Publikuar me datën: Thu, Oct 20th, 2011

Kusari-Lila: Më 2014 – ulje e papunësisë për 10 për qind

Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila ka dhënë një premtim ambicioz. Ajo ka thënë se deri në vitin 2014 të arrihet një ngritje në zhvillimin ekonomik prej 8 për qind, si dhe një ulje e papunësisë në masën 10 për qind.

Këto premtime Kusari – Lila i ka dhënë në Forumin me temën: “Objektivat dhe Prioritetet e Planit për Vizionin Ekonomik të Kosovës 2011- 2014 dhe arritjet e deritashme”. Në forum merrnin pjesë ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe përfaqësues të bizneseve.

Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila në hapje të forumit tha se synimi i këtij plani është përshpejtimi i zhvillimeve në Kosovë, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik.

Sipas zëvendëskryeministres Kusari Lila, zhvillimi i Planit do të bazohet në katër shtylla kryesore,  zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe mirëqenien sociale.

Në këtë aspekt, synimet themelore të Republikës së Kosovës janë që prej vitit 2012 deri në periudhën afatmesme, gjegjësisht deri në vitin 2014, të arrihet një ngritje në zhvillimin ekonomik shtatë deri tetë për qind, si dhe një ulje e papunësisë në masën nga 8 deri 10 për qind, nga numri i të papunëve të regjistruar.

“Jemi të vetëdijshëm dhe mbesin të vetëdijshëm se sektori joformal në Kosovë është një sektor me përqindje mjaft të dukshme në ekonominë kosovare, prandaj një ulje edhe e papunësisë arsyetohet edhe me regjistrimin më efektiv që do të bëhet dhe me rritjen e kalimit nga ekonomia joformale në formale, bashkë me uljen reale të papunësisë që do të ndodh si rrjedhojë e gjenerimit të vendeve të reja të punës” tha zëvendëskryeministrja Kusari-Lila.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close