Publikuar me datën: Fri, Sep 16th, 2011

Kurti: Qasja e Thaçit në veri e gabuar

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vlerësuar se nga veprimet e kryeministrit në veri që i ka parë deri tash, i është mbushur mendja se të premten nuk do të ketë ndonjë risi. Kurti, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka shprehur bindjen se Thaçi po i qaset gabueshëm kësaj pjese të Kosovës. Ka thënë për të të veprojë akoma me logjikën prej guerili.

Me paralajmërimin për të ndërhyrë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak, sipas Kurtit, Thaçi po i trajnon strukturat e Serbisë, po i mobilizon ato dhe po i vendos në gjendje gatishmërie. Duke bërë këso aksionesh pa i ndërprerë njëkohësisht bisedimet me Serbinë, sipas tij, kryeministri “më parë se sa t’i shtojë sovranitet e integritet territorial Kosovës, po i shton tema të reja dialogut në Bruksel”.

Druan se veprimet në kufi po bëhen me hile. Gjykimi i tij është se, duke u fokusuar vetëm në pika dhe jo në territor, atëherë po luhet loja që Kosova, mbase, edhe do të mund t’i ketë të përforcuar kufijtë e jashtëm, por në kurriz të integritetit territorial të brendshëm.

Kurti, që drejton lëvizjen “Vetëvendosje”, subjekt opozitar i dyti për nga numri i deputetëve në Parlament, ka thënë se Thaçi po e ndihmon shumë Serbinë përmes bisedimeve me të në Bruksel, pasi që, sipas tij, asisoj kushtet e Bashkimit Evropian për Serbinë po bëhen kushte për Kosovën.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close