Publikuar me datën: Mon, Feb 7th, 2011

LDK pranon rezultatin e zgjedhjeve

Prishtinë, 7 shkurt – Për të dëshmuar edhe një herë karakterin e saj shtetndërtues, respektimin e plotë të vendimeve të institucioneve të pavarura të shtetit, Lidhja Demokratike e Kosovës e pranon Vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve nacionale, bëri të ditur kjo parti përmes një komunikate për opinionin.
Krahas kësaj, LDK-ja edhe një herë vlerëson se këto zgjedhje kanë qenë: të pandershme,
Jodemokratike, të manipuluara dhe të përshkuara me vjedhje masive të votës së
Qytetarëve; me shkelje të ligjit dhe të Kodit të mirësjelljes nga kryeministri i shkarkuar dhe lideri i PDK-së, me premtimet dhe vendimin e paligjshëm për rritjen e pagave gjatë procesit zgjedhor.

Në komunikatë theksohet se LDK vlerëson se, përpos zgjidhjes së disa lëshimeve dhe problemeve teknike, procedurat e zhvilluara pranë organeve të parapara me Ligj, KQZ, PZAP dhe Gjykatës Supreme, nuk kanë arritur të sigurojnë legjitimitetin e këtyre
zgjedhjeve, duke pasur parasysh përmasat e gjera dhe mënyrat e shumta të manipulimeve të votës së qytetarëve në tërë territorin e Kosovës.

Dobësitë e manifestuara në këto zgjedhje,  e vënë në dyshim legjitimitetin dhe besueshmërinë e institucioneve që dalin nga këto zgjedhje: të Presidentit, të Kuvendit dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Burim i këtyre problemeve dhe dobësive, përpos manipulimeve nga Partia Demokratike dhe Qeveria e shkarkuar, ka qenë edhe sistemi zgjedhor dhe legjislacioni në fuqi, që duhet të ndryshohen sa më shpejt dhe të hapen rrugë për mbajtjen e zgjedhjeve të  rregullta, të cilat do t’ua kthenin legjitimitetin dhe besueshmërinë institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike  Kosovës mbetet e përkushtuar thellë që të punojë për fuqizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për sundimin e ligjit dhe që institucionet e pavarura të jenë vërtet të tilla, pra të pavarura, përfundon komunikata.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close