Publikuar me datën: Wed, May 13th, 2015

Kush do t’i gjykojë “Kosovarët e Kumanovës”?

Konflikti 40 orësh në Kumanovë, me 9 e 10 maj, pos 22 të vdekurve dhe shkatërrimit total të Lagjes së Trimave, ka rezultuar edhe me 30 persona të arrestuar – 18 prej të cilëve besohet se janë shtetas kosovarë.

Gjykata Themelore e Shkupit të gjithë të arrestuarve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale – “krim i organizuar”.

Por, në çfarë mënyre i trajton Republika e Kosovës qytetarët e saj të cilët kryejnë vepra penale në shtetet tjera?

Avokati Arianit Koci i ka thënë Klan Kosovës se adresa e parë për mbrojtjen e interesave juridike të qytetarëve kosovarë jashtë Kosovës është Ambasada e Kosovës.

“Në momentin kur një qytetar kosovar ka probleme me ligjin, respektivisht arrestohet, shteti i cili e ka arrestuar atë e ka obligim që me kërkesë të të arrestuarit menjëherë ta informojë Ambasadën e Kosovës”.

“Personi përgjegjës në Ambasadë ka autorizim ligjor dhe duhet menjëherë ta vizitojë shtetasin e paraburgosur në qendrën e paraburgimit”.

Koci tha se edhe në rastin e fundit në Kumanovë, procedura s’ka pse të jetë ndryshe.

“Në rastin konkret, Gjykata në Maqedoni, me kërkesë të të paraburgosurit, është e obliguar që menjëherë t’ia mundësojë zyrtarit të Ambasadës së Kosovës vizitën në qendrën e paraburgimit, si dhe komplet dokumentacionin se për çfarë vepre po dyshohet”.

Por, Ambasada e Kosovës në Shkup ende nuk i ka kontaktuar të arrestuarit. Mosreagimi i misionit diplomatik kosovar atje arsyetohet me mospasjen e informatave zyrtare.

“Ne ende nuk kemi kurrfarë informatash – as nga policia e Maqedonisë, as nga Gjykata. Në momentin që do të kemi diçka të konfirmuar zyrtarisht, ne do përgjigjemi”, i tha Klan Kosovës, një zyrtar i ambasadës, pa pranuar t’i përmendet emri.

Klan Kosova ka bëtë përpjekje për ta kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, por asnjë nga zyrtarët e saj nuk ka kthyer përgjigje.

Avokati Koci, megjithatë, kujton se ka situata kur Ambasada nuk ka mundësi të ndërhyjë. “Ka raste kur i arrestuari apo i paraburgosuri nuk pranon që të informohet Ambasada e shtetit amë”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close