Kuçi: Fati e pavarësia e Kosovës nuk varen nga zgjedhjet serbe

Kosova nuk ka pasur telashe asnjëherë me liderët e Serbisë, por ajo është ballafaquar me sovranitetin e saj karshi Kosovës, deklaroi të hënën zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi..
Ai ka thënë se presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, është zgjedhje e qytetarëve serb. Ndërkaq, sipas tij, fati dhe pavarësia e Kosovës nuk varen nga zgjedhjet politike në Serbi.