Publikuar me datën: Wed, Jan 11th, 2012

Kurti në Tiranë kërkon mbështetje për të shtunën

Tirnaë, 11 janar – Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që të mbështesin nismën për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë në respektim të vendimit të Kuvendit të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të plotë ekonomik dhe politik me Serbinë

Kreu i kësaj lëvizje Albin Kurti në konferencën e mbajtur në Tiranë u shpreh se “aksioni nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën por me të gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Kurti ka nënvizuar se i duhen dhënë fund pabarazisë mes dy shteteve. “Reciprociteti është thelbi i barazisë dhe vetëm barazia sjellë marrëdhënie të mira. Serbia nuk është shtet normal dhe as fqinj i zakonshëm. Në kushtetutën e tyre shkruhet se Kosova është pjesë se Serbisë” , tha ai duke shtuar se “Më shumë ka shqiptar në Serbi se sa ka serb në Kosovë dhe ata janë të diskriminuar dhe të persekutuar edhe pas 12 vite pas luftës në Kosovë”.

Sipas Kurtit, siç transmeton Shekulli kishte një plan të qartë për dëmtimin e forcës prodhuese të Kosovës që prej luftës pasi kanë “djegur 120 mijë shtëpi të Kosovë ka shkatërruar 16% të bagëtive dhe ka djegur më shumë se gjysmën e traktorëve, që do të thotë se në luftë e fundit Serbia nuk është mundur për eliminojë jetën por edhe forcën prodhuese”.

Kurti bëri thirrje për një bashkim ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke ftuar që të përfitojë nga bllokimi i importit të produkteve serbe.

“Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që i përkasin kombit shqiptar që është edhe më i madh se këto dy shtete. Këto dy shtete duhet të punojnë për kombin shqiptar. Duhet të mbrohemi pasi vetëm kësisoj kombi do të jetë i qëndrueshëm dhe i fuqishëm. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen komplementare ekonomikisht, kjo do të ishte në favor të të gjithë shqiptarëve.

U bëjmë thirrje që të bashkohen më 14 janar pasi me mbrojeni e kufirit mbrohet kombi shqiptar”, theksoi Kurti gjatë konferencës.

Shpend Ahmeti bëri thirrje që hapësira që do të krijohet nga bllokimi i produkteve serbe mund të mbulohet nga kompani të Shqipërisë. Aktualisht sipas tij “Shqipëria ka vetëm 3% të eksportit në Kosova ndërsa Serbia ka 15%, këtë duam ta ndryshojmë pas 14 janarit”. Kjo sipas Ahmetit ndodh për pasi “produktet e Serbisë subvencionohen për tu shitur në Kosovë. Pasi ka disa produkte të cilat kushtojnë më lirë në Kosovë se sa i bën Serbisë”.

Bllokimi i pikave të kalimit kufitar me Serbinë sipas organizatorëve të Lëvizjes Vetëvendosje do të zgjasë deri sa “qeveria e Kosovës të marrë masa për respektimin e plotë të reciprocitetit – që mund ta bëjë me një vendim të rregullt”. Bllokimi sipas tyre do të bëhet me trupa ku qytetarët do të qëndrojnë 24 orë në rrugë për të mos lejuar qarkullin e automjeteve

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close