Publikuar me datën: Sun, Jul 15th, 2012

Kush dhe pse frikohet nga Beneluksi ballkanik?

Ideja e kolumnistit të portalit EUobserver, Güntera Felinger dhe Ekrem Krasniqit, për krijimin e bashkësisë së disa shteteve ballkanike sopas shembullit të Beneluksit, sërish tërheq vëmendjen e medieve në rajon, kurse analistët mendojnë se një “bashkësi e tillë” do të ishte e dobishme, kurse si problemin më të madh e shohin “mungesën e besimit”, shkruan gazeta e Sarajevës Dnevni Avaz.

Autorët e sipërpërmendur kanë propozuar që Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi t’i “bashkojnë forcat” dhe të krijojnë struktura të reja dhe të qëndrueshme të bashkëpunimit, me qëllim të përmirësimit të raporteve politike e ekonomike dhe të shpejtojnë procesin e integrimit në BE.

Ekrem Krasniqi pohon se kjo ide nuk ka fare lidhje me krijimin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe” dhe se një shembull i tillë janë edhe Belgjika, Holanda e Luksemburgu, të cilat funksionojnë si Beneluks, kurse secila nga këto është shtet i pavarur.

Dy autorët konsiderojnë se duhet krijuar tregun për tetë milionë banorë me qarkullim të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, që sjell mirëqenie, në vend të pritjes së gjatë për integrim në BE.

Marko Prellec nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, mendon se kjo iniciativë është interesante dhe e mirë, por ka edhe disa pengesa mjaft të mëdha.

“Ekziston i ashtuquajturi problem optik se kjo paraqet një hap të vogël drejt ‘Shqipërisë së Madhe’, pasi bëhet fjalë për katër shtete që përbrenda tyre kanë shumicë shqiptare, apo si pakica.

Prellec po ashtu tha se është e qartë se Serbia nuk  do të inkuadrohet në këtë grup për arsye të kontestit me Kosovën, sikundër edhe Bosnja e Hercegovina për arsye të problemeve në marrjen e vendimeve të politikës së jashtme (kryesia e shtetit me tre anëtarë nga secila etni, ku përfaqësuesi serb do të ishte kundër).

Sipas fjalëve të tij, një prej problemeve më të mëdha në marrëdhëniet midis këtyre katër vendeve është mungesa e besimit.

Si tha se Kosova po ashtu mund të përfitojë. Megjithatë, sipas tij, duhet të kihet parasysh historia, e cila pos tjerash, bën dallime të mëdha ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

“Ai vërtetë është një popull, por ata dallojnë shumë njëri nga tjetri, pasi shqiptarët e Kosovës janë rritur në Jugosllavinë e Titos dhe janë me mentalitet tjetër fare nga ata që janë rritur në sistemin e Enver Hoxhës”, mendon Prellec.

Analisti politik nga Washingtoni, Januzs Bugaisky mendon se rajoni i Ballkanit, jashtë BE-së, duhet ë bashkohet ‘në mënyrë që të rrisë produktivitetin dhe të bëhet më tërheqës për integrime në BE.

Sipas tij,m rajoni duhet të paraqitet bashkërisht kur bëhet fjalë për burimet e përsëritshme të energjisë, karburantet fosile, si dhe ndërtimi i përbashkët i rrjetit energjetik”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close