Publikuar me datën: Fri, Mar 25th, 2011

Kufijtë e rinj në Ballkan

Preshevë, 25 mars – Lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, njëherësh dhe njëri nga komandantët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Luginës së Preshevës (UÇPMB),  tash nënkryetar i Kuvendit të Preshevës, Orhan Rexhepi, në një deklaratë dhënë për mediat serbe (FoNet dhe JUGpress), ka thënë se tashmë është e qartë që bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do të jenë vetëm teknike dhe se gjithçka, sipas tij, është duke shkuar në atë drejtim që ato të shndërrohen në bisedime rreth gjërave të mëdha, përkatësisht rreth rregullimit të kufijve të rinj në rajon.
Rexhepi konsideron se rregullimi i kufijve në fillim do të zgjidhet në mes Kosovës dhe Serbisë, por që pastaj shpejt do të zgjerohet edhe në rajon.
“Grupi Ndërkombëtar i Krizave tashmë ka filluar të ndryshojë qëndrimin  e vet për mos-ndryshimin e kufijve, kur është prononcuar për autonomi  të Kosovës veriore”, është shprehur Rexhepi, duke shtuar se “në kontekst të kësaj Lugina e Preshevës patjetër duhet të bëhet pjesë e Kosovës, përkatësisht pjesë e Shqipërisë”.
Në favor të këtij konstatimi, ish-komandanti i UÇPMB-së, Orhan Rexhepi, ka potencuar Kartën e Kombeve të Bashkuara për të drejtën e popujve në Vetëvendosje, Konferencën e Helsinkit të vitit 1975 për ndryshimin e kufijve në mënyrë të qetë përmes bisedimeve, “përmirësimin” e Konferencës së Versajës të vitit 1919, Sondazhin e fundit të Galup International, siç thotë me kërkesën e Bashkimit Evropian, sipas të cilit Sondazh 75 për qind e shqiptarëve në gjithë Ballkanin janë për bashkimin e trojeve të tyre në një shtet si dhe Referendumin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vitit 1992, për bashkëngjitjen e saj me Kosovën, por gjithashtu edhe Kryengritjen e UÇPMB-së në vitet 2000-2001.

Rexhepi konstaton se mbështetja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Riza Halimin (PVD) dhe Rahmi Zulfiun (UDSH), të cilët janë për atë që “Lugina e Preshevës të mbetet pjesë e Serbisë”, drastikisht po zvogëlohet. Populli shqiptar, sipas tij, është ai që vendos për gjërat e mëdha historike, që do të thotë se idetë e tilla të tyre janë përfundimisht të tejkaluara, e përmbyll deklaratën e tij, Rexhepi, dhënë për mediat serbe (FoNet dhe JUGpress).

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close