Publikuar me datën: Wed, Jul 25th, 2012

Kuçi: 25 korriku e ka pasur efektin e vet

Para një viti, me 25 korrik, Policia e Kosovës kishte ndërhyrë në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Mitrovicës, me qëllim vënien e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të vendit.

Një vit pas, gjendja në veri ende është e brishtë dhe ende nuk e kanë ndalur aktivitetin e tyre strukturat paralele serbe.

Mirëpo, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë për Indeksonline se intervenimi i 25 korrikut e ka pasur efektin e vet.

Sipas tij, edhe Serbia është bindur se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

“Në kuptimin e trajtimit politik dhe juridik nga faktorët më me rëndësi në botë, por edhe nga vetë Serbia është theksuar bindja se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se ajo pjesë është e pjesë e pandashme e vendit tonë” ka thënë Kuçi për Indeksonline.

Megjithatë Kuçi ka thënë se duhet ende punë për të vendosur rendin dhe ligjin në veri të vendit.

“Në aspektin e kontrollit të kufirit është vënë një hap përpara në pikat 1 dhe 31 por ende ka shumë punë për të vendosur rendin dhe ligjin, për të forcuar sovranitetin tonë atje, për të ndërtuar institucione legjitime dhe demokratike dhe për të zhvilluar infrastrukturën për jetë më të mirë. Këtu patjetër duhet të ketë rol më të shtuar KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës por edhe trysnia ndërkombëtare mbi qeverinë e Beogradit për mosndërhyrje dhe mirëkuptim nga qytetarët lokal atje” ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi për Indeksonline.

Edhe një vit pas nga aksioni i policisë, i cili nuk zgjati më shumë 24 orë, e nga i cili u vra polici Enver Zymberi, u dogjën pikat kufitare, u bllokuan të gjitha rrugët në atë pjesë të vendit, gjendja në veri të vendit mbetet e njëjtë

E veriu i vendit është në prag të futjes në agjendën e bisedimeve Prishtinë-Beograd

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close