Publikuar me datën: Thu, May 19th, 2011

Lëvizja për Bashkim kërkon reciprocitet me Serbinë

Prishtinë, 19 maj – Duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve të lartë serbë për ndarje të Kosovës, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë pas mbledhjes së Qeverisë se kjo do të prodhonte efektin zinxhir të ndarjeve në rajon. Megjithëkëtë, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të udhëhiqen nga kjo logjikë.
Më zëshëm është duke e proklamuar idenë  e ndarjes vetë zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq. Ai ka përsëritur të mërkurën se nuk është reale që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë dhe se ndarja është zgjidhje e problemit të statusit.
“Për Kosovën, logjika më e mirë është integrimi në Unionin Evropian, ku, ndër të tjera, do të ishin edhe zgjidhjet për entitetet që nuk jetojnë në shtete amë, që mund t’i quajmë”, ka thënë Kuçi.
Mirëpo në Kosovë ka një subjekt politik i përfaqësuar në Kuvend që e mbështet idenë e ndarjes. Lëvizja për Bashkim, që ka zënë 2 nga 120 ulëset e Kuvendit, konsideron se zgjidhja më e mirë për të mbërritur pajtimin Prishtinë-Beograd është që tri komunave të veriut të Kosovës të populluara kryesisht me serbë t’u jepet mundësia e deklarimit nëse duan t’i shkëputen Kosovës ose jo, sikur që e njëjta e drejtë t’u jepet edhe tri komunave me shumicë shqiptare që ndodhen në jug të Serbisë.
“Lëvizja për Bashkim konsideron se fushatës së Serbisë për ndarje të veriut Qeveria e Kosovës duhet t’i përgjigjet me reciprocitet me Kosovën Lindore. Pra, çfarëdo që Serbia të kërkojë për serbët e Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potoku, edhe Kosova të kërkojë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës”, thuhet në një komunikatë shtypi që ka lëshuar të mërkurën ky subjekt politik. “Pjesa veriore e Mitrovicës dhe fshatrat shqiptare përreth nuk mund të jenë pjesë as e bisedimeve, as e reciprocitetit. Atje është kryer spastrimi etnik i shqiptarëve dhe duhet së pari ata të kthehen në pronat e veta”.
Por, kundër kësaj dhe pro qëndrimit të Prishtinës zyrtare janë rreshtuar ambasadorët e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Autoritetet kosovare dhe ato serbe kanë nisur këtë vit dialogun teknik në Bruksel. Deri tash nuk është arritur asnjë marrëveshje për çështjet që janë duke u diskutuar.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close