Publikuar me datën: Sun, Apr 22nd, 2012

Kur do të përfundojë lufta e pashpallur në Maqedoni?

Kur do të përfundojë lufta e pashpallur në Maqedoni?

Kur do të përfundojë lufta e pashpallur në Maqedoni?

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH) në Maqedoni. Bardhyl Mahmuti në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA flet për zhvillimet më të fundit në Maqedoni, vrasja e pesëfishtë, situatën 10 vite pas luftës së vitit 2001 dhe çështje të tjera politike dhe të sigurisë…

 

INA: Si e vlerësoni situatën e sigurisë në vend?

 

Bardhyl Mahmuti: Të mësuar me operacione policore e ushtarake kundër shqiptarëve, me bastisje shtëpish të shqiptarëve, rrahje masive të shqiptarëve, maltretime të shqiptarëve, plagosje të shqiptarëve, vrasje  të shqiptarëve …..vrasja e 5 qytetarëve jo shqiptarë në Maqedoni ishte aq e pazakontë për opinionin vendor, për opinionin regjional dhe atë ndërkombëtar sa që tërë vëmendja politike dhe e mediave u përqendrua në hipotezat e rrjedhave të mundshme të situatës në këtë shtet.

Në këtë vërshim hipotezash dominuan hipotezat lidhur me “situatën e sigurisë”! Madje, për t’u banalizuar skajshmërish realiteti në këtë shtet, një numër jo i vogël personalitetesh dhe institucionesh bënin apel që “të mos rrezikohet paqja në Maqedoni”!

Që në fillim po theksoj  atë që është e qartë për të gjithë politologët:  Mungesa e LUFTËS SË ARMATOSUR nuk do të thotë PAQE! Kjo sentencë e njohur është tepër domethënëse për situatën politike, ekonomike, kulturore dhe atë të sigurisë së popullit shqiptar në Maqedoni.

 

INA: Cila është forma e kësaj sentence në rastin e Maqedonisë, sidomos pas përfundimit të Luftës së vitit 2001?

 

Bardhyl Mahmuti: Që të kuptohet më drejtë përmbysja mediatike e realitetit në Maqedoni duhet të bëhet një bilanc i shkurtër për këtë periudhe 10 vjeçare të pas Luftës së vitit 2001.

Është fakt i pamohueshëm se “Marrëveshja e Ohrit” i dha fund luftës së armatosur dhe hapi një perspektivë të re që problemet politike, të akumuluara dhe të trashëguara nga e kaluara, të zgjidhen me dialog politik.

Në vend të përkushtimit për realizimin e plotë të kësaj marrëveshje, orientimit të energjive për realizimin e objektivave madhore për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm,  filluan obstruksionet dhe shantazhet ndaj shqiptarëve.

Që në fillim të procesit të implementimit të kësaj marrëveshjeje, u imponua një preambulë kushtetuese, që nuk ishte në frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Amendamentet e Kushtetutës të miratuara pas luftës së vitit 2001 ngërthejnë në vete zbrazëti të qëllimshme, përmes së cilave, në vend të avancimit, kemi degradimin e të drejtave të shqiptarëve në rrafshin politik, ekonomik dhe social.

Krahas pengesave të mëdha në nivel të institucioneve shtetërore për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, partia opozitare e asaj kohe VMRO e Nikolla Gruevskit, organizoi Referendumin e 7 nëntorit të vitit 2004, përmes të cilit u kërkua shpallja e pavlefshme dhe asgjësimi i “Marrëveshjes së Ohrit”.

Edhe pse ky referendum nuk pati sukses  është domethënës fakti se 445.000 qytetarë sllavo-maqedonas u deklaruan në favor të tij.

Krahas frymës antishqiptarë që dominonte në qarqet e caktuara politike të Shkupit dhe tek një shtrese e madhe e popullsisë së indoktrinuar me urrejtje antishqiptare, situatën e bën edhe më të rëndë fakti se për interesa joparimore, përfaqësuesit e partive politike shqiptare pranuan pozitën inferiore dhe përçmuese të sanksionimit me ligj të të drejtave të shqiptarëve dhe ranë në grackën e spekulimeve statistikore, ku të drejtat u bënë objekt kalkulimesh numerike….Të drejta me përqindje!!!

Gjatë mandatit të parë qeveritar të pasluftës (2002-2006) bilanci i koalicionit SDSM- BDI ishte tejet tragjik për shqiptarët:

–   Në vend të respektimit të ligjit për amnisti, term që nuk është adekuat për luftëtarët e lirisë, kemi burgosje masive të mijëra ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare;

–   Në vend të rregullimit të statusit të dëshmorëve të kombit dhe përkujdesjes  institucionale të familjarëve të tyre, kemi privilegje të panumërta për “branitelët maqedonas”;

–   Në vend të riparimit të dëmeve materiale të luftës, u zhdukën gjurmët e 500 milion eurove, që Konferenca e Donatorëve në Bruksel i ndau Maqedonisë për zonat e dëmtuara nga lufta e vitit 2001;

–  Në vend të ndarjes proporcionale të buxhetit, nuk u bë asnjë investim në vendbanimet shqiptare;

–  Në vend të lirisë së premtuar, Maqedonia u shndërrua në një burg të vërtetë kolektiv për shqiptarët.

–  Në vend të paqes dhe sigurisë, u ushtrua dhunë e paparë në territoret e banuara me shumicë shqiptare (mbi 500 shqiptarë u vranë dhe u plagosën në rrethana ende të pandriçuara gjatë këtij mandati katërvjeçar);

Me një fjalë, në mandatin e parë qeveritar të pasluftës (2002-2006), mandati që duhej të ndërtonte paqen, lufta vazhdoi në forma dhe intensitete të ndryshme nga lufta e vitit 2001. Vrasje të shqiptarëve, plagosje të shqiptarëve, bastisje të familjeve shqiptare, arrestime të shqiptarëve, torturime të shqiptarëve në hetuesi për t’i detyruar të pranojnë veprat që nuk i kanë kryer….

 

INA: Sipas asaj që u bë publike nga BDI-ja në atë kohë mosrealizimi i “Marrëveshjes së Ohrit” ishte bërë edhe me sugjerim të ndërkombëtarëve. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë? 

 

Bardhyl Mahmuti: Keni plotësisht të drejtë! Udhëheqësit politik të BDI-së, duke filluar nga Kryetari i saj, Ali Ahmeti, përsërisnin në vazhdimësi se «nuk i kishin realizuar asnjë nga premtimet e veta elektorale për shkak  të  gjoja  sugjerimeve të ndërkombëtarëve që të mos ia ulin rejtingun SDSM-së».

Një parti që merr vota përfaqësimi nga shqiptarët angazhohet të ruaj rejtingun e partnerit të vet maqedonas! Ky ishte kulmi i poshtërsisë që u bë publike nga goja e udhëheqësve të BDI-së ! Ajo që mbeti e fshehtë për opinionin publik qëndron me fshehjen e “ndërkombëtarëve” që sugjeruan mosrealizimin e të drejtave të shqiptarëve! Ishin kinez, rus, serb …? Atë e din Ali Ahmeti dhe kompania e tij! Ajo që mund të thuhet me siguri është fakti se asnjë diplomat i demokracive perëndimore nuk do të kishte pasur guximin të “sugjeronte” një gjë të tillë! Kushdo që të kishin qenë këta “sugjerues antishqiptar” BDI-ja nuk është dashur të pranojë të bëhet pjesë e politikës antishqiptare.

 

INA: Në mandatin e dytë të pasluftës gjërat ndryshuan. As LSDM (që ju përdorni akronimin sllav të tyre SDSM) e as BDI nuk erdhën në pushtet. Realizimi i “Marrëveshjes së Ohrit” dominoi fushatën parazgjedhore të asaj kohe! Çka ndodhi me të drejtat e shqiptarëve ?

 

Bardhyl Mahmuti: Në zgjedhjet e vitit 2006 VMRO e Nikolla Gruevskit, partia që organizoi Referendumin e 7 nëntorit të vitit 2004 dhe militantët e të cilës kërkonin “dhoma gazi për shqiptarët”, mori mandatin e formimit të qeverisë.

Qeverisja e re VMRO-PDSH (2006-2008) do të instalojë një diktaturë të tipit mafioz, të kamufluar me “përbërjen shumetnike të saj” , ku krimi i organizuar do të etablohet në institucionet kryesore shtetërore.

Më 23 maj 2007 Kryeministri N. Gruevski nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë shpalosi orientimin politik të qeverisë së re sa i përket “Marrëveshjes së Ohrit”. Ai hodhi poshtë të gjitha spekulimet mediatike lidhur me marrëveshjet me partitë politike shqiptare dhe  ironizuar në ekstrem që «shqiptarët vetëm mund të ëndërrojnë të jenë të barabartë në këtë shtet». Heshtja e PDSH-së në këtë seancë parlamentare ishte mesazh i qartë për atë që përgatitej nga kjo “diktaturë shumetnike”:

Gjatë sundimit dyvjeçar të diktaturës VMRO-PDSH, Gjykata Kushtetuese ndaloi përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare; nuk u zyrtarizua gjuha shqipe; nuk u soll ligji për dëshmorët e kombit dhe invalidëve të luftës; nuk u bë asnjë investim në territoret me shumicë shqiptare;

Gjatë sundimit dyvjeçar të diktaturës VMRO-PDSH, me mijëra shqiptarë u torturuan në forma të ndryshme; Karadaku, Pollogu dhe Malësia e Tetovës u përballën me format më të tmerrshme të terrorit shtetëror; Terror në Tanushë, Terror dhe vrasje në Vaksincë, Terror dhe vrasje në Haraçinë, Terror dhe vrasje në Rrafshin e Pollogut, Terror dhe vrasje në Tetovë, Masakër në Brodec….

Gjatë sundimit dyvjeçar të diktaturës VMRO-PDSH, në vend të rishqyrtimit të proceseve të montuara gjyqësore dhe lirimit të shqiptarëve që padrejtësisht mbahen në burgje, burgosje të reja dhe montime të reja të proceseve gjyqësore!

Në diktaturën dyvjeçare VMRO-PDSH nuk u bë kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga konflikti i vitit 2001 por u shtuan dëme të reja nga konfliktet e nxitura nga kjo diktaturë;

Me një fjalë, edhe në mandatin e dytë qeveritar të pasluftës (2006-2008), lufta vazhdoi në forma dhe intensitete të ndryshme nga lufta e vitit 2001. Vrasje të shqiptarëve, plagosje të shqiptarëve, bastisje të familjeve shqiptare, arrestime të shqiptarëve, torturime të shqiptarëve në hetuesi për t’i detyruar të pranojnë veprat që nuk i kanë kryer….

 

INA: Përkundër degradimin të nivelit të “Marrëveshjes së Ohrit” fushata e vitit 2008 do të artikulohet përsëri rreth kësaj marrëveshje. Pse?

 

Bardhyl Mahmuti: Gjërat dihen haptazi dhe duhet t’ua rikujtojmë atyre që shtiren se i kanë harruar: ulja e nivelit të “Marrëveshjes së Ohrit” nga një marrëveshje me karakter ndërkombëtare në marrëveshjet ndërpartiake është dëmi më i madh politik që u është bërë shqiptarëve në dhjetë vjetshin e fundit. Fatkeqësisht me pjesëmarrjen e partive politike shqiptare.

Po rikujtojmë se “Marrëveshja e Majit 2007” (në mes të kryetarëve të VMRO-së dhe të BDI-së) uli nivelin e obligimeve, lidhur me të drejtat e popullit shqiptar nga një marrëveshje me ndërmjetësim dhe garanci ndërkombëtare në një marrëveshje gojore në prezencë të ndërkombëtarëve. Kjo marrëveshje paraqet grushtin më të fuqishëm, deri në atë kohë, kundër “Marrëveshjes së Ohrit”.

Ndërsa, “Marrëveshja e Marsit 2008” në mes të kryetarëve të partive politike (VMRO-së dhe të PDSH-së) si marrëveshjeje ndërpartiake dhe pa prezencën ndërkombëtare u realizua plotësisht atentati politik kundër Marrëveshjes së Ohrit.

Përkundër pjesëmarrjes aktive në këtë degradim të “Marrëveshjes së Ohrit” BDI dhe PDSH do ta organizojnë tërë fushatën elektorale të vitit 2008 në premtimet se:

–  nëse edhe një herë marrin mandatin e popullit:  do të zyrtarizojnë gjuhën shqipe; do të rregullojnë statusin e dëshmorëve të kombit; do të përkujdesen për gjendjen e mjerueshme të familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës;  do të abrogojnë vendimin për ndalimin e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar; do të bashkojnë Kërçovën me komunat rurale, që ky qytet shqiptar të mbetet shqiptar; do të lirojnë të gjithë të pafajshmit nga burgjet maqedonase; do t’i japin fund varfërisë së shqiptarëve në Maqedoni;  do të punësojnë qindra mijë persona të papunë….

Si rezultat i degradimit të të drejtave të shqiptarëve nga ana e qeverisjes VMRO-PDSH (2006-2008), autoriteti i VMRO-së u rrit jashtë mase në qarqet antishqiptare dhe ekstreme në Maqedoni. Kjo parti fitoi shumicën dërrmuese të vendeve në parlament (63 deputetë nga 120 vende në parlament).

Mandati i ri i VMRO-së me partner të ri (BDI-në) filloi me një operacion të përmasave të gjëra të dhunës:

– Nën pretekstin e luftës kundër krimit të organizuar, me qindra familje shqiptare të rrethit të Kumanovës dhe të  Shkupit  janë bastisur dhe keqtrajtuar nga instrumentet e dhunës shtetërore (Policisë dhe njësive famëkeqe «ALFA»);

– U shkatërrua Instituti për Trashëgimi Kulturore Shqiptare, si i vetmi institucion ku duhej të përcaktohej mënyra e sistemimit të vlerave historike dhe kulturore, pa gjykuar për statusin politik të shqiptarëve!;

– Në vend të bashkimit të Komunës shqiptare të Kërçovës u miratua vendimi i vendosjes së 600 ushtarakëve maqedonas dhe familjeve të tyre në këtë qytet, për të ndryshuar përqindjen e strukturës së popullsisë;

– Në vend të lirimit nga burgu i shqiptarëve që padrejtësisht janë dënuar, ndodhi montimi i procese të reja gjyqësore:

–    Rikthim i rasteve të ish ushtarëve të UÇK-së, që Gjykata e Hagës i hodhi si të pabaza;

–    Ekstradimi i ish ushtarit të UÇK-së, Shkodran Idrizit nga Gjermania  në Shkup, për t’u gjykuar;

–     Dënimi i civilëve të pafajshëm për Rastin e Brodecit, me 190 vjet burg;

–      Dënimi me burg të përjetshëm i tre ushtarëve të ish UÇK-së, Ismail Aqemi, Bashkim Bajrami dhe njërit nga udhëheqësit e luftës, z. Harun Aliu (Komandant Kushtrimi);

–  U ekzekutuan në formën mafioze nga shteti terrorist maqedonas veprimtarët e shquar  të çështjes kombëtare Harun Aliu, Shaban Zenuni, Qemajl Fejzullahu dhe Xhafer Shala.

Me një fjalë, edhe në mandatin e tretë qeveritar të pasluftës (2008-2011), lufta vazhdoi në forma dhe intensitete të ndryshme nga lufta e vitit 2001. Vrasje të shqiptarëve, plagosje të shqiptarëve, bastisje të familjeve shqiptare, arrestime të shqiptarëve, torturime të shqiptarëve në hetuesi për t’i detyruar të pranojnë veprat që nuk i kanë kryer… diskriminim ekonomik, politik, kulturor të shqiptarëve me pasoja shpërngulen masive dhe spastrim etnik të territoreve shqiptare….

 

INA: Nga ky këndvështrim si e shihni mandatin e katërt qeveritar të pasluftës së vitit 2001?

 

Bardhyl Mahmuti: Edhe në vitin e parë të mandatit të katërt të pasluftës lufta kundër shqiptarëve në Maqedoni vazhdon! Diskriminim ekonomik, politik, kulturor i shqiptarëve vazhdon! Spastrimi etnik vazhdon! Shqiptarët e pafajshëm të dënuar të dënuara në procese të montuara gjyqësore vazhdojnë të mbahen në burgje! Fyerje publike të shqiptarëve, me sponsorizim të Qeverisë! Rrahje e shqiptarëve nga grupet “e huliganëve”, në të katër anët e Maqedonisë! Vrasje e dy shqiptarëve në Gostivar  nga polici Maqedonas dhe përpjekjet qeveritare për ta paraqitur si “akt i vetëmbrojtjes”! …..

 

INA: Në këtë kontekst ndodhi edhe vrasja e “5 qytetarëve jo shqiptarë” siç thoni ju në fillim të intervistës. Në Komunikatën që lëshuat në emër të Bashkimit Demokratik Shqiptar ju drejtoni gishtin drejt Beogradi dhe qarqeve të afërta me ta, të cilat në të kaluarën kanë konstruktuar skenarë të tillë për t’i hedhur benzinë zjarrit. Sa mund të ndikojë kjo ngjarje në përkeqësimin e situatës në Maqedoni? 

 

Bardhyl Mahmuti: Lufta kundër shqiptarëve në Maqedoni është duke u zhvilluar në të gjitha rrafshet e jetës politike, ekonomike, kulturore dhe fetare dhe në këtë luftë janë të implikuar institucionet shtetërore të këtij vendi. Me qëllim të fshehjes së implikimit institucional të shtetit në këtë luftë qarqet antishqiptare Beograd-Shkup konstruktojnë skenarë për t’i dhënë terrorit shtetëror karakter të konflikteve civile dhe ndëretnike. Në këto skenarë shpesh pësojnë njerëz të pafajshëm, të përkatësive të ndryshme etnike, me qëllim të nxitjes së konflikteve ndëretnike. Shqiptarët asnjë herë nuk kanë qëndruar prapa akteve të shëmtuara. Përkundrazi, shumë shpesh kanë qenë viktima të këtyre skenarëve!

Politika qeveritare e nxitjes së konflikteve ndëretnike dhe ndërfetare  në Maqedoni ka qenë objekt i kritikave të shumta të demokracive perëndimore. Po përmendim se përmes disa Raporteve të Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Institucioneve të Bashkimit Evropian është kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë të ndërpresë këtë politikë nxitëse që bartë me vete pasoja të paparashikueshme.

Lufta në Maqedoni nuk ka karakter të luftës civile por të një terrori shtetëror kundër shqiptarëve. Shteti dhe institucione të veçanta shtetërore qëndrojnë edhe prapa paramilitarëve të kamufluar si huligan që terrorizojnë popullin shqiptar.

Ndalimi i simboleve të identitetit kombëtar shqiptar,  shkatërrimi i monumenteve dhe institucioneve kulturore shqiptare, shkatërrimi dhe përvetësimi i monumenteve fetare shqiptare dëshmojnë për përmasat tragjike të terrorit shtetëror antishqiptar dhe politikës së etnocidit që aplikohet në Maqedoni!

Bastisjet dhe maltretimet e mijëra familjeve të shqiptarëve, arrestimet dhe torturimet e mijëra shqiptarëve të pafajshëm, dënimet e qindra të pafajshmëve dëshmojnë për psikozën e terrorit shtetëror që përhapet në mesin e popullit shqiptar;

Shpërngulja e mbi 200.000 shqiptarëve pas përfundimit të Luftës së 2001 dëshmon për përmasat tragjike të terrorit shtetëror antishqiptar dhe politikës gjenocidale që mbretëron në Maqedoni!

Vrasja dhe plagosja e rreth 600 shqiptarëve pas përfundimit të Luftës së 2001, pra numerikisht vrasja dhe plagosja e shumë më shumë shqiptarëve se gjatë Luftës së 2001, dëshmon për përmasat tragjike të kësaj lufte të pashpallur në Maqedoni!

Pra situata është tejet dramatike dhe e tensionuar si rezultat i politikës antishqiptare dhe luftës së pashpallur në Maqedoni.

 

INA: Nga ajo që thatë gjatë intervistës del se në Maqedoni duhet të ndalet lufta e jo të ruhet paqja, e cila nuk ekziston sipas jush.

 

Bardhyl Mahmuti: Në të kaluarën, shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në Maqedoni kanë dëshmuar gatishmërinë që të sakrifikojnë çdo gjë në interes të Shqipërisë dhe Kosovës. Tani, kjo situatë kërkon që forcat politike kombëtare të veprojnë me mençuri për të dëshmuar kapacitete të koordinimit në interes të kësaj pjese të popullit shqiptar që përjeton terrorin shtetëror!

Të gjitha institucionet me relevantë në marrëdhëniet ndërkombëtare, të interesuara për të ngadhënjyer demokracia dhe paqja edhe në këtë pjesë të Evropës, duhet të angazhohen më me ngulm në ndërprerjen e kësaj lufte të pashpallur në Maqedoni dhe në realizimin e të drejtave legjitime të popullit shqiptar! /A.Sopi/

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close