Publikuar me datën: Thu, Dec 8th, 2011

Lëmshi rreth nenit për kompetencat e presidentit

Prishtinë, 8 dhjetor – Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës prej kohësh ka nisur të studiojë kompetencat e presidentit, ndonëse Kuvendi nuk i ka dhënë mandat të prekë më shumë në aktin më të lartë juridik, përtej asaj që lidhet me mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Një mandat shtesë do t’i marrë kohë 3-6 muaj për t’i ridizajnuar kompetencat.

Në një dokument të këtij komisioni, ku janë të përfshira konkluzionet nga faza e parë e procesit të shqyrtimit dhe amendamentimit të Kushtetutës, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta, në dy faqe u është kushtuar edhe kompetencave. Dokumenti saktëson që Komisioni fillimisht mendonte se kishte mandat për të amendamentuar edhe nenin 84, ku flitet për të.

“Në përputhje me mandatin aktual, anëtarët e Komisionit janë pajtuar që nuk mund të propozojnë ndryshime të mëdha që prekin në balancimet dhe ndarjen  e pushtetit, por vetëm ndryshime të logjikshme që vijnë nga ndryshimet e tjera”, thuhet në këto konkluzione. “Komisioni ka shqyrtuar mundësinë për të rregulluar kompetencat konfliktuoze në mes të  presidentit dhe kryeministrit (kompetencat ku kërkohet që presidenti dhe kryeministri të bashkëpunojnë apo të konsultohen)”.

Komisioni ka përfunduar debatin me qytetarët dhe i ka mbetur vetëm edhe një punëtori, nga e cila do të nxjerrë draftin final. Pastaj, gjatë vitit ndryshimet do të procedohen për votim në Kuvend.

Deputeti Arsim Bajrami, që është kryetar i këtij Komisioni, ka thënë se kurrë nuk kanë pasur mandat për të prekur në kompetencat e presidentit.  “Neni 84 veç ka filluar të studiohet nga Komisioni. Ne kemi bërë studime, edhe ndërkombëtare, edhe ekspedita ndërkombëtare me ekipe profesionale”, ka thënë deputeti Bajrami. “Në qoftë se do të marrim mandat shtesë, besoj se do ta amendamentojmë në një periudhë mjaft të shkurtër, 3-6 muaj”

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close