Publikuar me datën: Thu, Apr 21st, 2011

Ky popull, dëshiron paqe, qetësi, andej e këndej dhe është lodhur nga politikanët e papërgjeshmën shqiptarë.

Nga;Lek Mrijaj

Ka një kohë të gjatë që politikanët shqiptarë të hapësirës mbarëshqiptare kanë humbur lkontrollin e tyre me popullin, si në aspektin e komunikimit me ta, por edhe aspektin direkt të shërbimit të tyre.

Këta politi…kanë, pa marrë parasysh çfarë ngjyrash dhe ideologjish kanë, të majtë, të djathtë, apo të përzier e kanë humbur busullën e orientimit të tyre, sepse më shumë merren me interesat meskine të kësteve të tyre të ngushta se sa me qytetarin e zakonshëm të këtij vendi. Për 12 vjet pas lufte dhe të pluralizmit politik në këtë vend, këta politikanë nuk po mund të lirohen nga primitivizmi i tyre politik dhe të përvetësojnë rregullat e vërteta demokratike, në mënyrë që ky vend të ecë drejt një zhvillimi normal demokratik euroatlantik .

Këta politikanë për shumë vjet e kishin dëmtuar këtë vend dhe në vend të ngritjes së imazhit dhe zhvillimit, ata punuan për rrënimin e tij para botës. Politikanët shqiptarë me popullin e këtij vendi komunikojnë vetëm kur kanë nevojë për të, sidomos gjatë fushatës zgjedhore për të kërkuar vota. Këta, në asnjë formë tjetër nuk kontaktojnë me popullin e tyre. Këta politikanë ndaj këtij populli zbatojnë thënien e shkrimtarit malazez P.P.Njegosh: “Oj narode stoka moja- O popull, o kafshët e mia”.

Meritë e pamohueshme e këtyre politikanëve është ndarja e këtij populli perqarja në të majtë dhe të djathtë, ndërsa urrejtja në mes tyre është aq e madhe sa që nuk mund të shpjegohet. Kjo të kujton, sikur ky nuk është një popull, por janë dy popuj, populli i majtë dhe i djathtë. Në asnjë vend të botës nuk ka një urrejtje të tillë ndërpartiake sikur në këtë vend. Kjo është e tmerrshme dhe e patolerueshme.

Këta politikanë kurrë njëherë nuk i komunikojnë popullit të vet të vërtetën për vendin e tyre, për problemet e tyre, për të ardhmen e tyre.

Ata inskenojnë lojëra të ndryshme duke mashtruar popullin për kinse interesimin ndaj tyre.

Me ndihmën e këtyre politikanëve, ky vend po mbahet në ngërç politik dhe është peng për inkuadrim në rrjedhat euro-atlantike. Këta politikanë janë fajtorë kryesorë të kësaj paralize politike, sepse përgjegjësia e tyre kombëtare e shtetërore është në nivel të ultë. Ndërsa, politikanët në Kosovë dhe hapësirat tjera shqiptare jo vetëm që janë të njomë dhe pa përvojë politike, por me veprimet e tyre shpesh i kanë dëmtuar proceset pozitive politike dhe në vend të progresit kanë prodhuar regres, si për qytetarët e tyre, por edhe për vendin e tyre. Ata nuk dinë të komunikojnë me popullin dhe ky komunikimi është në pikën zero. Për këtë dhe shumë arsye tjera kemi një gjendje të keqe politike në këto vende dhe një paperspektivë të papërshkruar.

Politikanët shqiptarë për një kohë të gjatë kanë dhënë prova se si nuk duhet të jesh politikan dhe për këtë arsye duhet të largohen nga ky profesion, sepse targa që jep ky popull është e madhe. Pushtetet do t’ia falin, por historia nuk do t’i fal kurrë. Prandaj, në hapësirat shqiptare duhet të vijnë njerëz të rinj të merren me politikë, të cilët nuk kanë hipoteka mbi të kaluarën, të cilët janë të pastër, të aftë, të guximshëm, vizionar, por që janë kombëtar dhe në fokus të tyre kanë interesin e qytetarit të këtyre vendeve dhe jo të kësteve të tyre të ngushta politike. Këta politikanë duhet të kenë projekte zhvillimore dhe jo projekte regresi, urrejtje dhe probleme të njëpasnjëshme. Ky popull, dëshiron paqe, qetësi, andej e këndej dhe është lodhur nga politikanët e papërgjeshmën shqiptarë. Kjo kohë duhet të perëndojë njëherë e përgjithmonë, sepse ky popull mjaft ka sakrifikuar dhe ka vuajtur që të ketë një ardhme më të mirë për veten dhe gjeneratat e ardhshme, sepse këtë e meriton.Shiko më shumë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close