Levizja Demokristiane e Kosoves letër ambasadores Jacobson

Kryetari i Lëvizjes Demokristiane të Kosovës, Dedë Abazi i ka dërguar një letër Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.
Ai në letrën e tij ka përcjellë solidaritetin e lëvizjes së tij për të kujtuar 11 shtatorin të vitit 2001, viti kur u ndodhi sulmi ndaj Kullave Binjake në Amerikë.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të dërguar nga kjo lëvizje.
“E nderuara Ambasadore znj Jacobson,
Në emër të Lëvizjes Demokristiane të Kosovës, u përcjellë solidaritetin tonë duke kujtuar me dhimbje kohën kur u sulmua drejtësia, pafajësia dhe bastioni i lirisë e demokracisë njerëzore. Sot, me 11 shtator, ne kujtojmë dhe marrim pjesë në dhimbjen e popullit amerikan duke kujtuar rreth 3000 burra të pafajshëm, gra dhe fëmijë të cilët humbën jetën dhe lanë pas familjet e tyre. Jemi të bashkuar në lutje dhe uratë që kurrë mos të përsëritet 11 shtatori në asnjë popull në botë. Jemi të bashkuar në lutje për ato familje që i humbën të afërmit e tyre – Zoti t’u jep forcë dhe shpresë. Jemi ta bashkuar në lutje që të gjithë atyre viktimave – Zoti ua dhuroftë Parajsën. Lëvizja Demokristiane e Kosovës është me popullin amerikan, sot, nesër dhe çdo her. Zoti e bekoftë popullin amerikan.” thuhet në letrën e Lëvizjes Demokristiane të Kosovës