Publikuar me datën: Sat, Aug 14th, 2010

Kryeministri Thaçi i shmanget përgjigjes pas reagimeve të ICO dhe të EULEX-it

Prishtinë, 14 gusht – Kryeministri Thaçi, nuk është përgjigjur pas reagimit të ICO-së dhe EULEX-it, se ata nuk do të heqin dorë nga fuqitë ekzekutive, përderisa kanë mandat. Thaçi, ka përsëritur frazat e njëjta, si ditë më parë, për përmbushjen e 90 % të pakos së Ahtisaarit dhe se pas mendimit legjitimues për pavarësinë e Kosovës nga GJND-ja, priten njohje të reja. Ai gjithashtu ka thënë se bashkëpunimi me EULEX-in asnjëherë nuk ka munguar dhe do të vazhdojë, raporton KTV. 
 Pas deklaratave të Thaçit, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka deklaruar se EULEX-i mund të largohet nga Kosova dhe t’i transferojë në mënyrë graduale funksionet e tij ekzekutive. Sipas Krasniqit, sa më shpejt që të përmirësohet puna e policisë, gjyqësisë dhe e doganave, aq më shpejt EULEX-i do t’i transferojë kompetencat ekzekutive. Mandati i EULEX-it në Kosovë rishtazi është zgjatur edhe për dy vite, deri në qershor 2012. Gjithashtu edhe zëdhënësi i ICO-së, Kai Mueller-Berner, qëndrimin e ICO-së në Kosovë, e ka lidhur me përparimin e institucioneve vendore. “Natyrisht se është përmbushur një pjesë e konsiderueshme e Planit të Ahtisaarit, por kanë mbetur fusha kyç të punës, siç është ajo e decentralizimit, veçanërisht në veriun e Kosovës”, tha Mueller-Berner, duke theksuar se ndryshimet eventuale në mandatin e misionit të ICO-së varen nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close