Publikuar me datën: Thu, Nov 8th, 2012

Kush do të këndojë në festivalin e këngës në RTSH

Në datat 20, 21 dhe 22 dhjetor rikthehet Festivali i Këngës në RTSH, edicioni i 51, ku do të konkurrojnë 26 artistë.

Në garë jo vetëm për çmimin e parë, por edhe për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion” do të jenë artistët si Anjeza Shahini, Bojken Lako, Kejsi Tola, Kozma Dushi, Rosela Gjylbegu, Vesa Luma, Flaka Krelani, Selami Kolonja, etj., transmeton ATSH.

Ndër emrat e përzgjedhur tashmë, pjesa më e madhe janë artistë të rinj dhe të paktë janë emrat “e vjetër” të këtij festivali. Në këtë edicion rikthehet dyshja që përfaqësoi me sukses Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Anjeza Shahini me një kompozim të Edmond Zhulalit. Ndërsa fituesi i vjetshëm, kompozitori Florent Boshnjaku ka zgjedhur këtë vit të përfaqësohet me këngëtaren Vesa Luma.

Edhe këtë vit drejtor artistik i Festivalit do të jetë kompozitori dhe orkestruesi Shpëtim Saraçi. Në këtë edicion do të zhvillohet dhe një homazh për Festivalin e vitit 1972, që u përdor si pretekst për një varg dënimesh në art dhe kulturë.

Festivali do të zhvillohet në tri net. Në dy netët e para do të këndohen nga 13 këngë, prej të cilave vetëm 8, pra 16 gjithsej, do të shkojnë në natën finale.

Festivali i këngës në RTSH zhvillohet çdo fundviti që prej vitit 1961 dhe që prej vitit 2003 kënga fituese e këtij festivali ka përfaqësuar Shqipëri në Eurovizion. Fituesja e edicionit të kaluar ishte Rona Nishliu me këngën “Suus”.

Artistë që konkurojnë në këtë edicion

1.Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko

2.Ardian Bujupi

3.Ani Çuedari

4.Anjeza Shahini (ESC 2004)

5.Arjan Dredhasi

6.Arjela Krasniqi

7.Bojken Lako

8.Bon Bon Band

9. Dr. Flori & Fabi

10.Elis Nova

11.Entela Zhula

12.Flaka Krelani

13.Grupi ‘Na’

14.Hersi Matmuja

15. Kejsi Tola (ESC 2009)

16.Kelly

17.Kozma Dushi

18.Lynx

19.Marsela Çibukaj

20.Merland Kademi

21.Rezarta Smaja

22.Rosela Gjylbegu

23.Selami Kolonja

24.Valon Shehu

25.Vesa Luma

26.Xheni & Enxhi Kumrija.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close