Publikuar me datën: Tue, Oct 29th, 2013

Kurti në Viti: Krimi e korrupsioni nën tokë, kanalizimi mbi tokë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Vitisë, Salih Salihu, tha sot se për shkak të mungesës së vizionit e të keqqeverisjes në këto vite të pasluftës, Vitia është karakterizuar me trende negative në të gjitha fushat. “Ka ardhur momenti që ky trend negativ të ndalet dhe këtë mund ta bëjë vetëm bashkimi i qytetarëve të Vitisë me Lëvizjen Vetëvendosje! dhe Alternativën Qeverisëse Lokale të saj. Partneri ynë i vetëm janë qytetarët e Vitisë dhe vetëm para tyre do të jemi përgjegjës”, tha ndër të tjera Salihu. Duke prezantuar Alternativën Qeverisëse të Vetëvendosjes për Vitinë, ai u ndal në 7 çështje kryesore si qeverisja e drejtë dhe transparente, edukimi dhe arsimimi, zhvillimi i bujqësisë, shërbimet shëndetësore për të gjithë dhe mirëqenia sociale, infrastruktura dhe shërbimet e publike, mbështetja për kulturën dhe sportin, si dhe përfshirja e mërgatës.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në fjalën e tij rikujtoi përcaktimet e kësaj lëvizjeje për shtetin me sovranitet, kombin me bashkim, ekonominë me prodhim, institucionet me drejtësi dhe shoqërinë me barazi.

Ai shtoi se në Viti janë ngatërruar nëntoka e mbitoka, dhe kështu politika me krim e korrupsion kanë hyrë nën tokë, kurse kanalizimi po del mbi tokë, mu në qendër të qytetit. “Me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s, politika do të jetë mbi tokë, e kanalizimi do të mbetet nën tokë”, tha Kurti.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close