Publikuar me datën: Wed, Jun 16th, 2010

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” premton kandidatë të pastër për deputetë

Prishtinë, 16 qershor – Albin Kurti ka nisur ditën e martë pa frikë se njësitë speciale të Policisë së Kosovës do t’i trokasin me shqelma në derë për ta arrestuar. Herët në mëngjes ka shkuar në selinë e lëvizjes që drejton në lagjen “Pejton” në Prishtinë, ku ka takuar shumë aktivistë me të cilët nuk është parë nga e shtuna. Ka dhënë shumë intervista gjatë ditës, pa pasur ndjenjën se mund të “lidhet” siç i ka ndodhur shumë herë. Një ditë pasi është shpallur fajtor nga një trup gjykues i udhëhequr nga një gjyqtar i EULEX-it dhe është dënuar me nëntë muaj burgim, Kurti thotë se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë më të lirshëm për aktivitetet e tij të cilat i janë shtuar këto ditë kur lëvizjen “Vetëvendosje” po e çon drejt zgjedhjeve të përgjithshme për t’iu nënshtruar votës së qytetarëve. Mavijosjet në duar, krahë, fytyrë, ballë e gjetkë të shkaktuara nga Policia e Kosovës gjatë arrestimit të së shtunës, liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, kanë nisur t’i zverdhen. Të martën kur temperaturat kanë shënuar 31 gradë në Prishtinë, zyra e Albin Kurtit ka qenë më e flladshme, jo për shkak të ndonjë kondicioneri, por për shkak se xhamat e dritares janë krejt të thyer nga policia që nga e shtuna. Derisa tregon për ditën e gjykimit kur u shpall fajtor, platformën politike dhe përgatitjet për zgjedhje, Kurtin e rreh një terik i lehtë që hyn nga kjo dritare. “Mendoj që në kuptimin e asaj që kemi qenë të gatshëm edhe për vendime që përpiqen të më mbajnë në burg shumë me gjatë, kjo sigurisht nënkupton që tash do të ketë më shumë liri të veprimit për lirinë e përgjithshme, për shkak se aty kemi ngecur, ndonëse e kemi shpallur pavarësinë qe dy vjet”, thotë ai. Dënimin me burgim nga një gjykatë që nuk e njeh dhe nga një trup gjykues para të cilit nuk është çuar nga vendi as kur ka hyrë, as kur ka folur e as kur është shpallur fajtor, Kurti thotë se nuk do ta regjistrojë në CV-në e tij, ngase, siç thotë ai, CV-ja më e mirë është ajo që ta bëjnë qytetarët e Kosovës e jo atë që ia bën njeriu vetes. Ai vazhdon të ketë të njëjtat bindje për misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX. Thotë se ky mision nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, e për këtë arsyeje s’ka se si ta pranojë EULEX-in. Lëvizja “Vetëvendosje” pas vendimit të së shtunës për të garuar për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm do të fillojë mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme për t’i gjetur kandidatët e përshtatshëm për deputetë. Ndonëse “Vetëvendosja” pret që t’i nënshtrohet një sistemi të ndërtuar sipas dokumentit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës të presidentit Martti Ahtisaari, në krye të të cilit është Piter Feithi si përfaqësues ndërkombëtar me kompetenca për të shkarkuar cilindo zyrtar që pengon zbatimin e kësaj pakoje, Albin Kurti mohon se po i nënshtrohet këtij sistemi kundër të cilit vazhdon të luftojë. “ Nëse deri më tash e kemi kundërshtuar nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës Planin e Ahtisaarit, tash po e zgjerojmë frontin dhe do t’i përdorim edhe mjetet institucionale për kundërshtimin e tij”, thotë ai. “Ne mendojmë që në vend të decentralizimit etnik, Kosova ka nevojë për decentralizim mbi baza qytetare. Qyteti i Prishtinës është vetëm një komunë, ndërkaq Parteshi që në rastin më të mirë është fshat, është bërë komunë. Këtu padrejtësitë janë shumëdimensionale dhe unë mendoj që vullneti, vendosmëria, serioziteti politik i ndryshon këto”, vlerëson ai. Kurti paralajmëron aksione protestuese, tubime publike, demonstrata edhe në të ardhmen dhe vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje nuk e sheh si ndryshim dramatik të lëvizjes që përfaqëson. Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, është i sigurt se lëvizja e tij po shkon drejt një procesi zgjedhor, por nuk jep përqindje se sa do të fitojë në këto zgjedhje. Ai thotë se ka mbështetës, përkrahës, simpatizantë nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës, si dhe jashtë saj në diasporë, mirëpo pa pasur ndonjë sondazh nuk thotë shifra. Lideri i “Vetëvendosjes” shprehet se dënimi që i pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje në tre vjetët e ardhshëm, siç e parasheh Ligji për zgjedhjet, do të debatohet dhe analizohet nga komiteti juridik i lëvizjes. Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” përveç që nuk jep prognoza të rezultateve, thotë se nuk e ka menduar veten në postin e kryeministrit, pasi që ndryshimi i personaliteteve në Kosovë nuk është i mjaftueshëm për ndryshimet rrënjësore që i kërkon lëvizja “Vetëvendosje”. “Në Kosovë duhet të ndodhë një rilindje shoqërore, qytetare, kombëtare e cila duhet t’i tejkalojë edhe suazat e ‘Vetëvendosjes’”. Por a mundet Albin Kurti të lidhë koalicion me ndonjë parti politike në Kosovë? Kurti nuk e përjashton një gjë të tillë (më gjerësisht në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”)

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close