Publikuar me datën: Sun, Sep 16th, 2012

Larg zgjedhjeve në veri të Kosovës

Me gjithë synimin e Prishtinës zyrtare për ta integruar pjesën veriore të vendit, qasja aktuale e serbëve të atjeshëm lokalë duket se nuk flet në mbështetje të shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në zonat veriore.

Edhe pse mësohet se brenda dy muajve të funksionimit Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës i janë drejtuar rreth 700 serbë, sulmi ndaj veturës së një përfaqësuesi të kësaj zyre thuhet se dëshmon rezistencën ende ekzistuese të një pjese të serbëve karshi integrimit.

Udhëheqësit e lartë të vendit e cilësojnë Zyrën Administrative në veri si platformë në përgatitjen e terrenit për mbajtjen e zgjedhjeve të organizuara nga institucionet vendore.

Mirëpo, shefja e kësaj zyre, Adrijana Hoxhiq, i tha Radios Evropa e Lirë se mbajtjes së zgjedhjeve të lira në zonat në veri të Kosovës do t’iu hapej rruga vetëm me shtimin e vullnetit të serbëve për zhvillimin e këtij procesi dhe me rritjen e numrit të partive politike serbe të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Gatishmëria e serbëve të veriut për të mbajtur zgjedhje, sipas saj, do të nënkuptonte mbylljen e Zyrës Administrative në veri.

“Themelimi i komunës së re të Mitrovicës Veriore do të nënkuptonte mbylljen e Zyrës Administrative në veri”, u shpreh Hoxhiq.

Zyra Administrative në veri të Mitrovicës ishte themeluar në muajin korrik.

I ngarkuar me përgatitjen e terrenit për mbajtjen e zgjedhjeve, me të cilat do të krijohej komuna e re e Mitrovicës Veriore ishte, deri atëherë, Ekipi Përgatitor për Decentralizim, i mandatuar nga ekzekutivi kosovar dhe Zyra Civile Ndërkombëtare.

Ky mision u shua më 10 shtator, me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, janë shtuar zërat për nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje për veriun në kuadër të një dialogu më politik ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati vlerësoi se parakusht për zbatimin e decentralizimit në zonat përtej lumit Ibër në Mitrovicë do të jetë sundimi i ligjit dhe zhbërja e strukturave paralele serbe që veprojnë atje.

Ai e quajti të dëmshme hyrjen në “pazare politike” për veriun me qeverinë serbe, por vuri në pah rëndësinë që Serbisë t’i kërkohet ndërprerja e destabilizimit të situatës në pjesën veriore të Kosovës.

“Beogradi duhet ta dijë se po interferon, po destabilizon dhe se ka pasoja në terren për shkak të asaj sjelljeje. E para, duhet të ketë një presion më të madh ndërkombëtar, ndërsa e dyta duhet që strukturat e sigurisë dhe ata që po stimulojnë këtë gjendje, të mos mbesin pa konsekuenca. Duhet të veprojë ligji në atë pjesë”, u shpreh Ferati.

Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet vatër tensionesh, për shkak të kundërshtimit të banorëve lokalë ndaj autoritetit shtetëror të Kosovës.

Në javën e kaluar, si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj një veture të Policisë së Kosovës dhe një të misionit evropian për sundimin e ligjit (EULEX), ishte lënduar një pjesëtare e Policsë së Kosovës.

Nxitës të sulmeve të tilla “të izoluara” thuhet se janë një pjesë e serbëve të veriut “ që janë të interesuar për mbajtjen e status quo-së atje” dhe “që kundërshtojnë kontrollin e plotë nga Prishtina, sikurse atë nga Beogradi”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close