Publikuar me datën: Sun, May 12th, 2013

LDK: Punësim me lidhje familjare, ryshfet dhe përkatësi partiake

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerësoi se mandati i Qeverisë Thaçi po identifikohet me tri çështje kryesore: papunësia, varfëria dhe korrupsioni. Sipas LDK-së, rreth 77% të qytetarëve vlerësojnë se këto tri probleme si më të rëndat në Kosovë në vitet e fundit.

LDK e vlerëson shqetësues faktin se punësimi në institucione qeveritare po bëhet mbi baza të lidhjeve familjare, ryshfetit dhe përkatësisë partiake.

“Gjatë vitit 2012, Qeveria Thaçi ka rritur punësimin në institucione qeveritare për mbi 900 persona. Anketat e fundit nga organizata ndërkombëtare, tregojnë se ky punësim është bërë në bazë të lidhjeve familjare dhe miqve në 38% të rasteve, ryshfetit në 24% të rasteve dhe përkatësisë partiake në 13% të rasteve. Niveli arsimor është shumë më pak i rëndësishëm për tu punësuar, vetëm 12%”, pohon LDK-ja, transmeton Telegrafi.

Kjo parti thekson se si pasojë e kësaj, administrata publike është bërë jo profesionale dhe e mbushur me militantë partiakë.

“Qytetarët dhe bizneset në Kosovë duhet ta dinë se taksat e tyre, në vend që të përdoren për të nxitur punësimin, po përdoren për të paguar militantët partiakë të PDK-së dhe partive në koalicion me të. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se qytetarët kanë nevojë për projekte zhvillimore që nxisin punësimin në sektorin privat dhe bujqësinë në veçanti. Në vend që të investohet në projekte të tilla, gjysma e investimeve publike shkojnë në infrastrukturë rrugore në ndërkohë që vetëm 1% e qytetarëve mendojnë se infrastruktura rrugore është problem në Kosovë”, pohoi kjo parti.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close