Publikuar me datën: Sat, Jun 5th, 2010

Kryetari i Kaçanikut më i pasur se kryeministri Thaçi

Kaçanik, 5 qershor – Xhabir Zharku, kryetar i Komunës së Kaçanikut, është më i pasur se shefi i partisë së tij, Hashim Thaçi, njëherësh edhe kryeministër i Qeverisë së Kosovës, bazuar në deklarimin e pasurisë që këta dy zyrtarë të lartë e kanë bërë në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit. Pasuria e Zharkut e kalon shumën prej 2 milionë eurosh. Në formularët që ia ka dorëzuar AKK-së, të publikuar ndërkohë, kreu i i Komunës dhe i Degës së PDK-së në Kaçanik thotë se është pronar i 50 për qind të aksioneve të ndërmarrjes prodhuese “X-FORT”, me vlerë aktuale prej 1 milion e gjysmë euro. Ndërmarrja e sipërpërmendur prodhon llaçe dhe material fasadash, ndërsa gjendet në fshatin Doganaj të Kaçanikut. Ai është pronar edhe i truallit prej 33.77 hektarësh në lokalitetin “Dushkaja” në Kaçanik, i blerë në vitin 2000, me vlerë aktuale prej 300
mijë eurosh. I pari i Kaçanikut thotë se i tij është edhe trualli prej 6.24 hektarë në Durrës, i blerë më 1992, me vlerë 100 mijë euro, sikundër edhe i një sipërfaqeje tokësore dhe i një shtëpie në fshatin Biçec të Kaçanikut, të cilësuara si prona të trashëguara, me vlerë 90 mijë euro.
Zharku është pronar edhe i 2 shtëpive të tjera, një në Kaçanik e tjetra në Durrës. Shtëpinë në “Dushkajë” të Kaçanikut me 3,5 hektarë tokë, e ka përllogaritur të kushtojë 80 mijë euro, ndërsa atë në Durrës, e ndërtuar gjatë periudhës 2006-2008, 140 mijë euro. I pari i Kaçanikut vozit xhipin “WV Taureg”, i blerë më 2007, që kushton 45 mijë euro. Nga mbledhja e shifrave të sipërpërmendura del se Xhabir Zharku ka prona të paluajtshme dhe të luajtshme në vlerë totale prej 2 milionë e 155 mijë euro. Ai nuk ka deklaruar para të gatshme të deponuara në institucionet financiare, ndërsa paga mujore neto e tij është 760 euro. Zharku thotë se merr edhe pagë në “X-FORT”, sipas fitimit vjetor.
Pagë vjetore në shumë prej 2 400 eurosh nga “X-FORT” merr edhe gruaja e tij e punësuar aty. Ndërsa, njëri nga bijtë e kryetarit të Kaçanikut vozit xhip “Mitsubishi”, i deklaruar si dhuratë e xhaxhait të tij me qëndrim në Suedi

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close