Publikuar me datën: Sat, Apr 16th, 2011

Kush investon më shumë në veri?!

Prishtinë, 15 prill – Veriu i Kosovës ka pasur dhe ende ka nevojë për investime, edhe pse ato nuk kanë munguar deri më tash, thonë zyrtarët komunalë në Mitrovicë, por edhe përfaqësues të serbëve lokalë në veri të vendit.
Ahmet Jashari, zëdhënës i KK të Mitrovicës, thotë se në dhjetë vjetët e fundit pamja e veriut të Mitrovicës ka ndryshuar falë investimeve nga institucionet e Kosovës.
Jashari theksoi për Radio Evropa e Lirë se vendbanimeve si Kroi i Vitakut dhe Lagjja e Doktorëve, të cilat para dhjetë vjetësh kanë qenë gërmadha, tashmë u është kthyer jeta.
“Investime konkrete, është fjala për tre vjetët e fundit, në veri janë rindërtuar rreth 100 shtëpi të reja, të cilat kapin një vlerë prej 2 milionë euro. Atje është investuar shumë edhe në infrastrukturën rrugore, në kanalizime, ujësjellës, në ndriçim. Kur përmendet Kroi i Vitakut, aty përveç ndërtimit të shtëpive, kemi edhe asfaltimin e rrugëve, kanalizimit, meqë banorët që kthehen kanë nevojë për infrastrukturë të përgjithshme. Kjo është bërë me ndihmën e Qeverisë, por edhe me investimet që i ka bërë komuna atje”, tha Jashari.
Sipas Jasharit, përveç në zonat urbane të veriut, institucionet e Kosovës kanë investuar edhe në ato rurale, kryesisht në asfaltimin e rrugëve që lidhin disa fshatra të Zveçanit dhe të Leposaviqit, të banuara kryesisht me shqiptarë, por edhe me boshnjakë.
Jashari shtoi se Ministria e Bujqësisë ka mbështetur fermerët e kësaj ane me një varg projektesh, ndërkaq investimet në përgjithësi kanë qenë të dedikuara për gjithë popullatën në veri të Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike.
“Në përgjithësi, investimet janë rreth 15 milionë ose më shumë në këto tre vjet në veri dhe që janë në proces të realizimit të disa projekteve. Të gjitha projektet që janë realizuar prej institucioneve të Kosovës, kanë qenë të hapura. Meqë kanë qenë në formë konkursi, kanë mundur të konkurrojnë të gjithë banorët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”.
“Megjithatë, në veri, gjendja është më ndryshe, meqë strukturat janë shumë të fuqishme dhe ato tentojnë që me çdo kusht të bëjnë presion te banorët e komunitetit serb që të mos bëhen pjesë e këtyre investimeve”, shtoi Jashari.
Në anën tjetër, Radenko Nedelkoviq, përfaqësues i serbëve që jetojnë në rajonin e Mitrovicës, tha se Beogradi zyrtar në vazhdimësi i ka ndihmuar banorët serbë në veri të Kosovës dhe ka investuar në hapësirat ku jetojnë ata.
“Është investuar mjaft, para së gjithash në përkujdesjen e personave të zhvendosur. Pastaj, është investuar për adaptimin e rrjetit rrugor në qytetin e Mitrovicës, për shkollat, universitetin dhe objektet përcjellëse, për repartet mjekësore, rininë, bujqësinë etj.”, tha ai. Sipas tij, në realizim e sipër është projekti për ujësjellësin regjional, i cili përfshin komunat: Mitrovicë, Zveçan dhe Zubin Potok. Vetëm për këtë projekt qeveria e Serbisë i ka ndarë 9 milionë euro, tha ai.
Nedelkoviq pohon faktin se institucionet e Kosovës janë të interesuara për të investuar në veri të vendit, por, sipas tij, këto investime deri më tash kanë qenë, siç i quan ai, të padukshme.
“Ka mjaft komente se Prishtina, përmes disa organizatave joqeveritare, ka investuar në veri të Kosovës. Por, unë nuk e di saktësisht se cilat janë ato investime. Më duket se po flitet për disa gjëra, por ato nuk janë të dukshme në terren”, u shpreh ai.
Zëdhënësi Jashari tha se me gjithë angazhimin dhe insistimin e institucioneve komunale të Mitrovicës, por edhe përgjithësisht institucioneve të Kosovës, që serbëve t’u ofrohen projekte në dobi të tyre, ata ende hezitojnë t’i pranojnë ato. Kjo, sipas tij, ndodh për shkak se strukturat paralele në veri vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi serbët lokalë që të mos i pranojnë investimet eventuale nga institucionet kosovare, me pretekstin se kjo do të nënkuptonte pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close