me prapavija inerte nga ana e pushtetarëve.Si të harrojmë ngjarjen e Brodecit, pse mos ishin vallë edhe ata fajtor, apo tek i madhi e han edhe i vogli, ja si ndodh kjo përsëritje e gabimeve flagrante, por këto nuk janë vëtem gabime por janë qëllim këqija , janë me kast nga ana e Cërvenkovskit, më pas Gruevskit dhe në këtë mes të fusim edhe liderët tanë, ata që zihen për një kaçore post dhe më pas thonë “Sa popull naiv që kemi, i gënjyem edhe njëherë.Populli hesht dhe vetëm hesht, atje ku u bë lufta, mbetën 100 vjet prapa, por një ditë përsëri do të trokasin në dyert e tyre për lëmoshë dhe do dëgjojën vetëm zhurmën e përplasjes së derës dhe një “shporru” sepse ata mjeranë mbetëm pa asgjë, ndërsa këtyre u është trashur qafa.Prizmat dhe pezmi jonë nuk ka kufi , e gjitha është anomali e kohës, e barutit të shuar dhe e smirës së urejtjes.Për të realizuar një politikë na duhet një koncept i përshtatshëm dhe juridik e jo kocept gruevskian.Por këtë nuk e bën dot askush, krejt po rrinë të strehur dhe domethënia e fundit është , lidershipi shqiptar ka nevojë për trajnim nga ana e popullit, ky I fundit din të tregojë cila është e bardha dhe e zeza e këtij vendi.Interesat parciale kanë marrë një vend strategjik nga ana e lidershipit të cilët me ngulm nisin drejt labirinthit dhe nuk gjejnë dot një rrgëzgjidhje.Po tani si t’ja bën populli në këtë rast?

Hadi Osmani-F.Sllupçan-Zvicerr

 

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close