Publikuar me datën: Thu, May 9th, 2013

Kuçi: Kosova do zbatim të Marrëveshjes, jo negociata të reja

Prishtina zyrtare ka fajësuar Beogradin për mosgatishmëri të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Dështimi i raundit të dytë të bisedimeve në Bruksel në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes Thaçi- Daçiq, sipas kryesuesit të delegacionit nga Kosova, zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, erdhi si pasojë e obstruksioneve të palës serbe.

Madje, siç e citon Rel, ai ka thënë se te Beogradi vërehet edhe një lloj pendimi për marrëveshjen e arritur dhe tani pala serbe po kërkon të hapë edhe tema tjera që nuk janë paraparë fare me marrëveshjen 15 pikëshe.

“Kemi hasur nga pala serbe një gatishmëri për t’i shtyrë gjërat. Do ta thosha ndoshta një pishmanllëk, nëse më lejohet ta them me fjalë popullore, për atë që e kanë nënshkruar deri më tani. Apo edhe një tendencë që të diskutohet, flitet për gjëra që nuk janë në marrëveshje, apo e tejkalojnë kornizën e saj. Pala kosovare është e gatshme ta zbatojë marrëveshjen pikë për pikë, por nuk jemi të gatshëm të bëjmë negociata të reja para se kjo marrëveshje të zbatohet”, ka thënë Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se për planin zbatues të marrëveshjes, të cilin palëve u ka ofruar drejtori për zgjerim, Fernando Gentilini, delegacionet aktuale nuk po mund të merren vesh, andaj ai ka kërkuar që takimi i radhës të mbahet në nivelin kryeministrave me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.

Në kuadër të bisedimeve dyditëshe në Bruksel, për planin e zbatimit, Kuçi ka thënë se pala serbe vazhdimisht ka ngritur çështje që nuk janë në tavolinën e bisedimeve.

Përndryshe, Kuçi është shprehur më se i bindur se marrëveshja Thaçi – Daçiq e datës 19 prill, nuk ka alternativë dhe se ajo do të zbatohet, pavarësisht shtyrjeve të vazhdueshme që, sipas tij, po i bën pala serbe. Ai ka theksuar se me apo pa marrëveshje, Kosova do të shtrijë sovranitetin e saj edhe në veri të vendit.

“Është një marrëveshje ndërkombëtare, me garanci të forta nga BE-ja dhe shtetet  tjera. Nuk ka rrezikim të saj, ne i besojmë BE-së, i besojmë SHBA-së. Nuk i kemi besuar Serbisë as kur e kemi arritur marrëveshjen. Zbatimi do të ndodhë dhe vendosja e sovranitetit tonë në gjithë territorin, nuk ka alternativë, me ose pa marrëveshje”, ka theksuar Kuçi

Në lidhje me bisedimet rreth planit të zbatimit, është deklaruar edhe përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar. Ai ka deklaruar se do të nevojitet durim, por ka tërhequr vërejtjen se palët nuk kanë edhe shumë kohë, duke rikujtuar se po afrohet data kur Bashkimi Evropian do të vendosë për të ardhmen e integrimeve evropiane për Serbinë dhe Kosovën

“Kemi edhe pak kohë dhe shpresoj që të dyja palët do ta shfrytëzojnë këtë kohë të mbetur me mençuri. Jam optimist për arritjen e marrëveshjes për planin e zbatimi në të ardhmen e afërt. Jam optimist edhe për zbatimin e saj dhe se zbatimi duhet të ndodhë qysh para përfundimit të muajit qershor”, ka deklaruar Zbogar.

Nga ana tjetër, shefi i EULEX-it, Berndt Borchard ka thekuar se përgjegjësitë që do t’i ketë EULEX-i, do të përcaktohen në planin implementues të marrëveshjes.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close