Publikuar me datën: Sat, Apr 14th, 2012

Kurti: Për Mitrovicën të reagojmë si komb

Në një intervistë dhënë gazetës ‘Shekulli” lideri i Vetëvendosjes Albin
Kurti, thekson se rruga e vetme për të biseduar me Serbinë është aksioni
mbarëkombëtar. Sipas tij, çdo lëshim apo luhatje do të sillte pasoja fatale dhe një dëm historik të madh. Me Mitrovicën sipas tij, sot është në provë shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar.

“Çdokush që është sjellë mirë me Serbinë, prej politikanëve shqiptarë, e ka bërë Serbinë më të keqe. As nuk është e drejtë dhe as e dobishme që t’i bëjmë koncesione Serbisë. Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë duhet të bashkëpunojnë në funksion të faktorizimit të kombit shqiptar në Ballkan. Të gjithë shqiptarët, kudo ku janë kanë kontribuar për Republikën e Shqipërisë dhe më vonë për Republikën e Kosovës, ndaj këto dy shtete ua kanë borxh ndihmën e pakursyer të gjithë shqiptarëve kurdoherë që u shkelen të drejtat. Mendoj se koncesionet që po i bëhen Serbisë në dialogun e vazhdueshëm me të, tani po pasohen edhe me një lloj indiference ndaj sulmeve terroriste të saj. Çdo lëshim pe, apo indiferencë ndaj veprimeve kriminale dhe destruktive të Serbisë, vetëm sa e inkurajon atë më shumë. Mendoj që edhe kryetari i Serbisë, Tadiq dhe kundër-kandidati i tij Nikoliq, janë të mbivlerësuar nga Brukseli, New York-u dhe Washingtoni; i pari si demokrat dhe i dyti si potencial destabilizues. Ne shqiptarët duhet t’i kthehemi vetes në mënyrë që të forcohemi dhe me Perëndimin të krijojmë marrëdhënie partneriteti dhe jo servilizmi, duke mos harruar asnjëherë, se Serbia jo vetëm që ka të kaluar dhe të tashmë kriminale, por në të njëjtën kohë i mirëmban planet e saj antishqiptare dhe kundër Kosovës të cilat janë normuar që me Kushtetutën e vet, ku shkruhet se Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë Kurti.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close