Publikuar me datën: Tue, Jan 25th, 2011

LDK e Vetëvendosje të gatshme për opozitë

Prishtinë, 25 janar – Përderisa mandatari për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, paralajmëron formimin e një qeverie shumëpërfshirëse dhe shumetnike, jashtë kompozicionit të kësaj qeverie mbeten Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Që të dyja këto subjekte politike thonë se janë të gatshme për të qenë opozitë e ardhshme, raporton Radio Evropa e Lirë.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje shprehen të gatshme që të jenë opozita e ardhshme në Kosovë.
Përderisa Partia Demokratike e Kosovës zotohet të formojë qeverinë diku nga mesi i shkurtit, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Koalicioni për Kosovën e Re shprehen se me kushte të caktuara mund të presin edhe oferta konkrete, jashtë kompozicioneve në formulat e ardhshme qeverisëse aktualisht mbeten LDK dhe Vetëvendosje.
Nënkryetarja e parë e LDK-së, Teuta Sahatçia, thotë se duke pasur parasysh procesin jo të rregullt e të manipuluar zgjedhor, LDK-ja ka propozuar të diskutohet mundësia e formimit të një qeverie të përkohshme gjithëpërfshirëse, e cila do ta përgatiste vendin për zgjedhje të reja gjatë vjeshtës.
Por, nëse një ide e tillë nuk përfillet në parlamentin e ardhshëm, LDK, thotë Sahatçia, është e gatshme edhe për opozitë.
“LDK, edhe gjatë fushatës, ka thënë se ne qëndrojmë shumë komodë edhe në opozitë. Ne kemi thënë se me PDK-në nuk do të jemi në asnjë mënyrë, as në qeverisje të gjerë, e as në të ngushtë. Prandaj, mendoj se PDK-ja mund ta bëjë qeverinë ashtu si dëshiron ajo. LDK-ja nuk është e interesuar të jetë pjesë e asaj qeverisjeje”, thotë Sahatçia.
Lidhja Demokratike, nënvizon Teuta Sahatçia, është parti politike që i respekton institucionet. Por, ajo thekson gjithashtu se legjitimiteti i këtyre institucioneve është dëmtuar rëndë me parregullsitë e procesit zgjedhor të 12 dhjetorit.
Andaj, Sahatçia thotë se LDK-ja mbetet pranë pozicionit që zgjedhjet e ardhshme të organizohen sa më shpejt, mundësisht gjatë vjeshtës.

“Duke pasur parasysh se këto zgjedhje ishin me të vërtetë të kontestuara, zgjedhje në të cilat pati një numër të madh të parregullsive dhe pati dëmtim të demokracisë, dëmtim të votimit, ne fuqishëm qëndrojmë në konstatimin dhe kërkesën tonë që të organizohen zgjedhje të mirëfillta”.

“Paraprakisht duhet bërë ndryshimi i Ligjit për zgjedhjet, do të bëhet regjistrimi i popullsisë dhe do të krijohen kushtet që Kosova të ketë zgjedhje me të vërtetë të mirëfillta”, thekson Sahatçia.

Subjekti tjetër politik, i cili hyn për herë të parë në parlament, por si opozitë, është Lëvizja Vetëvendosje. Aktivisti i saj, Visar Ymeri, thotë se Vetëvendosje nuk do të hyjë në koalicion me partitë politike që e sollën vendin në këtë gjendje krize politike e ekonomike.
“Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë edhe më herët se nuk hyn në asnjë marrëveshje koalicioni me partitë që bartin përgjegjësinë për gjendjen e mjerë politike, ekonomike e shoqërore, në të cilën e kanë vendosur vendin tonë. Ne do të jemi opozitë parlamentare e jashtëparlamentare drejt ndryshimeve rrënjësore, të cilat ne i konsiderojmë shumë të rëndësishme për Kosovën”, thotë Ymeri.

Visar Ymeri, nga Vetëvendosje, thotë po ashtu se partia që synon formimin e qeverisë së ardhshme, që në start ka premtuar disa angazhime, të cilat do të kundërshtohen nga kjo lëvizje, si: dialogu me Serbinë dhe privatizimi joliberal i ndërmarrjeve publike. Vetëvendosje, thekson Ymeri, do të jetë opozitë e vërtetë e qeverisë së ardhshme ndaj këtyre tendencave tashmë të proklamuara.

“Natyrisht që këto institucione nuk do ta kenë legjitimitetin që duhet ta kenë institucionet demokratike, pikërisht për shkak të manipulimit të madh që është bërë gjatë procesit zgjedhor, e po ashtu edhe për shkak të projekteve, të cilat krerët e këtyre institucioneve planifikojnë t’i nisin me t’u formuar ato. E kemi fjalën për negociatat me Serbinë, të cilat përfundimisht do ta thellojnë ndarjen e brendshme në Kosovë mbi bazën e vijave etnike, si dhe për privatizimin e skajshëm neoliberal”, thotë Ymeri.

Kryetari i PDK-së dhe mandatari i saj për kryeministër, Hashim Thaçi, ka deklaruar se ai do të formojë një qeveri shumëpërfshirëse e shumetnike, e jo një qeveri gjithëpërfshirëse.

Analistët kanë vlerësuar se bëhet fjalë për një koalicion që PDK-ja do të mundohet ta lidhë me AAK-në, Koalicionin për Kosovën e Re si dhe me pakicat, përderisa në opozitë do të mbeteshin LDK dhe Vetëvendosje.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close