Publikuar me datën: Fri, Nov 5th, 2010

Kurti: Vetëvendosje aspiron bashkimin me Shqipërinë

Prishtinë, 5 nëntor – Edhe kur të marrë pushtet, Albin Kurti premton të mbetet i njëjti. Njeriu që nuk pranonte sistemin, bashkë me “Vetëvendosjen”, lëvizje të cilën e drejton, ka vendosur t’i rreket garës për t’u vënë në krye të shtetit, duke garuar në zgjedhjet e 12 dhjetorit, por ka thënë se nuk po shkon në institucione për të ndryshuar veten. Po shkon për t’i ndryshuar institucionet.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Kurti, që pritet t’i prijë listës së kandidatëve për deputetë të lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se fitorja e tyre nuk paraqet fitore të njerëzve, por të konceptit të Vetëvendosjes.
E, për konceptin ka folur gjatë.
Pasi ka këmbëngulur që Kosova duhet ta ketë të drejtën në vetëvendosje, ka shprehur qëllimin e ndryshimeve kushtetuese që duhet bërë. Posaçërisht të nenit që ia ndalon Kosovës bashkimin me ndonjë shtet tjetër. Bindja që ka shprehur është se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë përbën interes ekonomik dhe të sigurisë.
Por, lëvizja e tij nuk ka mundur t’i bashkojë në një koalicion parazgjedhor subjektet politike që për kauzë kanë bashkimin me Shqipërinë. Madje, Lëvizja për Bashkim e ka pandehur Vetëvendosjen se është bërë pengesë. Kurti ka thënë se programi politik i Vetëvendosjes ka 100 pika të ndryshme dhe se për çfarëdo bashkëpunimi me të tjerët, përputhja programore dhe besimi i ndërsjellë nuk shteret vetëm te çështja e bashkimit kombëtar.
Prandaj, lista e kandidatëve do të jetë vetëm e njerëzve të Vetëvendosjes. Ajo do të jetë sipas rendit alfabetik. Kurti ka thënë se lëvizja që i prin, angazhohet për një depersonalizim të politikës dhe për një politizim të publikut.
Në këtë intervistë Albin Kurti ka dhënë arsyet pse nuk do të hynte në asnjë rrethanë në koalicion me partitë që deri tash kanë hyrë dhe dalë nga qeveria, dhe ka treguar kushtet që kanë për të bashkëqeverisur me ndonjë parti që akoma s’e ka kërkuar pushtetin.
Ka pasur një pyetje që s’i ka dhënë përgjigje: punët që do të bënte në 100-ditëshin e parë, sikur të drejtonte qeverinë.
Por, është përgjigjur në të tjera që lidhen me mënyrën se si do të qeveriste Vetëvendosja. Ka folur për 11 fusha ku drejtësia do të duhej aktivizuar, për mënyrën se si do të shtrihej kontrolli në veri dhe për rishikim të dy proceseve të rëndësishme, decentralizimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve publike. Ka folur edhe për embargon që do t’u vinte prodhimeve serbe dhe për kushtet që do të duhej plotësuar Serbia për të dialoguar me Kosovën.
Vetëvendosja deri më tani ka krijuar 22 këshille për zhvillimin e qendrave të kësaj lëvizjeje në 22 komuna, gjithandej nëpër Kosovë.

“Ne kemi një rritje më të madhe sesa kurdoherë më parë. Ky është një trend i vazhdueshëm në javët e muajt e fundit, që besoj se do të vazhdojë”, është shprehur Kurti në inertvistën për “Kohën Ditore”.  Sipas tij, Lëvizjes Vetëvendosje janë duke iu bashkuar edhe njerëz të profileve të ndryshme. Qëllimi i organizimit tonë është që në çdo strukturë të re që po e krijojmë, njerëzit aty të jenë të të gjitha vendbanimeve, të të gjitha moshave, por edhe të të gjitha profileve e profesioneve.
“Fitorja e lëvizjes Vetëvendosje nuk do të jetë thjeshtë fitore e njerëzve të saj, por fitore e konceptit të Vetëvendosjes”, ka thënë ai.  Kurt është kategorik: Ne kërkojmë që Kosova ta ketë të drejtën t’i bashkohet një shteti tjetër, përkatësisht Shqipërisë. Kjo e drejtë paraqet aspektin e jashtëm të së drejtës për vetëvendosje. “Mbi të gjitha, le të mos harrojmë që populli shqiptar, që është shumicë dërmuese, është pjesë e kombit shqiptar, i cili është ndarë padrejtësisht nga të tjerët një shekull më parë. Kufijtë që i ndajnë shqiptarët janë kufij të dhunshëm dhe nuk do të duhej që ne t’i trajtonim thuajse janë tanët”, është shprehur ai. Për kandidatët që do të garojnë për poste parlamentare, Kurti ka zbuluar “fshehtësinë” e lëvizjes që i prin. “Lista e kandidatëve të lëvizjes sonë do të jetë sipas rendit alfabetik. Qytetarët le të zgjedhin, qytetarët le të vendosin. Kulturën e re politike në Kosovë duhet ta fillojmë e ndërtojmë me shembullin tonë”. 
Rreth brengës kryesore të Kosovës, veriut të vendit, Kurti ka një formulë: “Veriu i Kosovës do të mund të integrohej atëherë kur vendosen Doganat e Policia e Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31, kur do t’ua pamundësonim veprimin strukturave të Serbisë në Kosovë, jo vetëm në veri. Në të njëjtën kohë ne angazhohemi që t’i kthejmë të gjithë shqiptarët e dëbuar në veri, e që të mos lejojmë që Serbia të blejë prona të shqiptarëve atje.”
Ndërkaq për Planin Ahtisaari, thotë: Nëse duam të bëhemi shtet normal, sovran e demokratik, shtet i të gjithë qytetarëve e për të gjithë qytetarët pa dallim, nuk duhet të bazohemi në Planin e Ahtisaarit që na shpërfytyron dhe defunksionalizon sipas modelit të Bosnjës. Pushteti në Kosovë po trashet kurse shteti po zvogëlohet – ekonomikisht përmes privatizimit neoliberal, ndërkaq territorialisht përmes negociatave me Serbinë. Plani i Ahtisaarit vetëm sa i kontribuon kësaj” (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close