Publikuar me datën: Fri, Dec 2nd, 2011

Kuriozitete Zbulohet loja e dyfishtë e Tadiqit për “heqjen e barrikadave”

Mitrovicë, 2 dhjetor – Thirrja e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq bërë serbëve në veri të Kosovës për t’i larguar barrikadat është vetëm një farsë. Ai ka bërë një thirrje të tillë vetëm për konsum ndërkombëtar, ndërkohë që në terren ka dërguar emisarët e tij me porosinë e qartë që të mos i largojnë barrikadat dhe të qëndrojnë tek ato.

Në takimin që të premten e kanë mbajtur të ashtuquajturit liderë politikë të veriut të Kosovës, Radenko Nedelkoviq, Branko Niniq (që të dy të partisë së Tadiqit), pastaj Sllavisha Ristiq e Kërstimir Pantiq (të partisë së Koshtunicës), si dhe Dragisha Milloviq (i partisë së Tomisllav Nikoliqit), ata janë dakorduar që thirrjes të Tadiqit për largimin e barrikadave t’i thënë jo.

Portali Lajmeshqip, duke iu referuar një burimi në veri të vendit, shkruan se të ashtuquajturit krerë të Ministrisë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, të cilën e drejton Tadiqi, i kanë sugjeruar serbëve që të mos lejojnë largimin e barrikadave.

Burimi nuk ka dashur të përmend emra, por ka aluduar se ketë njoftim liderëve të veriut ia kanë kumtuar zyrtarë të kësaj ministrie. Thirrja e Tadiqit është vetëm për konsum ndërkombëtar, ndërkohë që në teren gjendja duhet të mbetet e njëjtë, ka thënë burimi.

Me barrikada në rrugët e veriut zgjidhja politike për serbet në këtë pjesë të Kosovës do të jetë shumë më e favorshme, pasi mendohet se kësisoj do të arrihet deri te një autonomi e nivelit të gjerë, u është thënë zyrtarëve lokalë nga zyrtarët e Beogradit.

Në anën tjetër, takimi i përfaqësuesit serb nga Zubin Potoku, Sllavisha Ristiq, dhe komandantit të njësitit gjermano-austriak të KFOR-it, Franz Pirker, përfundoi pa zgjidhje përfundimtare.

Ristiqi u tha gazetarëve se nga KFOR-i ka marrë premtimin se “në ditët e ardhshme nuk do të ketë veprime të dhunshme dhe se gjatë kësaj periudhe do të ketë përpjekje për të gjetur një zgjidhje”.

“Diskutuam propozimet për lirimin e rrugës Zveçan-Zubin Potok, në udhëkryqin e Jagnjenicës. KFOR-i dëshiron ta lirojë atë rrugë dhe ta bëjë një punkt kontrolli për kontroll selektiv të automjeteve, në kërkim të armëve. Ne nuk kemi asgjë kundër një propozimi të tillë, por ne nuk pranojmë punkt në atë vend”, tha Ristiq, transmeton agjencia Beta

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close