Publikuar me datën: Sat, Oct 15th, 2016

Leonora Murra tregon për emocionet që pati kur fotografoi Enver Hoxhën

Kuti shkrepësesh të lidhura me filispanjë, dylbitë dhe aparaturat e babait ushtarak do të zgjonin tek një vajze 6-vjeçare pasionin, i cili do ta shoqëronte për gjithë jetën.

Sot Leonora Murra numëron plot 45 vite si fotografe, por sërish nuk ndahet dot nga aparatet e saj fotografikë. Kujton me nostalgji mjeshtrin italian që i mësoi zanatin, ndërsa thotë se fotografia bardhezi vijon që të jetë dashuria e saj.

“Unë kam qenë gjashtë vjeçe kur kemi qenë në Sazan. Babai im ka qenë ushtarak. Merrja ato dylbitë buzë detit dhe shikoja dhe më pëlqente fotografia sepse babai im ishte marrë si ushtarak dhe kishte shumë aparate fotografike ruse në shtëpi. Dikur me shoqen disa kuti shkrepëseje i lidhnim me spango dhe bënim sikur shkrepnim fotografi”, thotë ajo, raporton Tch.

Ndërsa ishte ende fëmijë dhe mahnitej nga laboratori, Leonora Murra dalëngadalë do të mësonte të luante me ndriçimin, ngjyrat dhe zbukurimet e asaj kohe. Fotoja e parë padyshim është ruajtur me fanatizëm.

“Ka qenë fotografia e familjes time”, tregon Leonora.

Në vitin 1969, ajo thotë se përjetoi eksperiencën më të paharrueshme.

“Enver Hoxha pati ardhur në Llakatund për një vizitë. Unë kam bërë shkrepjen e atyre fotografive dhe ka qenë fotografia ime më e madhe. Kisha shumë emocione”, rrëfen sot ajo.

E dashuruar me aparatin ajo do të ishte gjithmonë me të. Por ndërsa fotografonte shoqet në zbor, Leonora përjetoi një tjetër eksperiencë që i la gjurmë.

“Mora një të vjetër sovjetike që mua më dukej yll në atë kohë. Edhe kur flija e mbaja që të mos ma prekte njeri”, thotë Leonora.

Por si u përshtat Leonora me zhvillimin e madh që pësoi arti i të fotografuarit? Ajo tregon aparatet që ka punuar ndër vite, që i ka ruajtur që të gjithë në inventarin e vet. Dashuria e saj është fotografia bardhezi.

“Fotografia bardhezi nuk vdes kurrë. Vijnë turistë anglezë që interesohen për fotografinë bardhezi, që është shumë e bukur. Për mua fotografia bardhezi është ndjenjë dhe unë do të vdes me këtë ndjenjë”, shprehet Leonora.

Gjyshe Leonora me krenari tregon trashëgiminë që ka ruajtur për nipërit e saj.

“Do t’ua lë me emra kur të vdes këto aparatet”, thotë ajo.

Edhe pse po përjeton zhvillimin teknologjik HD, fotoshop e filtra, Leonora Murra vazhdon të jetë e mahnitur dhe e dashuruar me magjinë që fal një foto e patrukuar bardhezi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close