Kumanova – Letër atyre që dinë të lexojnë

Pamje dritheruese s’eshte ajo e flakes e tymit, sa jane syte e atyre njerezve, te cileve u dolen ne prite, dhe ende nuk e kuptojne ke po takojne. Ke prej tyre kane mikun, e ke armikun. Kush prej tyre e filloi e kush do te mbaroje ate qe filloi. Kush hapi flaken, per te nxjerre tymin, e kush me tymnajen do te arrije synimin.
Ajo flake e tyme qe pame e ndoqem, ishte nje gjurme per te mbuluar shume gjurme tjera. Flake devijuese. Goditje per te mos u goditur ajo qe eshte pergatitur te goditet. Per te lejuar enet e nendheut te saj te levizin lirshem ne jetesimin e nje ecjeje, qe askush te mos e hetoje e dalloje. Dhe qe askush nuk ia di fillimin e mbarimin, perveç atyre qe mbajten ne duar shkrepesen dhe barutin.
Ne nje ane, Tirana pret mikun e madh te shqiptareve. Ndersa ne anen tjeter, ne Prishtine, po zbarkojne shume detyra e pergjegjesi per te levizur ne drejtimin, qe eshte pergatitur ajo vije vite me radhe. E ne Shkup, si nje qender e rendesishme shqiptare, levizjet e fundit te vetedijes dhe ndergjegjes shqiptare per nje rimekembje dhe fillim ndryshe, na del Kumanova trime, aty ku buruan shume levizje, te cilat na sollen zhvillimet qe kemi ne trevat tona shqiptare, te goditet, kaq çuditerisht, synon perveç shperqendrimit, edhe e zhytjes se faktorit te mirefillte shqiptar ne nje qorrsokak me vetedijen e tyre, por te pavullnetshem.
Kumanova, kjo vater e rendesishme shqiptare. Aty ku perplasjet e se nesermes, do te jene perplasje vendimtare per te ardhmen e gjithe Shqiperise.
Loja qe po luhet, eshte nje loje pa shikues. Por jo. Eshte e thjeshte. Kerkohet qe shqiptaret te deshtojne ne provimin e tyre te demokracise dhe integrimit perballe faktorit nderkombetar dhe atij europian. Qe shqiptaret te shihen gjithnje egersirat e Ballkanit dhe te Europes. Qe shqiptaret te jene gjithnje ai kercenim, per te cilin vazhdimisht trumbeton Beogradi neper Bote. Qe shqiptaret jane popull qe s’di te mendoje e veproje politikisht. Qe shqiptareve nese iu jep Shqiperine e tyre, do te kerkojne edhe Beogradin e Athinen.
Fatmiresisht keta jemi, se ne nuk dime te jetojme me te keqen e dinakun, me gjakpiresin e tradhtarin. Se ne nuk mund te bashkejetojme me ata qe na prene ne bese.
Se ky shekull eshte i yni, dhe kete e dine te gjithe./Shkruan: Avni Tafili