Publikuar me datën: Thu, Jan 24th, 2013

Kryetari Ahmeti kundër zgjedhjeve të parakohshme

Kryetari Ahmeti kundër zgjedhjeve të parakohshme
·

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ahmeti dhe subjekti që ai drejton do të angazhohen që përmes dialogut të kapërcehet ngërçi politik, i krijuar nga subjektet politike maqedonase. Kështu u shprehë për ALSAT M kreu i BDI-së Ahmeti i cili po qëndron për vizitë në Vjenë . Sipas tij veprimet e fundit të opozitës maqedonase janë skenarë i Cërvenkovskit për një qasje më të madhe mediatike dhe për rritjen e rejtingut të subjektit të tij politik. Ahmeti madje e quan Cërvenkovskin ‘mjeshtër të krijimit krizave politike.

 

“Unë mendoj që zoti Cërvenkovski është një mjeshtër i krijimit të situatave. Unë përsëri vlerësoj se kjo është një çështje në kuadër të taktikës dhe të strategjisë të zotit Cërvenkovski që ai të jetë prezent në opinion dhe të jetë prezent në mediat e vendit me qëllim të përmirësimit të pozitës së tij si parti politike e cila ka shënuar rënie në përkrahjen prej qytetarëve. Kështu që kjo është mënyra më e mire që ai të ris prestigjin, ai të ris ndikimin dhe të shënojë sukses në këto zgjedhje lokale që do vijnë. Unë nuk mendoj se zoti Cërvenkovski do bëj gabim sepse ai nuk do të toleroj të bëj gabime të tilla që të përjashtoj veten nga zgjedhjet lokale, të vetë-përjashtohet. Përpjekjet për dialog janë bërë kështu që unë pres që 16 shkurtin zoti Cërvenkovski tu kthehet institucioneve”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

 

Për Ahmetin vizita e djeshme të eurokomisarit Fyle, ka qenë më qëllim që ai vetë drejtpërdrejt të mësaj për situatën politike nga aktorët e këtyre zhvillimeve. Këto komente Ahmeti i bëri në Vjenë të Austrisë ku realizoi takim me kryetarin e grupit parlamentarë të partisë popullore të Austrisë, zotin Karlheinz Kopf, gjatë bisedës me të cilin është ndalur në zgjidhjen e çështjes së emrit, investimet në Maqedoni, bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Austrisë si dhe shumë tema të tjera të rëndësishme për të dyja vendet. Ahmeti gjithashtu realizoi takim edhe me zv/ guvernatorin e bankës popullore të Austrisë zonjën Barbara Shvarz.

 

“Ngrita tema mjaftë të rëndësishme për vendin tone, siç është çështja e zgjidhjes së emrit, siç janë investimet, bashkëpunimi në mes të Republikës së Austrisë, Republikës së Maqedonisë me çka nga kryetari I grupit parlamentarë të partisë popullore zotit Koph mora porosi shumë të rëndësishme, që ai do ta ngrisë në nivelet më të larta, ministrin e jashtëm, me autoritet e Austrisë ndihmën të cilën unë e kërkova për zgjidhjen e çështjes së emrit si një çështje shumë e rëndësishme që tash e sa vite është një bare për Maqedoninë por edhe gjithë rajonin” , tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë të Austrisë kreu I integristëve Ali Ahmeti në Akademinë politike kushtuar Ballkanit perëndimorë  mbajti fjalim në temën: Ballkani Perëndimorë dhe euro-integrimet: Perspektivat për Maqedoninë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close