Publikuar me datën: Tue, Jun 14th, 2011

Kushtetuta, as pas tri vjetëve, nuk arriti në veri

Prishtinë, 14 qershor,  Kushtetuta e Republikës së Kosovës të mërkurën, më 15 qershor,  mbush tri vjet që nga hyrja në fuqi. Për tri vjet nuk arriti të shtrihet në tërë territorin e Kosovës, ndërkaq edhe në pjesën që u shtri, u shkel disa herë nga drejtuesit më të lartë të institucioneve të vendit. Krerët e institucioneve vlerësojnë se ka pasur zbatueshmëri në një masë të caktuar, ndërkohë pranojnë se në veri ka pasur pak përparim. Sidoqoftë, ata nuk kanë ide edhe sa kohë do të duhet deri në zbatimin e plotë të saj, përderisa njohësit e Kushtetutës dhe një pjesë e opozitës, theksojnë se Kushtetuta aktuale duhet të ndryshohet plotësisht në mënyrë që të jetë funksionale.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se ka pengesa në zbatimin e Kushtetutës në tërë territorin e Kosovës, por sipas tij, probleme me zbatueshmërinë e kushtetutës kanë edhe shtetet që kanë traditë të gjatë të funksionimit të shtetit.

Ai nuk ka mundur të thotë se sa përvjetor të hyrjes së Kushtetutës në fuqi do të shkojnë që ajo të jetë funksionale në tërë territorin e vendit.

Krasniqi: Po kërkoni diçka që nuk mund ta them unë

“Ju po kërkoni diçka që nuk mund ta them unë, sepse nuk varet prej meje, por varet prej funksionimit të gjithë institucioneve që ka Kosova. Pastaj ju e dini që disa çështje shkojnë edhe përtej fuqisë ekzekutive të institucioneve të Kosovës dhe është shumë vështirë të thuhet. Ju e dini që probleme me zbatueshmërinë e kushtetutës kanë edhe shtetet që kanë traditë të gjatë të funksionimit të shtetit”, ka thënë të martën Krasniqi.

Nga ana tjetër, opozita konsideron se ka munguar vullneti politik i institucioneve të Kosovës, por edhe një pjese të faktorit ndërkombëtar që të ketë një zbatueshmëri të Kushtetutës në tërë territorin e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se ka munguar vullneti politik i bartësve të institucioneve të Kosovës për implementimin e plotë të Kushtetutës, ndërkohë ai thekson se aktualisht janë të mjaftueshme ndryshimet që janë inicuar tashmë në Kushtetutë, siç është zgjedhja e presidentit dhe e Ligjit për zgjedhjet.

Beqiri: Kushtetuta të jetë shumë më funksionale

“Nuk them që nuk ka nevojë kushtetuta të ndryshohet, por për momentin duhet të jemi pragmatikë. Të sillemi të përgjegjshëm. Kemi marrë vendim për këto pjesë të ndryshohen, t’i ndryshojmë këto dhe askush nuk na pengon në të ardhmen realisht nëse jemi në nivelin e detyrës që t’i bëjmë ndryshimet tjera,në mënyrë që kjo kushtetutë të jetë shumë më funksionale”, ka thënë Beqiri për Kosovapress.

Por Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka mendim tjetër. Ai konsideron se Kushtetuta duhet të fillojë së ndryshuari nga neni 1.3, i cili kufizon vetëvendosjen e jashtme të Kosovës.

Konjufca: Kushtetuta pari duhet të ndryshojë në pikat të cilat e kufizojnë sovranitetin

“Mendoj që Kushtetuta e Kosovës së pari duhet të ndryshojë në pikat të cilat e kufizojnë sovranitetin e Kosovës, e kam fjalën për pikën 1.3, e cila na e kufizon vetëvendosjen e jashtme, mos të kemi drejtë të hyjmë në marrëdhënie kontraktuale me një shtet tjetër, deri në atë pikë sa të krijohet një shtet prej dy shteteve, dhe neni 143 i cili mbi institucionet e Kosovës vendos mekanizma tjerë sovran që është EULEX-i në këtë rast”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, Kushtetuta aktuale ka një përzierje të neneve të mira që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe sovranitetin, e që nuk janë zbatuar dhe neneve të dëmshme që kanë të bëjnë me decentralizimin dhe me ambiciet e Serbisë dhe të strukturave paralele të saj në Kosovë, e që sipas Konjufcës janë zbatuar në përpikëri.

Mendimin e deputetit të Vetëvendosjes për ndryshime të shumta në Kushtetutë e forcon edhe njohësi i kushtetutës, Mazllum Baraliu.

Ai ka thënë se duhet të ndryshohen që nga dispozitat e para që kanë të bëjnë me ushtrimin e sovranitetit, pastaj dispozitat që kanë të bëjnë me shprehjen e vullnetit të plotë për vetëvendosje të qytetarëve të Kosovës dhe shumë dispozita të tjera, veçmas ato që lidhen me planin e Ahtisarit, i cili, sipas Baraliut, është predominues mbi vullnetin dhe sovranitetin e qytetarëve dhe mbi sovranitetin shtetëror.

Baraliu: Të kemi një kushtetutë të mirëfilltë

“Të gjitha këto duhet hequr dhe eliminuar, në mënyrë që të kemi një kushtetutë të mirëfilltë, e cila shpreh vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe e cila është për masën dhe specifikat e qytetarit të Kosovës, dhe jo për interesat e caktuara dhe konjukturat e ndryshme rajonale, ndërkombëtare, të cilat jo gjithherë janë dëshmuar se kanë qëndrim pozitiv në mënyrë konsekuente për të ndihmuar Kosovën që të konsolidohet si shtet”, ka thënë Baraliu për Kosovapress.

Baraliu ka theksuar se kjo kushtetutë e punuar shpejt e shpejt ka treguar se është e mangët, me shumë defekte dhe për më tepër ka shkaktuar edhe kriza politike disa herë në Kosovë.

Ndryshe, gjatë tri vjetëve të saj, Kushtetuta e Kosovës u shkelë nga institucionet më të larta të shtetit. Gjykata Kushtetuese si gardian i Kushtetutës konstatoi se ish presidenti Fatmir Sejdiu e shkeli Kushtetutën me mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit të vendit dhe kryetarit të LDK-së, përderisa zhvillimet e mëpastajme çuan në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Po ashtu, kjo gjykatë nxori si antikushtetues vendimin e kryeministrit Hashim Thaçi që ta kthejë në punë ish-kryetarin e Rahovecit Qazim Qeska pas 45 ditësh që ai kishte dhënë dorëheqje.

Edhe Kuvendi nuk ka mbetur anash këtyre shkeljeve. Gjykata Kushtetuese në fillim të këtij viti konstatoi se procedura e zgjedhjes së ish presidentit Behgjet Pacolli ishte antikushtetuese, gjë që çoi në një situatë të re, kur Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli u pajtuan që të zgjedhet Atifete Jahjaga presidente konsensuale, ndërkaq brenda gjashtë deri në nëntë muaj të bëhen ndryshimet në Kushtetutë, përkatësisht për zgjedhjen presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe ndryshimet në Ligjin e zgjedhjeve, duke e ndarë Kosovën në disa zone zgjedhore.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close