Publikuar me datën: Tue, May 31st, 2011

Kush e kontrollon veriun?

Mitrovicë, 30 maj – Pavarësisht përpjekjeve ose jo të Qeverisë së Kosovës për të integruar pjesën veriore të vendit, kjo ende nuk ka ndodhur, thonë liderët serbë të veriut dhe analistët e çështjeve politike.

Marko Jakshiq thotë se në veriun e Kosovës, aktualisht nuk ka askush sovranitet të plotë. Sipas tij, kontrolli mbi këtë anë është i ndarë në mes të Prishtinës, Beogradit, misionit EULEX dhe KFOR-it.

“Për momentin, askush nuk ka sovranitet të plotë në veri. Këtë nuk e ka as Prishtina, as Beogradi dhe më duket se nuk e ka as EULEX-i në masë të madhe. Nëse do ta ndanim në përqindje, unë do të thosha se Beogradi ndoshta kontrollon rreth 40 për qind të pushtetit, Prishtina rreth 20 për qind, ndërsa rreth 40 për qind mendoj se i kontrollon KFOR-i e para së gjithash EULEX-i”, thotë Jakshiq për Radion Evropa e Lirë.

Agron Bajrami, analist i çështjeve politike dhe publicist, vlerëson se Prishtina nuk ka arritur ta shtrijë aspak pushtetin në veri. Sipas tij, në këtë pjesë të vendit, çdo pore të jetës e kontrollojnë strukturat paralele.

“Asnjë segment të jetës përtej lumit Ibër nuk e kontrollon shteti i Kosovës. Asnjë segment të jetës përtej lumit Ibër nuk e kontrollon shteti i Kosovës..
Këtë rezultat e kemi parë më së miri të shfaqur në një raport, të cilin e ka përpiluar Zyra e Koordinatorit të Qeverisë për Veriun. Në 70 faqe, identifikohet se strukturat paralele e kontrollojnë plotësisht veriun dhe jo vetëm në aspektin e sigurisë, të gjyqësisë apo  doganave, por edhe në aspektin e krimit të organizuar, në aspektin e arsimit e shëndetësisë”.

“Madje, edhe trafiku urban dhe të gjitha segmentet e jetës atje kontrollohen nga strukturat paralele apo edhe strukturat e sponsorizuara nga Serbia”, thekson Bajrami.

Marko JakshiqPor, Jakshiq thotë se  policinë dhe gjykatat në veri të Kosovës, në masën më të madhe, i kontrollon misioni evropian EULEX, duke diktuar rregullat e punës së këtyre institucioneve. Sipas tij, Beogradi kontrollon sektorët, nga të cilët varet mbijetesa e serbëve.

“Beogradi kontrollon arsimin, sferën sociale, pensionet, ndërkaq në fushën e së drejtës, kontrollon të ashtuquajturën të drejtë qytetare dhe familjare. Të drejtën penale e kontrollon në masë të madhe EULEX-i, ndërsa Prishtina e kontrollon mënyrën e punës së Policisë së Kosovës”, thotë Jakshiq.

Analisti Bajrami nuk beson se kontrolli i pushtetit në veri të Kosovës është sipas përqindjeve që i përmend Jakshiq.

“Se kush e kontrollon veriun është më pak e rëndësishme. Më e rëndësishme është se nuk e kontrollon ai që duhet ta kontrollojë, ai që e ka sovranitetin edhe legalisht pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare”.

“Ajo pjesë duhet të jetë pjesë e territorit të Kosovës dhe të funksionojë si e tillë. Në këtë moment, ajo nuk funksionon si pjesë e territorit të Kosovës dhe ky është realiteti i hidhur”, thotë Bajrami.

Raporti i sivjetmë i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën ka potencuar se Serbia pjesërisht e kontrollon veriun e Kosovës. Sipas këtij raporti, Serbia investon rreth 200 milionë euro në veri të Kosovës, për të financuar arsimin, shëndetësinë dhe të ashtuquajturat administrata komunale, të cilat nga Prishtina zyrtare njihen si struktura paralele.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close