Publikuar me datën: Sat, May 29th, 2010

Liberalizimi i vizave për Shqipërinë, në vjeshtë

Bruksel, 29 maj – Michele Cercone, shefi i kabinetit të Komisionares së Bashkimit Evropian, Cecilia Malstrom, deklaroi në një intervistë të dhënë dje për “Deutsche Wellen” se qytetarët e Shqipërisë do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së nga vjeshta e këtij viti. Megjithatë, ai ka kujtuar se Shqipëria duhet të përmbushë disa kërkesa ende të paplotësuara. “Fjala është për përmirësimin e masave të sigurisë së pasaportave, kontrollit kufitar dhe kuadrit institucional për të luftuar krimin e organizuar e korrupsionin. Megjithatë, Shqipërisë i duhet të shënojë përparime edhe në tri drejtime: së pari në zbatimin e një strategjie dhe politike që mbështet riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer nga vendet e BE-së në atdheun e tyre; së dyti, në zbatimin në mënyrë aktive dhe efikase të kuadrit ligjor për të konfiskuar asetet e vëna nga krimi i organizuar. Drejtimi i tretë ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe financiare për të zbatuar me efikasitet kuadrin ligjor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi heqja e vizave nuk duhet të krijojë probleme për vendet e BE-së, që janë destinacioni i fundit i një qytetari, në rastin konkret nga Shqipëria, dhe në përgjithësi nga vendet që përfitojnë nga ky proces”, deklaroi Cercone. Në funksion të këtij qëndrimi ai shtoi se “plotësimi i këtyre tri kërkesave shtesë është shumë i rëndësishëm për një vendim pozitiv. Komisioni Evropian do të monitorojë përmbushjen e tyre gjatë kësaj vere, që të sigurohet për këtë. Misioni monitorues do t’i japë Këshillit të Ministrave të BE-së dhe Parlamentit Evropian një vlerësim të qartë dhe në detaje për përparimin e arritur në këto tri drejtime. Nëse kjo do të ndodhë, ka shumë të ngjarë që Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian t’i japin këtij propozimi në vjeshtën e këtij viti dritën e gjelbër”, përfundoi ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close