Publikuar me datën: Tue, Feb 19th, 2013

Kuptimi praktik i pavarësisë

Kuptimi praktik i pavarësisë, është kuptimi më domethënës për gjithë botën e gjallë.
Shqiptarët në përgjithësi sakrifikuan shumë për pavarësi.
Para pak kohësh u festua në mënyrë madheshtore shekulli i shpalljes së pavarësisë së Shqipërise etnike.Tani sipas informatave në shtyp po bëhen përgatitje të mëdha për festimin e 5 – vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më vonë vijnë përvjetori i epopesë së UÇK-së e festa tjera.
Emërues i përbashkët i të gjitha këtyre festimeve është se ne ende po festojme për diçka që se kemi në vend se të punojmë seriozisht që ta bëjmë atë që na mungon.
As e kemi Shqipërinë Etnike
As e kemi Kosovën të pavarur
As e kemi UÇK. etj.

Te festosh është mirë, por të festosh për diçka që s’e ke s’është gjithëherë mirë, gënjenë vetëvehten.
Pavaresia nuk është term abstrakt, ajo del e kuptimtë vetëm kur gjen zbatim praktik në jetë, është e prekshme, e dukshme dhe ka shije.
Liria dhe Demokracia, nuk kanë aq kuptim pa pavarësi, janë kategori te saja.

Çka u sollën shqiptarëve demokracia dhe pavarësia e ahtisaarit në këto vite që aq shumë zihen në gojën e pushtetarëve gjithandej hapësirës sonë kombtare?

A din ndokush ta shpjegojë, cili është kuptimi i vërtetë i kësaj fjale, pavarësi sipas ahtisaarit, me të cilën Kosova u shpall shtet dhe u njoh. Te gjitha ato shtete që e njohën deri sot, s’harruan as një herë të vetme ta theksojnë fortë “e njofim Kosovën shtet sipas ahtisaarit. ”Këte nuk e harrojnë, s’bën kurrsesi ta harrojnë as një herë pa e theksuar as politikajt shqiptarë, te cilët në shenjë besnikerie edhe kushtetutën e nxorën sipas “presidentit” Ahtisaari!
A ka ndonjë shtet tjetër dikund që edhe është shtet edhe s’funksionon si shtet, pa asnjë organ të mirëfillte (pavarur) shtetëror sikurse Kosova-ahtisaariane, ku të gjithë mekanizmin e udhëheqjes me çështjet kryesore e kane në dore të huajt.
Mbrojtjen (KFOR), gjyqësinë, sigurinë e brendëshme, strategjinë zhvillimore etj. (Eulex-Unmik), raportet më të ndieshme me shtetet tjera (Serbine) Serbia vet si ia do interesi dhe Brukseli.
Cilat komponente shtetërore po i ushtroka atëherë politika kukull e Kosovsë?
Shqiptaret kan paguar shumë për pavarsinë që do të duhej ta kishin, por po paguajnë edhe më tepër, ditë për ditë për pavarsinë që s’e kanë, e po iu servohet se e kan me një fjalë mashtruese të maskuar mirë.
Populli shqiptar në të tëra vitet e pas luftës, gati 14 vite dhe 5 vite shtet, nuk po i sheh, nuk po i prekë, nuk po i shijonë frytet e sakrificës së vetë sublime.
Historia tregon se gjithëher dhe çdo kund pasluftërat kanë sjellur zhvillim, kthesa të mëdha pozitive, siguri dhe vetëbesim te popujt e dal nga to.
A s’ishte kështu në Gjermaninë e pasluftës që perveq shkatrrimeve në masë dhe dëmeve kolosale që iu kishte bërë Hitleri të tjeërve, për të cilat ajo mori obligimin e shpagimit në tërësi, edhe më tepër ndoshta ishte shkatërruar vetë Gjermania. Ajo ia arriti me punë, vullnet dhe organizim gjithëpopullor, për disa vite të del në majat e zhvillimit, mirëqenjes dhe sigurisë kombtare dhe botërore duke kthyer në rend te pare vetëbesimin në popullin e vetë dhe imazhin e humbur.
Këte nuk e arriti me fjalë boshe, rrena e pallavra, por me vullnet, punë, dhe mobilizim mbarkombtar. Shiqoni dokumentarët e atyre viteve se si kanë punuar dhe si duhet ndërtuar shteti.
Këtij shembulli, por në përmasa vetanake do të duhej dhe duhet t’i referohemi edhe ne shqiptarët si popull dhe ata që iu ra dhe do t’u bie rendi të udhëheqin.
Tek ne ndërsa fatkeqësisht po ndodhë e kundërta, krejt e kundërta!!!

-Në vend të entuziazmit popullin e ka kapluar dëshprimi!
-Ne vend të sigurisë, mossiguria!
-Në vend të vullnetit për t’iu kthyer vendit miliona të shperngulur anë e kënd botës, ikun me të madhe edhe ata që kan mbetur!
Eshtë e pa mundur të gjendet një shqiptar e që s’është i lidhur me rrjetin e pushtetit e të thotë se është i knaqur me zhvillimet e Kosovës së pasluftës dhe pavaërsisë ahtisaariane.
Unë s’kam takuar të tillë!

Lind pyetja:
1)-Kemi të bëjmë me nje popull qe s’e do vendin apo
2)-Me një shtet që s’është për popullin?!
Askush s’mundë të thotë se është e para, shqipëtarët vazhdimisht kan dëshmuar me sakrifica të shumëta se e duan vendin.
E dëshmuan edhe menjëherë pas lufte me kthimin masiv, që mahniti botën, pa ndier për rreziqet nga minat e kurdisura nga okupatori, që jo të paktëve ju kushtoi me jetë.
Populli e filloi luftën e ndërtimit të vendit me shpresën se i kishim dhënë fund njëhere e përgjithmonë pushtimit serb, për të cilën shpresë është paguar çmim shumë i lartë, mbi një shekull.
E kishim edhe premtimin e bashkësise ndërkombtare se tani e tutje do të jetonim të lirë, plotësisht të pavaruar në shtet dhe vend tonin den baba den.
Menduam se i’u dha fund ciklit të vuajtjeve, skamjeve, përndjekjeve, shpërnguljeve, papunësise etj. dhe tani do të jetojmë me dinjitet sikurse e gjithë bota e qytetëruar.

Por, çfarë ndodhi dhe po ndodhë vertete me shqiptarët, a filluan të plotësohen këto dëshira dhe të fillojë zbatimi i këtij përkushtimi gjithëpopullor për ta ndërtuar, zhvilluar dhe jetuar në vendin e vet?!
Cilat janë arritjet e pavarësisë ahtisaariane që i përmbushen kërkesat e popullit shqiptar, shumicë dërmuese mbi 90% ne Kosovë?

Pavarësia-ahtisaariane:
1).-S’e largoi Serbinë nga Kosova, por ditë për ditë po e copton (serbizon) Kosovën edhe për brenda, po lëshon rrënjë të reja në të, tani edhe me nënshkrim të shqiptarëve dhe garancione të bashkësisë ndërkombtare që s’i kishte më parë.

2)-Kosovën e zhveshi nga autoktonia, historia, kultura, trashigimia kombtare, hymni, flamuri duke e sajuar në rastin më të mirë një komb të ri ”kosovar” multi-kulti, jugosllavi në miniaturë të lindur më 17 Shkurt 2008 dhe kaq, pa histori dhe prejardhje, sikurse të pikte nga qielli.
Tani edhe në tekstet shkollore po futet historia ahtisaariane e Serbisë.

3)-Nuk siguroi mbrojtje nga Serbia, UÇK që e kishte bërë luftën kundër Serbisë u shpartallua. TMK u shndërrua në FSK pa as një fuqi mbrojtëse.
Kosova mbeti një oborr i Serbisë pa mur, pa derë, pa roje.
Serbia kur të dojë, natën, ditën, dimër, verë, hynë dhe del nga Kosova, nese ka interesa.
Shërbimet serbe munden në çdo kohë këdo në Kosovë që i’u duhet (politikan apo tjetër) ta marrin ta dërgojnë në Serbi pa u vërejtur nga askush sa për sigurinë që ofron kufiri i Kosovës.
Janë përralla për fëmijë ato se na mbron KFOR-i, ata kanë tjetër aspekt të sigurisë.
Serbia s’ka as nevojë të sjellë policë në Kosovë për t’i mbikqyrur shqiptarët, kur zhvillimet po i shkojne sipas interesit, edhe pse me marrëveshje të Kumanovës ndoshta i lejohet edhe kjo.
Këto që po i realizon Serbia në Kosovë tani me këte pavarsi –ahtisaariane, as Millosheviqi s’i kishte kërkuar. Dikund në vitet 86 Dobrica -Çosiqi që ishte kryetar serbo-sllavie aso kohe kishte dhëne si propozim, siç shkruante shtypi aso kohe, të behet pinrrimi i territoreve Kosovë-lindore-Kosovë veriore, dhe kështu serbët dhe shqiptarët të ndahen njëherë e përgjithmonë, secili në shtëpinë e vetë.
Çka po ndodh tani?
Serbia për Kosovën veriore po siguron autonomi të plotë (shtet) në Kosovën që s’e njeh me asnjë kusht, pa e prekur Kosovën lindore që edhe de jure edhe de fakto e ka nën kontroll.
Autonomi e Kosovës veriore me garancione ndërkombtare e lidhur me komunat serbe në Kosovë, do të thot e drejtë shkëputjeje e kesaj pjese kur të ju duhet, duke tërhequr edhe komunat tjera pas, ose duke u kompensuar me pjesë të tjera.
Pra Qosiqi ,”baba” i Millosheviqit donte Kosovën verore në këmbim për Kosovën lindore, ndërsa tani “djemtë ” e Millosheviqit, Nikoliqi dhe Daçiqi po i sigurojnë të dyjat, plus po mbesin “hisenikë” në pjesën tjetër të Kosovës të cilën e thonë hapatas se është “Kosovo i Metohija” pa dhënë gjë, vetëm nga një fotografi në Bruksel ku ju duhet nga një nënshkrim i Hashimit dhe Atifetes.
Të gjitha këtë po ua mundëson kushtetuta dhe pavarsia e “presidentit” Ahtisaari e zbatuar me përpikëri nga politka kukull e Kosovës dhe e Shqipërisë.

Pavarësia-ahtisaariane:
4)-Nuk e zhvilloi Kosoven, por e shkatrroi edhe atë bazë zhvillimore që kishte, në emer të privatizimit (korrupcionit), shifen fare pak bujq nëpër ara, bagëti nëpër fusha, fabrika dhe objekte tjera industriale, u shkatrruan edhe ato qe ishin, të tjera s’u ngritën, as nga ndërkombtarët që flasin për ndihma të mëdha, as nga vendoret që flasin për zhvillim kolosal.

5)-Arsimi, kultura, shëndetsia etj. nuk shënuan ngritje, përkundrazi ulje. Kategori të huaja për shqiptarët, si pasiguria, droga, prostitucioni, pabesia, haraqi, shkatërrimet familjare etj. kanë lëshuar thellë rrënjë ndër ne dhe është e vështirë të zhdukën.

6)-Nuk u bë kthimi i të shpërngulurve të detyruar shqiptarë me miliona anë e mbanë rruzullit, që ishin dhe mbeten kontribuesit më të mëdhenjë në të gjitha periudhat kohore, në çlirimin dhe financimin e vendit, dje dhe sot, për ta as që u bënë përpjekje të kthehen. Mërgata përdoret vetëm për t’u plaçkitur, ne forma nga më të ndryshmet, as që u lejuan të regjistrohen si qytetarë të Kosovës.
Kjo armatë emigracioni (mbi gjysma e kombit) ç’do ditë po pasohet nga shpërngulje të reja të vazhdueshme nga e gjithë hapesira kombtare, si në kohën e sundimit serb.
Vetëm në vitin 2012 sipas statistikave gjermane numri i azilkërkuesve nga Serbia, Maqedonia (lexo shqiptarët), Shqipëria etj, ka shënuar rritje në mbi 300%.
Pyetje:
-Përse ikun populli nga demokracia dhe pavarësia që aq shumë dhan për to?
-Në mulli të kujtë qonë ujë kjo ikje?
-Perse pushtetaret që iu “dhemb” shpirti për popull, kurr s’e zënë në gojë këtë fenomen
tragjikë, që po qe se s’ndalet shpejt, do ta sjellë në rrezik ekzistencën e mbarë kombit.
Hapësira kombtare shqiptare është shumë e pasur dhe e kompletuar për mrekulli me të gjitha llojet e pasurive, nëntokësore, mbitokësore, ujore, pyjore, fushore, njerzore me popullsine më vitale jo vetëm në Europë, veq Zoti që ka dijtur me e fale siç thot populli.
Këto pasuri pa e zmadhuar, do të duhej të bënin që banorët e këtyre hapsirave të ndiheshin princër te vërtetë!
Megjithate, populli prapë me të madhe largohet nga vendi!
Kjo ikje iu duhet pushtetareve të cilët s’kan as një ide, as një program pune a zhvillimi
t’iu ofrojnë masave përveq paisjes me viza për në BE dhe e nxisin ikjen me sa munden.
Jan frigacakë te skajshëm, veti e njerzve të dobët, të ligj, prandaj edhe jan servilë të urryer.
Jane bërë jo vetëm qesharakë por edhe stërbajat me këtë farë fjalori “associmi” “fisibiliteti”, “pyetsori” e plla,plla tjera, të gjitha vetëm e vetëm për mashtrim të popullit dhe rehatim të vetëvetes.
Shqiperia, Kosova etj. nuk ndodhen në Afrikë, Azi, Amerikë latine apo Australi, poe ato ndodhen në Europë dhe Europa e din mirë se ku ndodhen dhe ç’far iu nevoitet.
Shqiptaret në krahasim me vendet tjera që jan ose jo antëare të BE, më së tepërmi kan popull të vetin nëpër këto shtete, mbi 50%, e për çfarë ju dashka pranimi me urgjencë në BE kur s’prodhojnë asgjë, as për vete, e hiq fare për tregun e BE, veq qenieve njerzore.
BE nuk është bashkim shtetesh në kuptimin fizik, por bashkim tregu nga këto shtete.
Ne duhet të zhvillohemi për brenda që të jemi konkurente në BE sikurse sllovenët që janë shumë më të pakët në numë se Shqiptarët.
Në BE nuk kemi nevojë te hyjmë si lypsarë, por si komb i bashkuar, dinjitoz dhe i zhvilluar.
Shtete të Europës, Britania, Zvicra, Hungaria etj. janë skeptike për të ardhmen e këtij bashkimi tregtar, ndërsa pushtetarët shqiptarë e ndërsejne popullin si delet në lum vetëm sa t’i heqin qafe. “Zbulim historik” i përsëritur nga disa herë në ditë nga politika shqiptare në përgjithësi dhe qarqe të caktuara kundër shqiptare, se bashkimi i shqipëtarëve do te behet ne Europe. Eshte mashtrim perfid, rrene e kulluar qe ka si qellim te fundit shkaperderdhjen dhe zhberjen e shqiptareve.
Nese po u beka bashkimi ne Europe, perse s’i thuhet Serbise leri bisedimet ne Bruksel qe i ka organizuar vete Serbia per Kosoven veriore, ose lere permendoren e UÇPMB-së se edhe ashtu s’kan rendesi se te gjithe do bashkohemi ne Europe?
Besimi eshte veti e budallenjeve, janë gjetur shqiptaret qe per te saten here s’nxjerrin mesime nga besimi i verber.
“I menquri meson nga gabimet e te tjerve, budallai as nga te vetat”.
Keshtu ishte edhe me kroatet, askush s’iu tha atyre, as ata se rrejten popullin e vet, lereni Kninin, Vukovarin etj. se s’kan rendesi se ne do te bashkohemi ne Europe. Por jo, e siguruan mire e mire teritorin e tani po hyjne ne Europe me kufinje te sigurte.
Keshtu po ndodhe edhe me Maqedonine etj.
Përse s’u zgjodh problemi i Irlandes veriore i Baskëve në Spanjë vetëm nga të qenurit pjestare të BE.
Kete far teze te rrejshme populli duhet t’ua hedh ne fytyre atyre qe e lansojne dhe te rrjeshtohet me ata qe e thone te verteten si ne Shqiperi, Kosove dhe pjeset tjera.
“Më i mirë më ëshët anmiku që më thot të vërtetën në sy, se sa miku që më rrenë” thotë fjala e urtë popullore.
A dalin këta farë pushtetarësh ndonjehere nga kullat e pushtetit që ta vizitojnë vendin,
ta shofin sa fshatrat janë mbetur bosh pa banorë, sa shkollat pa nxënës, sa fushat pa bagëti, sa tokat pjellore pa bujqë etj.?!
Ka edhe shume te këqia tjera të njohura e të pa njohura, me pasoja afatshkurtëra dhe afatgjata. E vetmja e arritur e demokracisë shqiptare në pergjithësi dhe e pavaresisë serbo-ahtisaariane e Kosovës në veqanti, është shtimi dhe zhvillimi i parazitizmit.
Parazitizmi është rreziku kryesorë i ç’do shoqërie.
Shtresat parazitare nuk eshte aspak e veshtire t’i dalloshe, iu vizllon veshja, kravatet, veturat e blinduara, shtëpitë, shtëpitë pushimore e çka s’vizllon te parazitarët! Të majmur mirë nga djersa dhe mundi i popullit, i kan zënë frymën vendit. Ata sa vijnë e shtohen, janë të pranishëm në mbledhje të “rëndësishme” partishë (klanesh), “akademi perkujtimore”, vizita varrezash dhe përmendore dëshmorësh, të ngritura më tepër për t’i bërë vetes reklamë, restorane luksoze me muzikë tallava etj. E ku si shefë parazitët!?
Jan të shtrirë gjerë e gjate në të gjitha nivelet e pushtetit, të rrethuar mirë me rrjeta interesash, të përfaqësuar nga mjetet e informimit që iu bëjn reklamën, bizneset e ndyta me të cilët i ndajnë paratë e mbledhura nga mërgata dhe e furnizojnë Serbinë me deviza për do ushqime të prishura që i marrin vetë, por dhe ua sjellë përmes “autostrades së kombit”, që shqiptarët veq se për ndonjë pushim, se s’kanë mundësi ta shfrytëzojnë për qëllime tjera.
Kjo shtresë parazitare e ka qoroditur tejmase jetën dhe traditat e popullit shqiptar në gjithë hapsirën kombtare.
Është e rëndë t’i shofësh të mos reagojnë fuqishëm ndaj gjithe këtyre zhvillimeve kundër kombtare, ata luftëtarë me nam te UÇK-se që në një formë ose tjetër janë pjesë e këtyre zhvillimeve të pasluftes, e pa të cilët UÇK, s’do të ishte ajo që ishte.
Ata mund t’i kenë 1001 “arsye” që ne s’i dijmë, por interesat kombtare tejkalojnë arsyet e tyre.
Shqipëtarët në përgjithësi dhe Kosova në veqanti, për shumëçka gjenden në pozita më të rënda se sa në kohën kur ishin të okupuar nga Serbia.
Serbia s’kishte më as një mundësi t’i mbante shqiptarët nën okupim.
Përqëndrimi i popullsisë në trojet e veta si ishte aso kohe dhe lindja e UÇK, ishin vetevetiu fitore ndaj okupimit serb, pa u lëshuar në zhvillimet e mëvonshme dhe përkrahjen ndërkombetare. Tani raportet jan krejtësisht ndryshe.
Serbise ditë për ditë po i krijohen favore të rikthimit me metoda moderne.
Popullin shqiptar në pergjithesi e ka kapluar virusi tragjik i ikjes nga vendi.
Ate që Serbia s’e kishte arritur as me memorandume, tani po e realizon me demokraci, përmes politikes shqiptare, e cila me te gjitha format dhe mundësitë nxit largimin e popullit nga vendi.
Gjysma e popullit u largua tashmë vetëm për 20 vite, gjysmës tjetër s’i duhen, kaq!
Pas nja 20-30 vitesh, sipas këtyre zhvillimeve “një zot e di” a do te mbeten aq shqiptarë në trojet e veta, që të ketë kush të interesohet per “pavarësi” mos të flasim per ndonjë ripërtrirje te UÇK-se në rast nevoje.
Këto parashikime siç shifet i ka bëre shumë më mirë “ahtisaari” se sa politika shqiptare.
“Livadhin e kullot ai që ka delet” thot populli.
Në anën tjeter, shumë më tepër ka përkrahje nga BN qëllimi i Serbise për dominim ndaj shqiptarëve se sa interesi jetik i tyre për mbijetesë në trojet e veta.
Çdo kush që i ka dy kokrra mendë, mund t’i shef ditë për ditë këto ecuri.
Nga i gjithë ky zhvillim i pasluftës në përgjithësi dhe 5 – vite pavarësi serbo-ahtisaariane
në veqanti, del se kjo “pavarësi” nuk i solli popullit asgjë te pritshme, veq zhgënjim, pasiguri, mospunë, rrënim të brendshëm, ikje etj.
Deri sa për poullin frytet e kësaj pavarësie janë të idhta, ndërsa për parazitët të ëmbla, s’ka pse të quhet pavarësi e popullit, por e atyre që do ta festojne me madhështi, pavarësia e parazitëve.

Abdullah Begolli

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close