Publikuar me datën: Sun, Oct 4th, 2015

Leskaj polemizon në KE me Conten për Kosovën

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, njëherësh edhe zëvendëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, gjatë punimeve të sesionit të vjeshtës së AP të KE-së, (të zhvilluara këtë javë) ka ngritur si shqetësim mungesën e vizitës së raportuesit për Kosovën, Agustín Conte, i cili raportoi pikërisht për këtë shtet, por duke mos kryer asnjë vizitë në Kosovë.

Nisur nga fakti se Conte e kreu vizitën e parë në Serbi dhe ende nuk ka shkuar në Kosovë, ndërkohë që është raportuesi i Kosovës e jo i Serbisë, Leskaj inkurajoi Conte të vizitojë Kosovën dhe të zhvillojë kontakte me autoritetet kosovare, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe faktorë të tjerë, duke reflektuar në raportin e APKE-së edhe progresin që ka shënuar Kosova.

Në një intervistë për KosovaPress, Leskaj tregon me detaje replikën e saj me raportuesin spanjoll Conte.

“Prej gati një viti është caktuar një raportues për Kosovën, Agustin Conte, deputet spanjoll i cili këtë herë në Komitetin e Çështjeve Politike dhe të Demokracisë paraqiti një informacion lidhur me situatën në Kosovë. Pra në agjendën e Komitetit të Politikave ishte situata në Kosovë, dhe ky është raportues për Kosovën. Në fakt raportuesi ka bërë një vizitë në Serbi, ku ka takuar përveç autoriteteve serbe nga presidenti, kryeministri dhe të gjithë autoritetet serbe, ka takuar dhe tre përfaqësues të qeverisë së Kosovës, që janë zëvendëskryeministri dhe dy ministrat të cilat janë natyrisht serbë. Normal që kur bën një raport për Kosovën vizita e parë duhet bërë në Kosovë, ndërkohë që raportuesi Conte vizitën e parë e bëri në Serbi, prodhoi një raport për Kosovën ndërkohë që nuk e kishte vizituar Kosovën, por që iu referua takimit që ka bërë me tre përfaqësues të qeverisë. Kështu që besoj se nuk është normale, nuk është në standardet e Këshillit të Evropës që nëse ti nuk ke bërë vizitë në vendin përkatës, pasi ai nuk është raportues për Serbinë por është raportues për Kosovën”, shpjegoi Leskaj qëndrimin e saj.
Ndërkohë në të njëjtën linjë mendimi me Leskajn ka qenë edhe nënkryetari i Parlamentit të Kosovës, Xhavit Haliti i cili edhe ai ka bërë replikë me Conte. Duket se nga kritikat e palës shqiptare raporteri Conte ka vendosur të vizitojë Kosovën këtë javë, në datat 5-7 tetor.

“Z.Xhavit Haliti i ka bërë një pyetje në fakt për vizitën, e ndërkohë edhe unë veç pyetjeve i kam bërë replikë. Kam shkëmbyer disa replika me z. Conte, në radhë të parë se pse nuk e ka bërë vizitën e parë në Kosovë dhe një raport që prodhohet për Këshillin e Evropës nuk mundet që të vijë pa pasur një vizitë në vendin ku ai është reporter, dhe së dyti si mund ta quaj të ezauruar takimin apo le të themi informacionin për Kosovën duke takuar vetëm 3 përfaqësues të qeverisë së Kosovës por që janë nga komuniteti serb. Natyrisht që reporteri Conte u përgjigj se do të shkojë në tetor në Kosovë dhe unë i kam kërkuar që të takojë autoritetet kosovare të të gjithë hierarkisë duke filluar që nga presidentja,kryeministri, ministrat, natyrisht edhe Parlamentin, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktorë dhe faktorë të tjerë në Kosovë. Besoj që kjo e fut informacionin dhe raportin, por dhe vetë pozicionin e raportuesit Conte në standardet e Këshillit të Evropës. Një raport i Këshillit të Evropës nuk mund të burojë nga preferenca apo zgjedhje personale që mund të jenë të reporterëve për të shkuar nga një vend në një vend tjetër“, tha Leskaj.

Pas vizitës që do të zhvillojë në Kosovë do të përpilohet një raport i ri nga ana e Contes, dhe që do të paraqitet në mbledhjen më të afërt të Komitetit të Politikave dhe Çështjeve të Demokracisë, e cila pritet të mbahet në Paris.

Ajo tha se Conte më tepër se një vlerësim për punën dhe progresin që ka bërë Kosova, foli në fakt më shumë për sundimin e ligjit për luftën kundër korrupsionit dhe natyrisht fuqizimin e institucioneve demokratike. Ndërsa vetë zëvendësresidentja e AP të KE-së dhe nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj ka theksuar se duhet reflektuar në raportin e AP të KE-së progresi që ka shënuar Kosova në drejtim të kapërcimit të sfidave me të cilat përballet si një shtet i ri demokratik.
Leskaj vuri në dukje përparimin e Kosovës në rrugën e konsolidimit demokratik, duke demonstruar vullnet dhe angazhim të qartë ndaj vlerave evropiane, si dhe për stabilitetin në rajon.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close