Publikuar me datën: Mon, Dec 6th, 2010

Kurti i bindur se me 12 dhjetor do të linde pranvera e re politike

Klinë, 6 dhjetor- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para qindra anëtareve dhe simpatizantëve në Klinë, të hënën pasdite, është shprehur i bindur se me 12 dhjetor në Kosovë do të lind një pranvere e re politike. “ Do ta shkrijmë bashkë borën me 12 dhjetor e bashke me të do të shkon edhe ky pushtet”, ka thënë Kurti. Ai ka kritikuar pushtetarët e deri tashëm dhe sipas tij hajnat e pulave sot janë në burg kurse hajnat e mëdhenj janë në liri dhe politikë. Kurti i ka quajtur politikanët e deri tashëm edhe si përçarës të popullit. “ Ju e dini se pas luftës edhe janë vrare në mes vete kurse në fund behën bashke në koalicione. Institucionet kanë ngecur ka ardhur koha e ndryshimeve të mëdha”, tha Kurti i cili porositi për mobilizim të përgjithshëm dhe të gjithë të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje me qëllim që ti nxjerrim në pension politik qeveritarët e tashëm dhe atë jo për ti paguar por të përballën me fuqinë e ligjit dhe t’u konfiskohet pasuria e paligjshme. Sipas tij jena tubuar këtu në ketë restorant sepse qeveritarët e Klinës e shitën Shtëpinë e Kulturës. “ Politikanët shiten çdo send të Kosovës për tu pasuruar vet, familjet e tyre dhe farefisi i tyre, por pas 12 dhjetorit e këna ndërmend edhe na me i shitë këta politikanë dhe atë gratis kush i donë”, u shpreh Kurti. Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet për rikthimin e simboleve kombëtare të vendit dhe bashkimin me Shqipërinë. Ai po ashtu premtoi se Lëvizja Vetëvendosje do t’i thotë jo hajnisë, jo korrupsionit dhe pamoralshmerisë. Sipas Albin Kurtit, kjo Lëvizje do të rritë buxhetin që i dedikohet bujqësisë dhe përmirësimin e kushteve në shëndetësi, arsim dhe transport publik. “ Ne angazhohemi për bashkimin e Mitrovicës, Kosovës me Shqipërinë, bashke mund të bëjnë shumë gjëra për të mirën e vendit”, porositi Kurti. Wiliam Waker, ndërkaq tha se Kosova ka nevoje për ndryshime, njerëz të ri dhe ide të reja ndërsa kandidati për deputet Rexhep Selimi, u shpreh se sot gjendemi në vendin ku bashkohen Drenica dhe Dukagjini e nga sot po fillojmë edhe bashkimin për vetëvendosje. “ Shqiptarët meritojnë me shumë, nuk e meritojnë tu hiqet flamuri dhe e drejta për vetëvendosje. Kemi nisur një rrugë të madhe bashke me ju që ti kthejmë simbolet tona kombëtare dhe kthimin e dinjitetit të qytetarëve”, u shpreh Selimi në tubimin elektoral në Klinë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close