Publikuar me datën: Sat, Jan 12th, 2013

Kuajtë e Trojës— Mersel Bilalli.

Published 12/01/2013 14:13:00
image

Mersel Bilalli

 

Zgjedhjet lokale po afrohen. Opozita maqedonase do t’i bojkojka, pasi ato nuk do të ishin të lira dhe demokratike. A vet personi kyq i opozitës dy vite më parë i pat uruar fitoren Gruevskit dhe pranoi humbjen! Crvenkovski paraprakisht pat ndërtuar një parim në LSDM – kush humbë zgjedhjet jep dorëheqje. Madje pat deklaruar se edhe vet do ta respektoj atë parim. Por, fjalët i morri era. Tani ai e di mire se edhe një humbje dhe për te s’ka shpëtim. Prandaj edhe inskenoi situatë që do ta arsyetonte bojkotin. Të përkujtojmë se ky shef i tanishëm i opozitës ka kontribut të madhë në ardhjen e Gruevskit në pushtet. Në një tryezë të rrumbullaktë (shtatë vite më parë), gjatë pauzës më ra të bisedojë me dy persona që mbanin logjistikën e Crvenkovskit (njëri bashkëpuntor shumë të afërt i tij, tjetra redaktore e një mediumi relevant). Grupi i tyre i gjërë bënte kampanjë të paskrupulltë kundër premierit të asaj kohe Buçkovskit me orientime tejet liberale. Edhe vet Crvenovski, asaj kohe kryetar shteti, sulmonte premierin në segmentet më sensitive për opinionin maqedonas – çështjen e Kosovës. Kur Buçkovski në koordinim me Uashingtonin do të thoshte diçka në favor të pavarsimit të Kosovës, të nesërmen Crvenkovski si kryetar shteti dilte me demant se ai qëndrim është mendim personal i premierit, por jo edhe i shtetit!!!! Goditjet ishin tejet të rënda kur ta kemi parasysh se sa ishte saj kohe opinion maqedonas anti Kosovës. Por, jo vetëm ky segment, por edhe shumë montime e shantazhe tjera i hapën rrugën Gruevskit.

Por, t’i këthehemi bisedës me miqtë e mi nga tryeza, të cilëve iu drejtova me këto fjalë – “pasi dëshironi ta rrëzoni Buçkovskin, cilin do ta sjellni? Mendoni se Gruevski është zgjedhje e mirë”? Po, mu përgjigjën njëzëri. E çka mandej i pyeta? Në qeshje ironike më thanë se Gruevski nuk paska kapacitet të udhëheq me qeverinë më shumë se gjashtë muaj!!! E pastaj shefi ynë do të vendos. U thashë se në histori gjithëherë që dikë kanë nënvlersur, shtrejtë e kanë paguar. E kishin nënçmuar edhe Hitlerin edhe Stalinin edhe Neronin, por pastaj kishin mallkuar veten. Kush mbjellë kunguj me djallin – për koke do t’i thehen.

Sot, shefi i opozitës derdhë lot krokodili për demokraci. Ofrohet si shpëtimtar në momentin kur opinion e percepton si shkaktar. Vështirë është të besohet se ai që ka vënë zjarrin meriton të promovohet në zjarrfikës. Nga ana tjetër, si t’i besohet kapacitetit demokratik të liderit të opozitës kur asnjë nga 50 të pranishmit (funksionarë partiak, deputetë e kryetar komunash), nuk ka mund t’i kundërshtoj për idenë e bojkotit?!! Njerëzit duan diçka të re, pasi të tillë e kanë Gruevskin për marak. Ata që gjithë kohën kritkonin pushtetin për ate se i sulmon përfaqësuesit e jashtëm tani sulmojnë ambasadorin amerikan Volers dhe ate evropian Orav. Predikuesit na sugjerojnë që të mos insistojmë ta përzëmë djallin me një djall tjetër pasi atëherë do të kemi punë me dy djajë.

Edhe në kampusin shqiptarë tani më zgjedhjet janë shndërrua në farkues të fatkeqësisë së votuesve. Votuesit përmes rrethimit ndërtojnë fatin e një grusht personash mbi fatkeqësinë e vet. Çdokush nga bota normale do të pyeste – çka është me këta njerëz që dekada me radhë preferojnë vetmashtrimet, tolerojnë dikush t’ua shkel dinjitetit dhe integritetin, që ndokush t’ua nënçmojë inteligjencën?! E gjithë kjo nga ata që në gojë kanë patriotizmin, kurse në zemër krim-profitin. Njerëzit që heshtin nuk kanë të zhvilluar instikt vetëmbrojtje nga patriotizma fatamorganë që të vetmin qëllim kanë konvertimin në para. Lloj lloj projektesh të ndasive etnike dhe fetare, kurse masa apolitik qëndronë amorfe. I famshi Rene Tores do të kishte thënë – “askush të mos shpresoj në ardhmërinë e vet nëse nuk ka guxim haptazi të mbrojë dinjitetin e vet, pasi fati i ndjek vetëm ata që kanë guxim.” Por, mjerim është kur duron të keqen. A mjerimi më i madhë është kur lëvdon të keqen. Kur solidarizohesh me te. Projektet – Shkupi 2014, antievropeizmi dhe të ngjajshmit nuk do të mund të lulëzonin po të mos donin përfaqësuesit shqiptar apo po të kundërveheshin shqiptarët. Por, rrallë ndodhë që idealet të kenë vlerë më të madhe se paraja. Apo më të madhe se ndonjë interes punësimi apo avansimi. Ky është plafoni i idealit shqiptar. Fuqia e Gruevskit qëndron në përkrahjen direkte apo indirekte që ka nga faktorit politik shqiptarë dhe nga indiferenca e shqiptarëve. Edhe ato pak investime nga jashtë, të gjitha orientohen në pjesën lindore të shtetit – ,,Jonson Controls,, (investim i ri) ,,Johnson Meti,, (poashtu investim plotësues) ,,Technnohaze Kemet Electronics,, ,,Cromberg & Shubert,, ,,Prota,, , projekti për Kavadarin etj. Vlera e tyre do të arrijë në afro një miljard euro, kurse priten të punësohen rreth 15 mijë veta. Në pjesën shqiptare investime nga jashtë me sponzorim qeveritar – ZERO. Qeveria jep 4.2 milon evra për AKVA –PARK, kurse Sarajt vite me radhë i mungon një million evro që të riaktivizohet ajo natyrë. Pa dilemë se bëhet fjalë për diskriminim të thellë.

Por, problemi është edhe i mentalitetit tonë, pasi jemi shndërrua në servil të politikanëve në vend që ato ti konsederojmë si servis tonin që i zgjedhim dhe i paguajmë që të na shërbejnë. E kur ata të dështojnë, ne t’i ndrojmë. Duhet të mësohemi që në mënyrë të organizuar t’i kundërvëhemi çdo konvertim të mandatit të besuar me ndonjë interes personal. Nuk mund gjithë jetën të besojmë sa parajsa gjendet mu në mes të ferrit. Ne vet i zgjedhim, vet i paguajmë dhe vet u shërbejmë!!! Ankohemi, vajtojmë, rënkojmë, mallkojmë se sa jeta na qenka e zbrazur dhe e idhur. E zbrazur, pasi pranojmë të na udhëheqin shpirtëra të zbrazur por me xhepa të mbushur, materialisht të pasur e shpirtërisht të varfër, me ideologji të majtë e me xhepa të djathtë, që vazhdimisht shkelin mbi jetën e njerëzve të rëndomë, të cilët u duken si peshqë të vegjël që i gjuajnë vetëm me pak bukë. E zbrazur, pasi vazhdojmë të ekzaltohemi në udhëheqës që premtojnë qiellin kurse ofrojnë nëntokën. Të cilët duke glorifikuar të kaluarën e lëvdishme krijojnë ardhmëri të turpshme.

Zgjedhjet u shpallën dhe kjo i gjason një konkursi për punësim kolektiv ku të vetmin kualifikim që do t’ua lypin do të jetë aftësia për të ngjitur pllakate apo transparente. Do të kemi edhe një garrim për mashtrim të votuesve. Zgjedhjet tona i gjasojnë zjarrit – ndokush do të ngrohet, por shumë kush do të digjet. Por, çka tjetër kur s’ka alternativë. Muhamed Zeqiri do të thotë se Crvenovski ia shton jetën Gruevskit, kurse Thaçi Aliut. Gjithë tjerëve u shkurtohet jeta.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close